20/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 mars 1992

VULLNETI I POPULLIT—DEMOKRACIA

PUSHTETI I ARDHSHËM NUK DUHET T’I TAKOJE FORCAVE TE SE KALUARES

KU SHKON SHQIPERIA ?

Nga IDRIZ BASHA Para disa vitesh, pikërisht më 11 Prill 1976 po me këtë titull, pata zhvillue një polemikë në gazetën e famshme të Parisit «Le Monde», ku Zoti A. Behar, ish-kryetar i Mëssisë Franko—Shqiptare, ngrinte nalt meritat demokratike të komunizmit shqiptar e originalitetin e politikës së tij ndjekur nga udhëheqësit komunistë. Në atë artikull pata shkruе, që nuk e kuptoj se ku gjendet socializmi e ku asht demokracia, në një vend ku ekziston tortura, në një vend ku qytetarët arbitrarisht burgosen e dërgohen në kampe përqendrimi, në një vend ku prona e iniciativa private janë të ndaluara me ligj, ku e drejta e lirisë së shprehjes së mendimit, ndërgjegjes e fesë janë të ndaluara me kushtetutë, të drejta këto, që të gjitha të formuluara në nenet 5, 9, 12 e 18 të Lindore i dha fund ekzistencës së diktaturës kolektiviste në këto vende, gjë që ngjau edhe tek ne. Opinioni publik botëror, njifte si figura emblematike të kësaj lufte, Havelin e Cekosllovakisë dhe Walesën e Polonisë, por ishin masat anonime të popullit ato që i dhanë shkelmin përfundimtar diktaturës. Duhet pranuе se këto ngjarje historike kaluan përtej vizionit të analistëve më të shquar të politikës Ndërkombëtare, si për nga përmasat; ashtu edhe për nga shpejtësia me të cilën u rrezue kjo kështjellë rranë që dikur quhesh Blloku socialist me flamurin marksizëm-leninizmit. Kështu që sot, me përjashtim të disa dinosaurëve që ende s’e kanë kuptuar këtë, (Palenteologët thonë që dinosaurët edhe kur ishin plagosur për vdekje, lajmi nervor i kësaj katastrofe, desh-laj kohë për me arrit në trurin e tyre), ka fund ekzistencës mbëtare. Problemi sot nuk asht me dal prej komunizmit, por si me dal nga konsekuencat e tij. Monizmi—Parti-Shtet ka shkatërrue shoqërinë civile, ekonominë, drejtësinë, kulturën e sidomos kapacitetin e qytetarit për iniciativën private, kështu që fatkeqësisht, në shumë reportazhe të marra nga të huajt, nënvizohen më shumë shqetësimet e popullit tonë për të ardhmen, se sa shpresa e besime tek vetja, tek vendi ynë, tek fuqitë krijuese e prodhuese të tij. Personalisht vazhdoj të jem optimist e i bindun se ka me u formue një ekip qeveritar kompetent e aktiv, por ai duhet të ketë mundësinat me zgjedh, me vendos e me vepru pa humbë kohë. Riorganizimi i shoqnisë civile e i ekonomisë në konditat që gjindet vendi ynë, afirmimi i autoritetit shtetëror, i ushtrisë, policisë, sigurimit në shërbim të atdheut, triumfi e konsolidimi i ty- …mpe përqëndrimi, në një vend ka e drejta e lirisë së shprehjes së mendimit, koshiencës e 18 të Kartës Botërore të të Drejtave të Njeriut. Në përfundim të artikullit i thosha zotit Behar, si përgjigje se, Shqipëria nuk shkon kurrkund, as në Helsinki (në KSBE), as në Athinë (në Konferencën Ballkanike), as në Moskë (Në Konferencën e Partive Komuniste të mbarë botës). Ja pra në mënyrë kurioze për të kuptuar marrëdhëniet Ndërkombëtare për një vend që ju e quani demokratik. Na mendojmë se asht një refuzim, për të marrë përsipër përgjegjësinë e tyre nga dirigjuesit shqiptarë, se askund më mirë se në Helsinki e në Athinë nuk mundeshin me u përmend problemet e shqiptarëve të Kosovës (Aktualisht nën Jugosllavi) dhe të Çamërisë (nën Greqi). Këto janë probleme të rëndësishme të integritetit zgjidhja e të cilave mundet me u ba rreth një tavoline, por për të realizue këtë duhet me guxue me dal prej Tiranës, duke bisedue e informuar opinionin publik Ndërkombëtar. Para dy vjetësh, lëvizja për liri e demokraci që shpërtheu në vendet e Europës Qendrore e Lindore, u bë një vend përfaqësimi, së mendimit, koshiencës bisedue e informuar opinionin publik Ndërkombëtar. Kështu që sot, me përjashtim të disë dinosaurve që ende s’e kanë kuptuar këtë, (Paleontologët nervor i kësaj katastrofe, deshke kohë për me arrit në trurin e tyre, prandaj shtaza vazhdonte me i luejt kryet) askush nuk reklamohet ma si komunist. Rreziku totalitar mundet me u luftue me metoda demokratike, sidomos me vetën e lirë e të ishtë, por duhet me qen koshientë se tenta totale nuk vdes kurrë, ajo asht në natyrën e disa individëve. Fakti asht se në vendin tonë me një demagogji ekstreme asht zhvillue ma nesh një neurozë kolektive. Mjafton me kujtue tubimet për kultin e Enverit dhe për Partinë e Punës. E duke sikur popullin tonë e zinte frika se një ditë do t’i shufej fara dhe për të qetësuar veten i këndonte këngë «Enver Hoxha tungjatjeta». Natyrisht kjo ishte fasada që shihesh, por ata që humbën jetën apo rininë e tyre nëpër bruca e kampe si ato të Spaçit, Burrelit, Bulqizës e dinë traumati-zimin fizik e shpirtëror që ka lanë në ta politika antinjerëzore e kaluar gjatë dy gjeneracionesh. Sidokqoftë historia herët ose vonë ka me përcaktue përgjegjësinë e çdo njeriu për këtë tragjedi ko… s’e kanë kuptuar këtë, (Paleontologët çdo njeriu për këtë tragjedi ko… …tent e aktiv, por mundësinë Riorganizimi i shoqnisë civile e ekonomisë në konditat që gjindet vendi ynë, përmirësimi atdheut e kombit, depolitizimi i tyre po ashtu edhe i sindikatave si në mbarë vendet demokratike, pavarësia e gjykatës etj nuk mundet me u ba pa një konsensus të gjanë kombëtar. Kjo arrihet vetëm me një frymë tolerance e respekti reciprok, arrihet me vetëdije, se ajo që asht në interesin kombëtar asht ma e rëndësishme se ambicjet karrieriste individuale. Në rast se probleme të brendshme i shtojmë edhe atë të vëllezërve dhe motrave tona kosovare, viktima të politikës shoviniste serbomadhe, gja që asht detyrë e shenjtë, një qeveri e konsensusi kombëtar jo vetëm që justifikohet por duhet medoemos të gjejë mbështetjen e mbarë popullit dhe mirëkuptim në skenën Ndërkombëtare, përndryshe gjendja kautike do të vazhdojë me gjitha rreziqet e pakontrol-lueshme. Klasa politike duhet të vihet para përgjegjësisë të vet historik. Ajo e ka për detyrë me spjegue me realizëm e jo me demagogji sterile se si e ku don ta çoj Shqipërinë. Bruksel, 6 Mars 1992

DEMOKRACIA PUNON PERDITE

Nganjëherë mendohet ndryshe: në mes kufijsh, në mes vijash, në mes datash, në mes emrash. Asnjëri nuk mund të thotë se cila është ora e fillimit të demokracisë së njerëzve, asnjëri nuk mund të thotë se cili është demokrati i parë. Aq më pak mund t’i mendosh këto për Shqipërinë. Demokracia ka punuar përditë edhe në ditët e sistemit të diktaturës. Padysim, nuk mund të mendosh me këtë se në çastin kur mijëra e mijëra njerëz parakalojnë para tribunës së 1 Majit do t’i ktheheshin veprave të Hoxhës e t’i thërrisnin «Liri demokraci». Padysim nuk mund të mendosh më këtë se duke dalë nga Blloku i udhëheqjes, punonjësi është këshilluar te aty: pastruesi, mjeku, oficeri, të kenë menduar për të formuar opozitë. Por pikërisht kështu, ngadalë, ngadalë, demokracia ka punuar. Nganjëherë mendohet si një dhuratë. Po demokracia punon është institucionalizimi i lirisë. Ndaj kemi ende shumë punë për të bërë tej e më tej sa më shumë liri që të fitojmë. Nganjëherë mendohet si një kopësht i pakufishëm ku seleksionojmë dhe seleksionohet: këta demokratë, këta antidemokratë; këta të fatshëm, këta të mjegj, këta armiq të mij. Sa kohë ka seleksionerë dhe të seleksionuar nuk ka demokraci të plotë. Demokracia punon, megjithatë. Nganjëherë mendohet si e drejtë e përkohshme sundimi i disave. Demokracia punon duke i njohur të gjithë dhe duke mos njohur askënd. As mban portretin e dikujt në kuzhinë, as zien fëmijët me sho-shoqin për një tjetër, as të ze sytë portreti i dikujt. Demokracia punon për sundimin e shumicës duke siguruar të drejtat e pakicës. Demokracia do të punojë edhe nesër, edhe pasnesër, edhe gjithmonë. Shumëkush e mendon dhe e thotë se pasnesër, më datën 22 Mars, vendoset fati ose mosfati; se pasnesër, më 22 Mars bëhet hataja ose mos’hataja. Kisha për t’u thënë këtyre njerëzve: Kështu po tregon mosdemokraci sepse duke e ngarkuar veten me emocionin fillimtar ose përfundimtar, njeriu stresohet padrejtësisht; sepse kjo lloj e gjykimi i ngjan të gjykuarit bolshevik që e ndan jetën e njeriut e historinë me copa e parcela, me kordonë e me kufij të prerë. Ndërsa demokracia punon edhe sot, edhe nesër. Sido që të ndodhë, përsëri nesër kemi punë, kemi jetë, kemi energji, diell, natë. Madje, nesër kemi do të kemi më shumë punë. Më datë 23 Mars nuk do të lindë diell ndryshe nga herët e tjera, nuk do të fryjë era ndryshe, nuk do të flasim ndryshe. Mos e mendojmë kështu. Sepse pastaj do të mërzitemi me veten tonë, do të mërzitemi e do të mërzitemi sa të mendojmë veten. Demokracia punon sido e sido: Ne shkojmë në demokraci. FROK CUPI si një dhuratë. Po demokracia punon vetë, ajo ka tërë mekanizmin e mrekullueshëm të punës. Atëherë kur mendon ta sjellësh apo ta marrësh dhuratë demokracinë, tamam atë çast demokracinë e ke braktisur nga vetja. Njerëzit në një shoqëri demokratike janë njerëz të shoqërisë demokratike për faktin se demokracinë nuk e kanë dhuratë, ata bëjnë jetë të lirë nga çdo «dhurues» dhe marrin përgjegjësinë e vetëqeverisjes së tyre. Nganjëherë mendohet demokracia si liri dhe liria si demokraci. Nganjëherë bëhen bashkë. Por këto dy fjalë nuk janë sinonime. Nganjëherë ka njerëz shpër-dorues të demokracisë që këto dy fjalë i përplasin kokë më kokë dhe i dëmtojnë që të dyja. Të fitosh pak liri, pak liri për të shkuar në shkollë, për të pasur një të drejtë mbi kokë, për të pasur një infermier në fshat, ndoshta edhe pak liri fjale e shtypi — kjo ende nuk do të thotë demokraci. Aq më keq po të jesh një rast fatkeq për të pasur të drejtë të luash me ligjin, me kushtetutën — kjo s’është, ku-risht, demokraci. Demokracia punon tej fjalës liri. Demokracia…

Ilustrim: një person është shtrirë në një shtrat, ndërsa tre persona të tjerë e shtyjnë.

NË KËTË NUMËR:

PARANDJENJA PAGANE E DEMOKRACISË. Nga RUDOLF MARKU NJË INTERVISTË NË TV, SHKAK PËR NJË SHKRIM TË PAPLANIFIKUAR NË GAZETË. Nga AHMET SHQARRI KUVENDI MBARËKOMBËTAR UDHËTON NË SHTIGJE TË VERBËR. Nga NESHAT TOZAJ Ç’PËRFAQËSON FIRMA «KOCI». Nga NDUE LAZRI