04/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 prill 1992

TANI ESHTE KOHA TE KTHEHEMI NE SHTEPI

Mbaroi edhe kjo punë shumë e madhe që kishim nisur: puna trazuese për të fituar demokracinë. U bë një kohë e gjatë, rreth një vit e gjysëm që bëmë e çfarë nuk bëmë: dolëm në rrugë, brohoritëm, themeluam parti, gazeta, përmbysëm monumente, qeveri, brohoritëm për përmbysje të komunizmit, bëmë paqe, bëmë luftë, modernuam fraza, bëmë edhe gabime, entuziazuam të tjerët e veten. Dhe përfundimisht arritëm këtu, arritëm tek një fitore shumë e madhe: njerëzit e Shqipërisë e votuan demokratikisht, mëvetësisht demokracinë, pluralizmin, partinë demokratike. Bëmë edhe festen. Mbaroi kjo punë kaq e madhe. Tani çfarë të bëjmë?! Tani, pikërisht tani, kemi shumë çfarë të bëjmë. Tani duhet të kthehemi në shtëpi. Kjo është më e shumta që duhet të bëjmë. Duhet të kthehemi në shtëpi. Duhet të kthehemi për të gjetur ngrohtësinë dhe butësinë e shtëpisë. Shtëpia me të vërtetë të zbut, të piqet në shumë se çdo gjë. Ne, veçanërisht ne dhe në këto situata, kemi nevojë për një zbutje të vërtetë. Në shtëpi duhet të kthehemi pikërisht për ta gëzuar atë që fituam, duhet të kthehemi të gëzojmë veten, të bëhemi fëmijë, të bëhemi baballarë, të përkëdhelim gratë, të bëhemi edhe të ashpër, të bëhemi djem e vajza nënash. Të na dojë shtëpia, të na përkëdhelë, të na vijë plot miq e shokë, të këmbëjmë rrugët me ta. Se ndryshe çfarë na ndaka nga ata që u kthyen nga rrugët në ’45-ën. Edhe ata djem e vajza nënash ishin, plot mall për shtëpinë, plot ëndrra për të dashurit, plot vjersha fletoreve. Na ndan vetëm ideologjia e moskthimit në shtëpi. Që në çastet e para ideologjia komuniste tha se ne i përkasim së tërës, i përkasim komunizmit, nuk i përkasim vetes. Ata thanë se komunist i mirë nuk është ai që përkëdhel fëmijën dhe gruan, ai që pret të dashurën në park, por është ai që në mes të natës lë krevatin e ngrohtë, braktis shtëpinë e nënës dhe i bashkohet së përgjithshmes, revolucionit. I nderuar, për atë ideologji, ishte ai që rinte larg shtëpisë, ai që “varroste birin” për cion. Ndërsa liria e fituar tani duhet të institucionalizohet. Kjo nuk mund të bëhet pa u kthyer në shtëpi. Ne duhet të kthehemi në shtëpi “varroste birin” për dhe na edukoi me psikozën e shuficës. Tani ne, secili prej nesh, duhet të ndahet nga rruga, të drejtohet të ndalet në shtëpi. Aty presin punët dhe dëshirat personale, prirjet, ofertat, leverditë. Bolshevimi na edukoi me revolucionin e pandërprerë. Revolucionet që kanë aq shumë vlerë për të përmbysur një sistem shoqëror të diskretuar, pikërisht këto revolucione e të çmuara janë aq të dëmshme në qoftë se nuk ndërpriten sa më shpejt. Sa më shpejt të ndërpritet revolucioni, aq më i mirë është bere njeriun. Tani për ne shqiptarët, fatlumësisht, revolucioni mbaroi. Tani në vend të revolucionit është jeta jonë e “vogël” por gjeja më e mirë në botë — jeta jonë. Bolshevimi na pat mësuar keq: të mos dinim se sa zgjat entuziazmi e sa zgjat dhimbja njerëzore, ç’fillim e ç’fund kanë festimi e puna. Ndërsa tani le të fillojmë të mësojmë, le të fillojmë duke u kthyer në shtëpi. E lehtë për t’u kthyer në shtëpi nuk është në radhë të parë për heronjtë, për ata që qëndruan në krye të lëvizjes masive për demokraci, për ata që dolën në tribuna, për ata që folën në megafonë, për ata që u mbajtën në krahë nga grumbuj e grumbuj njerëzish. Nuk është e lehtë sepse u duket një vogëlsi që të kthehen te fëmija në shtëpi, te nëna plakë që s’ka fjalor politik, te ena e palara në kuzhinë, te gjella e drekës që pret të ndahet. Sigurisht ata meritojnë lavde të mëdha. Por jo më tej lavdet, sepse atëherë ne do të bëheshim bashkëfajtorë me ta, do t’i nxishim të qëndronin në rrugë e «në qiell» dhe do t’i humbisnim nga vetja jonë. Ose do të ndodhte më e keqja: ata, udhëheqësit e heronjve, do të na tërhiqnin në jetën çufrike, në jetën joreale, në jetën jashtë nesh. Është sëmundje shumë e keqe sundimi e udhëheqësve. Prandaj sa më shpejt të kthehemi në shtëpi. Tani është koha. – FRROK ÇUPI Dhe ndryshimin e të bukurën e shtëpisë. Shqipëria me të vërtetë të zbut, të përkëdhel dhe të bën të ndihesh si në gjirin e saj. një zbutje të vërtetë. Të kthehemi te fëmijët. Të kthehemi te prindërit. T’i kthehemi vetes. Si mund t’i kthehemi shtëpisë e vetes? Shtëpia dhe vetja na duhen të mëkëmben, na duhen të bukur. Atëherë t’i bëjmë kështu, t’u kthehemi me duar plot. Atëherë, pra, për t’u kthyer me duart plot, na duhet që të vijmë në shtëpi nga puna. Duhet pra të shkojmë në punë. Sepse pa e bërë këtë, ende nuk e kemi fituar lirinë. Liria politike që fituam nuk është ende liri e vërtetë pa fituar edhe lirinë ekonomike. Si mund t’i kthehemi shtëpisë e vetes? Duke u kthyer nga rruga. Jo më në rrugë. Rruga nuk jep bereqet. Rruga nuk të çon tek e ardhmja. Ka një paradoks këtu: drejt së ardhmes shkohet rrugës, por jo duke qëndruar në rrugë. Rruga nuk është kri, rruga nuk është institucion. në gjirin e saj. institucion. ... dashurën në park, ai që është në mes të natës në që rrinte larg shtëpisë, ai që “varroste birin por nuk e derdhte një lot për të”, ai që le fëmijën tek digjet në ethe dhe ikën për të kryer detyrën e Partisë. Ai që mendonte të bënte një jetë të rehatshme e komode shpallte borgjez e gati armik. Nderi iu dha sakrificës. Sa sakrificë për gati 50 vjet. Duhet të jetë një brez e ca që e kaloi jetën në sakrificë... Tashmë duhet të kthehemi nga rruga, nga sakrifica dhe t’ju drejtohemi shtëpisë, punëve. E përse të mos kthehemi në shtëpi? — Vetëm në qoftë se nuk kuptojmë cili është bolshevizmi dhe cila është jeta moderne jashtë bolshevizmit, vetëm atëherë mund të mos e kuptojmë këtë e mund të na pengojë diçka. Sot për sot vërtet diçka na pengon, diçka nga bolshevizmi. Bolshevizmi na mësoi me jetën kolektive në atë shtëpi? — Bolshevizmi na mësoi me jetën kolektive ... e në shtëpi? — Bolshevizmi na mësoi me jetën kolektive

ILIRIA HOLDING - DOSJE E HAPUR

Pas Vendimit të posaçëm të Këshillit të Ministrave për firmën «Iliria Holding» disa TV të ndryshme europiane reaguan, duke u shprehur «... Kur Shqipëria largon bashkëatdhetarët e saj për investime, çfarë mund të bëjë me të huajt?!». RAIUNO, RAIDUE, kanali kryesor i TV të Danimarkës, Finlandës, Danimarkës dhe vendeve të tjera, është i lidhur me atë pjesë që mund të mos kenë përfituar rryshfet nga Ju?! ... ejt, ejt. Për të sqaruar diçka më tepër rreth kësaj çështje, gazetarët tanë do të intervistojnë këta drejtues të cilët mund dhe duhet të hedhin dritë mbi çështjen «ILIRIA HOLDING SA». ... Rustem Gjata — Nën- e quajtën si «shenjë e keqe për të ardhmen e Shqipërisë». Për të hedhur pak dritë më tepër në terrin e krijuar rreth kësaj firme si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave iu drejtuan zotit Sejdia për një intervistë. Ai nuk pranoi të përgjigjej gjatë kësaj jave. Ndër pyetjet e lëna për tu përgjigjur: 1 — A kini lidhje me Ilir Hoxhën? 2 — A është e vërtetë se nuk keni bankë në Zvicër dhe që në dokumentash na paraqitni për të na bindur? 3 — Mos është luftë firmash? Në këtë rast është luftë e ndonjë firme tjetër, të fuqishme që kërkon të futet në Shqipëri? 4 — A u keni dhënë ryshfet qeveritarëve? Reagimi qeveri- ... Për të sqaruar diçka më tepër rreth kësaj çështjeje, 1) Rustem Gjata — Nënkryetar i Gjykatës së Lartë 2) Ylli Qabiri — Ministër i Bashkëpunimit ekonomik me Jashtë 3) Gjergj Sauli — Jurist në Kryeministri 4) Vilson Ahmeti — Kryeministër 5) Gavrosh Pogace — Drejtor i Turizmit 6) Agron Saliu — Drejtor i Bankës Tregtare 7) Dalip Hysi — Kryeinspektor në kontrollin e shtetit 8. — Sabri Koteci — Drejtor i drejtorisë së Përgjithshme të Kontrollit në Ministrinë e Financave. Pasi të jenë prononcuar në shtyp këto do të lexoni edhe intervistën e z. AJDIN SEJDIA, president i «Iliria Holding SA».

Këto do të jenë 100 ditët e lavdisë dhe suksesit ose ... të dështimit

— Duhet nisur puna në mënyrë të menjëhershme, pa shumë fjalë, pa deklarata të tipit politik. Duhet veprim. — Kuvendi duhet të bëjë organizimin e brendshëm të tij në mënyrë që të mos humbasë kohë në procedurën e kalimit të ligjeve. Urgjentisht duhet të zgjedhë dhe caktësojë e presidentit, emërimin e qeverisë, dhe një grup ligjesh të domosdoshme lidhur me reformën ekonomike dhe atë të institucioneve. — Ekzekutivi. Detyra e parë e qeverisë është vetorganizimi. Të qartësohen kompetencat e ministrive, bashkëndatjet, të reduktohen burokracitë, të përmirësohen ekipet e ministrive mbi kriterin e aftësisë, dëshirës dhe mundësive për të bërë reformën, të hartohen ligjet organike për 10 ministri. Të përgatiten zgjedhjet e reja lokale. — Të fillojë reforma ekonomike, pra privatizimi, politikë e fortë ekonomike e cila do të kërkojë dhe bashkëpunimin me «katat, sigurimi i lëndës së parë për ato ndërmarrje që do të futen në lojë, të nxitet prodhimi bujqësor, të intensifikohen lidhjet me organizmat ekonomike ndërkombëtare. Politika e jashtme të reformohet totalisht po kështu edhe një ndërrim i plotë i ekipit të saj. Të angazhohen në të njerëz të rinj me ide të reja, reprezentativë të kulturës dhe shkencës tonë të cilët do të mund ta zhbllokojnë Shqipërinë në raport me botën. — Rend është problemi më shqetësues. Një sërë masash ligjore dhe administrative duhen marrë në këtë drejtim. Reforma në ministrinë e brendshme duhet të lidhet detyrimisht me reformën gjyqësore dhe atë të heqjes. — Mendoj se linjat maksimale të këtyre detyrimeve duhen përmbushur brenda 100 ditëve. ose të dështimit. Jam i bindur tek angazhimi total i ynë, siçurse edhe tek suksesi i kësaj ndërmarrjeje. ARBEN IMAMI

SHTETERRETHIM I POLICISE NE ISH-SHKOLLEN E PARTISE

Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Administrative dhe Publike në Tiranë zoti SOTIR SALUSHI jep këto sqarime: — Ndërmarrja jonë është ngritur mbi bazën e ish-shkollës së lartë të Partisë së Punës. — Para se të krijohej ndërmarrja jonë policia e Tiranës ka hyrë në mjediset e kësaj ndërtese që në muajin tetor të vitit të kaluar. Ato kanë pushtuar dhe dy katet e sipërme të ndërtesës. Policët janë të rinj, të cilët u mobilizuan në situatat e veçanta që u krijuan gjatë vitit të kaluar. — Në muajin janar, sapo u krijua ndërmarrja me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, lidhëm kontratë me organet e policisë të Tiranës. Kontrata thekson se deri në fund të marsit mund t’i përdorin mjediset tona. Përdorimi ishte për fjetore. Qeraja simbolike. — Këto zyra dhe mjedise duhen të lirohen që të përdoren për firmat e vendit dhe të huaj, të cilat vijnë për të investuar në Shqipëri. Fluksi i kërkesave ditët e fundit është rritur mjaft për zyra. Të gjitha mjediset e lira janë kontraktuar. Mbeten vetëm dhomat dhe zyrat që ka zënë policia, e cila vazhdon t’i mbajë jashtë kontratës dhe ligjit. (Vijon në faqe 2)

NË KËTË NUMËR:

1 — Tani është koha të kthehemi në shtëpi. Nga FRROK ÇUPI 2 — Këto do të jenë 100 ditët e lavdisë dhe suksesit ose ... të dështimit. Nga ARBEN IMAMI 3 — Koha e intelektualëve shërbëtorë duhet të vdesë. Nga AGIM ISAKU 4 — Politika e re do të kërkojë struktura dhe figura të reja politike. Nga BLENDI FEVZIU 5 — BERISHA DHE UNË KEMI NJË TË KALUAR QË NUK NA PËRPUTHET. INTERESI KOMBËTAR NA KA BASHKUAR. Intervistë e personalitetit të diasporës zotit IDRIZ BASHIA, dhënë kryeredaktorit z. NIKOLLE LESI dhe zv. kryeredaktorit z. ALEKSANDËR FRANGAJ.