KOSOVARET NE PRAG TE EKSODIT
Shumë kosovarë po vijnë në Shqipëri. Vijnë nga gjysma tjetër e shtetit ame, vijnë nga Evropa, vijnë nga mërgimi. Ikin nga lufta, nga ndjekjet, nga persekutimet, nga ethet ikën. Ikin nga dizinformacioni, nga miqtë, nga kultet. Vijnë të shohin fytyrën e vërtetë të nënës, vijnë të prekin piedestalet bosh, ato piedestale për të cilat mund të jenë dënuar e syrgjynosur. Shkurt, vijnë të strehohen në shtetin e vuajtur e të varfër.
Shumë kosovarë po vijnë në Shqipëri. Kohët e fundit për të parandaluar një shpërngulje edhe më të madhe LDK-ja i drejtoi një thirrje popullatës atje për të mos e lëshuar vendin. Megjithatë askush s’ikën prej qejfit. Kanë arsye politike, janë të përndjekur, ose duan të studiojnë në Shqipëri. Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në Tiranë parashtrojnë një numër edhe më të madh kosovarësh që mund të vijnë në Shqipëri, pjesa më e madhe e të cilëve nga Zvicra, Gjermania e vende të tjera ku kosovarët nuk po pranohen më. Dhe përderisa nuk kthehen dot në Kosovë sigurisht do të vijnë në Shqipëri. Deri tani as në përfaqësinë e Republikës së Kosovës në Tiranë nuk ka një numër të saktë të kosovarëve që banojnë e strehohen në vend. Shumë hyjnë nga kufiri ku vetëm gjatë javës që shkoi, sipas Curi etj. Strehohen tek të afërmit, miqtë, por pjesa më e madhe bujtin. Paguanjë 500 apo 600 lekë të reja për muaj ose dhe më shumë dhe banojnë nëpër familje si qiraxhinj. Jetojnë me shqiptarët që dhe vetë e kanë të vështirë jetesën në këto kohë, por që sakrifikojnë për hir të atyre parave. Për shumën shqiptarë dhe kosovarë sigurimi i një banese për një natë, për një muaj ose dhe më shumë është kthyer në mjet fitimi. Është kthyer në biznes. Në dyert e «Dajtit» ose të «Tiranës» gjen lloj-lloj personash që merren me tregëti shtëpish ose dhomash duke mbajtur një përqindje nga të dy palët. Preferojnë sigurisht devizën: markën ose dollarin. Aktualisht Kosova e ka luftën tek dera, dhe sigurisht që në këtë rast nuk pyetet se ç’do të bëjë ajo por ç’do të bëjë Shqipëria, vendi më i varfër në Europë dhe rrjedhimisht me një ushtri sa të lodhur aq dhe të demoralizuar që bashkë me forcat e veta akoma reshtojnë edhe 80.000 WC-të bunkerevë. Gjatë ditëve të zgjedhjeve, në Kosovë, në Tiranë edhe në rradhën e bukës flitet për luftën. Ndërkohë që kryeministri merrte në revistë forcat e armatosura, një numër aspak modest mjekësh dhe infermierësh të spitaleve të Tiranës, u rreshtuan një ditë para të dielës së zgjedhjeve për të bërë të dielës së zgjedhjeve për të bërë shërbimin e tyre. Dhe për akoma asgjë s’është e sigurtë. Në Kosovë akoma kanë në gojë vetëm shijen e fitores. I pyetur për këtë, të dielën e zgjedhjeve Rexhep Qosja tha, se e sigurt deri tani është vetëm një gjë: që nesër është e hënë. Sot, ndërkaq, është e premte dhe nesër do të jetë e shtunë por më e sigurt akoma është që shteti shqiptar me problemet e veta të brendshme do jetë përballë një katastrofe në rastin e një eksodi masiv që ndërkohë ka filluar. Deri tani në vend kanë depërtuar vetëm kosovarët të moshave të reja të cilët me ato pak para që mund të kenë fituar në perëndim jetojnë shumë komfort në sytë ziliqarë të shqiptarëve të varfër, femrat e të cilëve statusin e Evës kanë mësuar se mund ta përdorin edhe si profesion. Aktualisht as edhe një kosovar nuk është i punësuar në Shqipëri për veç atyre që kanë ardhur të investojnë dhe mund të quhen të vetëpunësuar. Pjesa tjetër endet rrugëve në mes të pluhurit dhe kaosit duke ushqyer edhe më, e sidomos këto ditë, fantazmën e hershme të trafikut të armëve, që prej vitesh thuhet se është me krahë verilindore… Ndërkohë që në UT janë pranuar vetëm 49 studentë nga dhjetëra e dhjetëra kërkesa që ka patur, përfaqësia e Republikës së Kosovës në Tiranë i ka drejtuar kërkesa të përsëritura gjithë qeverive dhe gjith… e strehohen në vend. Shumë hynë nga kufiri ku vetëm gjatë këtij viti janë rreth 12 vetë nga forcat serbe dhe akoma më shumë, të tjerë, nuk paraqiten në këtë përfaqësi. Nga statistikat që kanë në përfaqësi rreth 350 vetë kanë hyrë në Shqipëri si dezertorë të ushtrisë jugosllave. Këta strehohen nëpër familje shqiptare në Tiranë por edhe në Kukës, Bajram…
… në Tiranë edhe në radhët të dielës së zgjedhjeve për gjat<ë> kufirit verilindor të vendit, dhe ndoshta akoma janë aty në gjendje gatishmërie. Misioni fisnik duhet të ketë qenë po aq sekret përderisa s’u pasqyrua nga mass-media që akoma masturbon me fjalën luftë. Sidoqoftë, deri tani, përveç reagimit serb të gjitha parashikimet e tjera u realizuan. Rugova dhe partia e tij fi…
… se është me kahje nga dhjetëra e dhjetëra kërkesa që ka patur, dhe kërkesa të përsëritura gjithë qeverive dhe gjithë presidentëve, për një akomodim të njerëzve të saj, numri i kosovarëve në vend shtohet, dhe në kontekstin aktual politik në Jugosllavi pyetja bëhet çdo minutë e më evidente: A do të ketë refugjatë shqiptarë në Shqipëri?
DILAVER BENGASIN: E PUSHON NGA PUNA MINISTRI RULI, POR E PUNËSON BLERIM ÇELA
NË NUMRIN E ARDHSHËM:
SE SHPEJTI NJE KOMISION HETIMOR NDERKOMBETAR PER PROBLEMIN E GAZETES «KOHA JONE»
Javën e kaluar, në Tiranë, sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, zoti GERALD NAGLER deklaroi: «...Ndërsa për censurën, presionet dhe problemet që paraqet kryeredaktori i gazetës «Koha jonë» zoti Lesi, do të vijë në Shqipëri një komision hetimor nga Federata Ndërkombëtare e gazetarëve me qendër në Bruksel si dhe nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit…».
Vendimet gafheqëse mbajnë erë cinizëm dhe hakmarrëse
Vendimi i Qeverisë për të hequr ish bllokmenët nga banesat e tyre ishte më se i drejtë. Madje për qytetarët e Tiranës edhe vendosja e tyre në të ashtuquajturën klinikë speciale, që u shërbente dikur atyre, shkakton një pakënaqësi. Gjeografi apo topografi e re e vendosjes në vendbanime të tjera të ish bllokmenët nga banesat e tyre natyrshme dhe shumë më pak irrituese. Ashtu, të izoluar nga «populli i tyre të cilit i shërbenin», ata nuk dinë ç’është banesa, ç’është jetesa, ç’është vuajtja. Duke u shprehur haptazi dakord me këtë vendim, nuk kemi përse të mos shfaqim rezerva për ekzekutimin në zbatim të tij. Nga njerëz që nuk kanë asnjëherë bllokmenë ka shqetësim dhe panik. Ata janë vënë në pozitë të turpshme. Në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës dhe të rajoneve ku bëhen mbledhje, piketohen persona, hartohen lista dhe në darkë apo në mëngjes të bukur të mbërrin një nëpunës me një dyzinë policësh që të kërkojnë të lirosh shtëpinë, ose të pranoësh një ish të dënuar politik në banesën tënde. Ata (nëpunësit) nuk tërhiqen edhe kur u jep argumente e kur paraqet dokumenta ligjore. Nuk i njohim ato vendime gjyqësore, të thonë, madje shtojnë se edhe që të lënë në këtë apartament kjo nuk është veçse një gjë e përkohshme. Policët vihen në pozitë të vështirë sepse ata që i urdhërojnë. Ata e dinë se kur ndesh në pengesa organi i pushtetit shtetëror (dhe vetëm atëherë) merr vendim për ta zbatuar atë forcërisht, me ndihmën e policisë, e cila vetëm asiston sepse veprimet i bëjnë njerëzit e pushtetit.
Duket sikur pushteti punon mirë, i ka studiuar në themel problemet dhe unë nuk kam të drejtë ta gjykoj. Por si mund të heshtësh kur gjen një njeri në darkë vonë tek pret përpara Komitetit Ekz. të rrethit të dalë nga zyra kryetari? Është bashkë me të motrën, kur ti e pyet nëse u sistemua apo jo, ai të përgjigjet se e kanë nxjerrë nga shtëpia dhe e kanë caktuar tek banesa e një personi që është refugjat. Shtëpia është me plaçkat brenda dhe të afërmit e refugjatit e kërcejnë me thikë po të afrohesh aty. Pra ky njeri ka mbetur jashtë, dhe i duhet të jetojë dhe bado i lig, ka dy fëmijë të vegjël dhe gruan. Ky fenomen u ka ndodhur edhe shumë të tjerëve.
Atëherë këtu del një problem: kujt i shërbejnë metoda të tilla? Ata që po i shpërngulin tani nga bloku «kanë vepruar më hapur dikur»: merrnin një vendim nga Komisioni i internim dëbimeve dhe të dërgonin në një fshat të izoluar, të caktonin një strehë dhe të fusnin të punojë në kooperativë. Nuk dua ti lë ndoj aspak ata që kanë kaluar nëpër këtë rrugë, por për mua është e njëjtë, madje edhe më keq se e le njeriun dhe fëmijët e tij përjashta pa asnjë mbrojtje. Në rast të tilla nuk mund të bëhet fjalë për «respektim të dimensioneve humane», siç na pëlqen të shprehemi vend e pa vend publikisht.
Gjatë 50 vjetëve individë të ndryshëm që kanë patur poste, pasi kanë dalë në pension i kanë mbajtur nën valet e tyre. Kësaj kategorie njerëzish u shkojnë tani policët për të zbatuar vendimet e Komitetit për ti nxjerrë përjashta. Le ti marrin shtëpitë, por ama edhe ti sistemojnë ata nëpër shtëpi të rregullta dhe organet e pushtetit të interesohen ndershmërisht, përndryshe qëndrimi i tyre pas[i] dhe vendimet gafheqëse mbajnë erë cinizëm dhe hakmarrje, të cilat nuk lidhen aspak me demokracinë por me diktaturën. E
(Vijon në faqen 2)
Ç’PO BEHET ME GJYQIN E MASAKRËS SË SHKODRËS
Deri para pak ditësh se të bëheshin zgjedhjet për në Kuvendin Popullor nuk kishte gazetë që të mos shkruante për këtë gjyq. Sigurisht që një masakër e tillë kërkonte daljen në gjyq të masakruesve. Këtë kërkonte edhe populli i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë. Akuzoheshin partia në pushtet dhe organet e Drejtësisë së asaj kohe. Po tani pse heshtet? Nëqoftëse është e vështirë të gjenden fajtorët (sigurisht që e lehtë nuk është) përse mbahen ende në gjendje arresti GJEK CELAJ, DILAVER PAPARE, CAPAJEV TACI dhe XHEMAL DYMYLJA?
Çmimi i gazetës «KOHA JONE» do të jetë 3 lekë
Krahas ngritjes astronomike të artikujve të tjerë qytetarëve-lexues po i shtohet edhe ai i gazetave e revistave. Jemi të detyruar që gazetën ta shesim me 3 lekë, duke ju kujtuar se çmimi i letrës së gazetës ka arritur shifra marramendëse.
Krahas ngritjes astronomike të artikujve të tjerë qytetarëve-lexues po i shtohet edhe ai i gazetave e revistave. Jemi të detyruar që gazetën ta shesim me 3 lekë, duke ju kujtuar se çmimi i letrës së gazetës ka arritur shifra marramendëse, çmi- tura private, gazetashitësit duan, edhe ato pjesën e tyre, personeli i redaksisë punon me paga të ulta, bashkëpunëtorët kërkojnë honorare të larta, tatimet duhen paguar, etj, etj. Gjithsesi jemi të detyruar ta bëjmë 3 lekë gazetën, duke ju
NJOFTIM
Agjensive Private të Shtypit në të gjitha rrethet
…tarëve-lexues po i shton edhe ai i gazetave e revistave. Jemi të detyruar nga çmimi i letrës së gazetës ka arritur shifra marramendëse, çmimi i shtypshkronjave është tronditës, transporti i gazetave po ia kalon transportit të pasagjerëve nga autobu…
… re, pëlqeni i Redaksisë pa anonime pa paga të larta, ju kërkuar që të mos mendoni se ky çmim mund të jetë i fundit e që ne e bëjmë për përfitim.
Po bëhet më tepër se një gazetë të shitur, muaj e gjysëm që shumë nga agjensitë private të shitjes së shtypit në të gjithë vendin nuk i kanë likuiduar asnjë faturë për shitjen e gazetës «Koha jonë» redaksisë së kësaj gazete. Kjo ishte edhe një nga arsyet që para dy javësh, e pikërisht më datën 23 Maj, nuk iu kemi dërguar gazeta për të shitur. (Dalja e «Koha jonë» nuk është ndërprerë asnjë moment). Pasi panë reagimin e letrave nga rrethe të ndryshme, redaksia jonë iu lut të gjitha këtyre agjensive që sa më parë të bëjnë likuidimin e faturave për të gjithë numrat e dërguar për shitje. Duke filluar nga ky numër çmimi i gazetës do të jetë 3 lek, për shitjen e gazetës ju do të përfitoni 20 qindarka për gazetë të shitur.
Ju lutemi bëni likujdimet sa më parë në adresën: «Koha jonë» Nr. 1 llogarisë 606/112 Lezhë. Duke filluar nga ky numër likuidimet për gazetën e shitur do ti bëni çdo javë. Gjithashtu mundësisht të njoftoni redaksinë për shtesë apo ulje të tirazhit që ju vjen, pasi një gazetë e pashitur është barabartë me fitimin e 10 gazetave të shitura.
Mos korektësia juaj do të na detyrojë të mos ju dërgojmë më gazeta. Këtë gjë nuk e dëshirojmë as ne dhe besojmë se as ju dhe lexuesit e rretheve tuaja. Ju lutemi edhe një herë: mos e pengoni veprimtarinë financiare të gazetës sonë.
REDAKSIA E GAZETËS «KOHA JONË».