KE QUAN NEOKOMUNIZËM, KOMUNISTI I DEVOTSHËM ABDI BALETA
KE QUAN NEOKOMUNIZËM,
KOMUNISTI I DEVOTSHËM ABDI BALETA
Në datën 18 korrik 1992
gazeta jonë e quajti zotin Abdi Baleta “personifikimi i vetëm në Shqipëri i shtypit të verdhë”, me shkrimin e gazetarit tonë Xhemal Kaponi. Falë sivëllaut të tij, sekretarit të shkallës së parë partiake të ndërrmarrjes automobistike, z. Fejzi Baleta, me banim aktual në lagjen tonë, i cili duhet ta ketë pasur ende zakonin e sinjalizimit partiak, është mësuar se z. Abdi Baleta qenka indinjuar thellë nga përcaktimi që iu bë dhe paska përhapur fjalë sikur autori i shkrimit qenka i manipuluar e se autori i vertetë i tij qenka z. Preç Zogaj.[?]
Po e kuptojmë se shkak i këtij reagimi të tij mund të jetë fakti që ne e kemi quajtur atë gazetar të verdhë, ndonëse pa pretenduar se ai është i vetmi i këtij lloji. Ne e kemi quajtur për më tepër personifikim të vetëm të shtypit të verdhë sepse kështu ka rezultuar të jetë sipas modelit klasik të botimit të tij qysh prej kohës kur pajisej me autorizime për të lëvizur e vepruar në emër të organizatës së etur për kompromis me diktaturën dhe kur me të njëjtin autorizim të nënshkruar nga z. Sabri Godo hynte ndër burgje e internime për të dhënë zemër e ngushëllim për ata që vuanin prej reformës së parisë komuniste. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë natyrë e mision të tij, po të ndryshojnë format e paraqitjes.
Vepra, kapaciteti e revolucionarizmi i zotit Abdi Baleta kanë përbërë nje hallë tepër të rëndësishme në realizimin e planit për vendosjen e rendit pluralist dhe të demokracisë me pluralizëm në këtë vend. Është ai dhe vetëm ai, së bashku me miqtë e shumë të ngushtë e pasuesit e denjë, të tillë si zotërinjtë Gëzim Erebara, Nasho Jorgaqi dhe Servet Pëllumbi, që i shtynë në mënyrë vendimtare Shqipërinë në procesin e pakthyeshëm të “rrotacionit” demokratik. Është ai, falë përvojës së tij të çmueshme revolucionare, specialist i stazhonuar për të rënë dakord dhe për të arritur mirëkuptim edhe me ata që kanë kryer makabre me popullin e tyre, për të gjetur gjuhë të përbashkët edhe me atë pjesë të nomenklaturës së skajshme. Ai është frymëzuesi i vijës së guximshme të Bashkimit Demokratik të Qendrës e të partisë së tij, Simpatisë me ta “gjerë e gjatë”, më i shquari motivues i artikullit “Në qoftë se të gjithë bien dakord me PD”.[?]
Është ai që i ndriçon rrugën ndjekësve të tij me mendime e fjala udhëheqëse për ngjarje të tilla me intensitet të lartë historik si “Greva e urisë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti” dhe “Nismëtarët e vertetë të fitores së demokracisë ishin ata që vendosën emrin e Enverit”, po të dyja të botuara në organin më të mprehtë e të mprehur të neokomunizmit, “Koha jonë”.
Siç po kuptohet, zotit Abdi Baleta i ka hyrë në kokë e vazhdon t’i sillet vortull ndër mend se ne ia kemi kushtuar atij shkrimin e gazetarit tonë vetëm e vetëm se ai qenka shok i zotit Sabri Godo. Në këtë pikë ai gabon rëndë. Siç mund ta ketë mësuar edhe vetë ose nga ndonjë sqarim i zotit Sabri Godo, ne e respektojmë rëndë ingjllëf, por jo deri në atë shkallë sa t’i japim për këtë shkak të drejtën zotit Abdi Baleta të na shajë neve si “skifterë të histerisë e luftës së klasave” e të na qesë nga dhoma e korrespondentëve të parlamentit pa qenë në mos gabojmë ne shqiptarë. Meqenëse zotit Abdi Baleta i është mbushur mendja se ne qenkemi në gjendje ta quajmë neokomunist të devotshëm për pelivanllëqet e tij politike e për hartimet e tij të pështjelluara dhe të mjegullta politike, po i vemë në dijeni se te vlerësim i tillë për të jemi mbështetur mbi këtë opinion publik: kontributin e zotit Baleta për zgjatjen e jetës së qeverisë së koalicionit me komunistët dhe për të krijuar opozitën e tipit që i leverdis kryesisë së parlamentit, e qeverisë e shokëve të tyre; shkrimet e tij të pështjelluara që lejohen të dalin pa censurë në shtypin e botës komuniste; drithërimat e tij për socializmin e shpifur “të kulluar”; solidaritetin e shprehur me anë të heshtjes së tij për fashatën kombëtare zhgënjyese qesharake për “marrjen e kalasë së PD-së” në qoftë se populli i beson propagandës shumë të trashë e qesharake të revanshistëve neo- e paleokomunistë; angazhimin e tij mbi bazën e dialogut dhe mirëkuptimit me forcat që e quajnë veten të tilla dhe jo për të çrrënjosur komunizmin e për të ndërtuar me të vërtetë një rend demokratik e pluralist. Këto i quajmë ne veçori themelore të shtypit neokomunist e të devotshmërisë komuniste të zotit Abdi Baleta.
VEPER FRESKËT E PREÇ ZOGAJS
E UDHËHEQJES PËR KËRCËNEN TONË
TE HISTORISË
Vepër, kapacitet, revolucionarizëm dhe besnikëri ndaj idealit të bukur komunist, këto e quajnë neokomunistët tanë tekat e zotit Abdi Baleta, me të cilat ai paskësh vënë në lëvizje historinë e fitoreve për demokracinë, shtetin juridik dhe ekonominë e tregut. Ne po mendojmë se me gjithë devocionin prej heroi e disidenti që i ka gatuar shoku i zotit Abdi Baleta, ne duhet patjetër të dimë se cili qenka opinioni publik. Kjo është e vetmja mënyrë për të qënë të informuar me hollësi, siç na pëlqen fort ne mosbesuesve ndaj moralit revolucionar, i cili është forca më e madhe dhe më e besueshme e tërë evolucionit të etikës njerëzore. I vetmi opinion publik, të cilin ne e njohim e në të cilin mendojmë se qenka përfshirë ai është opinioni i shprehur për të në mos gabojmë në gazetën “Bashkimi”, i cili e përfshin atë në tre raste e në tri mënyra të ndryshme: si të devotshëm ndaj idealit të mrekullueshëm të socializmit e të marksizëm-leninizmit; si të përndjekur e sakrifikuar prej dy dogmatizmave, atij të njerëzve që ishin në politikën e frontit dhe të “Komisionit Nismëtar” e atij të komunistëve “zemërthyer” me “gabimet e shokut Enver”; dhe si të dytin mbas z. Sabri Godo në listën emërore të komunistëve që po e kuptojnë rolin e marksizëm-leninizmit në rrëzimin e komunizmit.