14/08/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 gusht 1992

A ERDHI KOHA TË FORMOHET NJË PARTI E RE DEMOKRATIKE

GRAMOZ PASHKO PD MIDIS SË DJESHMES DHE TË SOTMES Demokracia në Shqipëri lindi në një truall që i ngjante atyre tokave të përvëluara e të thara nga shkretëtira 46 vjeçare e komunizmit. Kjo tokë nuk priste veçse një shi pas të cilit jeta të shpërthente me një vrull të jashtëzakonshëm. Pikërisht në këtë furi të historisë ne u mblodhëm dhe formuam PD. Asokohe ideali ishte i thjeshtë, të formonim një parti që nuk duhej të ishte shëmbëlltyrë e komunistës, por nuk dinim ç’duhej të ishte kjo. Hapat themelët e një sistemi antidiktaturë e quajtëm atë demokraci por pa projekte e vetëm me ideal ndërtonim çdo orë e çdo ditë ndërtesën e re. Dhe dihet që në nismë çdo gjë ishte e hapur, e zbuluar, pa stërhollim jo vetëm për të gjithë ne por edhe për publikun. Por Demokracia është një sistem, dhe ky nuk përcaktohet nga emri i forcës politike që e drejton por nga ajo sa garanton kjo forcë [teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit] Dhe pikërisht e tillë është PD në fillimet e saj. Asnjëri nga ne nuk pretendonte se ishte e vërteta e personifikuar. Pak rëndësi kishte kush gabonte e kush kish të drejtë. Armiku diktaturë ishte përballë. Lufta brënda partisë zhvillohej në radhë të parë për çështje idesh, që duh ej bërë për të shembur diktaturën. Rëndësi kishte që kjo luftë të mos shndërrohej në luftë personash ku tolerenca fillon të shtojë dhe shpirtin e njerëzve fillojnë ta dominojnë cimra, pasione, instiktet e hakmarrjes arketipet e liderizmit. PD humbi zgjedhjet e para të 31 marsit ’91 por dëshmoi se në Shqipëri ishte krijuar një forcë politike jo vetëm e aftë të shkalmonte komunizmin, por edhe të jepte shpresë se mund të luante rol në drejtimin e vendit të ndërtonte ngritjen e demokracisë që ishte filluar në dhjetor. PD megjithse humbi votat arriti fitoret më të madhe në historinë moderne të Shqipërisë shkalmoni frikën dhe hapi sinarin e lirisë. Pashko, pikërisht ishte PD e pushtetit [teksti vazhdon] Në këtë sfidë me historinë filloi edhe shkallmimi i brendshëm i PD. Demokracia nga një qëllim i pushtetit u zëvendësua me mjetet të tij, domethënë nga objektiv për t’u arritur nëpërmjet pushtetit u zëvendësua me një mjet për të siguruar pushtetin. Udhëheqja e PD dhe Sali Berisha filloi të mendojë se ai ishte partia dhe nga që partia quhej demokratike ai është i vetmi që personifikon demokracinë, të vërtetën, lirinë. Çdo mendim ndryshe quhej herezi, çdo njeri që kritikon quhet armik, agjent i korruptuar etj. njelloj si në mesjetë kur thuhej që nuk ka të vërtetë jashtë kishës. Ashtu si djegiesh kundërshtarët në turrën e druve në praninë e turmave, ashtu edhe PD filloi të linçojë politikisht kundërshtarët e brendshëm të saj me anë të turmave. Udhëheqja e PD filloi të kërkojë unitetin rreth kryetarit të saj dhe po ashtu duke synuar 100 për qind të votave filloi [teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit] Dhe dihet që në nisëm garanton kjo forcë liritë e individit. Një regjim nuk është i mirë ose i keq jo nga që në krye të vendit ka njerëz të mirë ose të këqij. Ai është i mirë ose i keq në varësi nga ç’ institucione ndërton për t’ua garantuar njerëzve liritë, sa di t’rrgjimi të vendosë balancën e duhur midis jetës dhe shpresës, sa u premton dhe sa u kërkon njerëzve të hipotekojnë nga e sotmja për të ardhmen e tyre. Demokracia është një sistem i hapur i njerëzve të lirë, që kanë të drejtë të besojnë kë të duan, të mendojnë si të duan e të shprehen si të duan. Asnjë parti s’ka të drejtën të mburret se ka monopol në së vërtetës. PD megjithëse humbi votat arriti fitore më të madhe në historinë moderne të Shqipërisë shkallmoi frikën dhe hapi siparin e lirisë. Pas kësaj me të drejtë PD filloi të kërkojë marrjen e pushtetit pra të vinte në provë atë që kish premtuar se ishte e aftë dhe kishte në dorë projektin të ndërtonte ngrehinën. Studentët u kthyen nëpër shkolla e na dhanë mandatin t’i drejtojmë e t’ju sigurojmë të ardhmen. Por që këtu historia të ngarkon me përgjegjësi të tjera. Opinioni publik të jep shansin të vihesh në provë për atë që ke premtuar dhe të vezhgon e gjykon. Këtu ai të vë në provë sa di ti të ndërtosh ngrehinën e premtuar. Vjen koha jo më e ideale por me ideve konkrete, programeve, strategjive dhe më tepër akoma e përgjegjësive të aplikimit. DEMOKRACIA E BRENDSHME E PARTISË Që pas zgjedhjeve të 31 marsit udhëheqja e PD por edhe shumë Sanco Panço që na rrinë rrotull kuptuan se pushteti nuk ishte larg dhe pikërisht që në këto momente personat zëvendësuan idetë. PD filloi 30 qindarka. Për t’i dhënë hapësirë të gjithëve të jetë shprehje, ndërtonte ngrehinën e demokracisë që ishte filluar në dhjetor. PD filloi të lincizojë politikanisht filloi të kërkojë edhe unitetin e popullit rreth PD. E pra nga ky moment ideologjia pushon së qeni ajo e fillimit, pushon së qeni ajo ku njerëzit respektojnë të tjerët dhe u lejojnë atyre liritë edhe pse mund t’i kenë kundërshtarë. (Vijon në faqen 2)

Abdi Baleta mes shkrimtarëve dhe artistëve [pjesa e mbetur e titullit e prerë]

Abdi Baleta mes shkrimtarëve dhe artistëve [vazhdimi i titullit dhe artikulli priten nga kufiri i imazhit]

NUK LUFOHET AI NJERI QË TË JEP PUSHTETIN

NGA BISED A E ZOTIT HAJDARI ME KRYEREDAKTORIN E GAZETËS, ZOTIN ALEKSANDËR FRANGAJ — Ndaj jush kanë filluar akuzat. Ç’mendoni? — Pas marrjes së pushtetit dhe poshtëve filluan edhe akuzat. Kjo do të thotë se njerëzit nuk i kanë llogaritë e punët. Në politikë nuk luftohet ai njeri që të jep pushtetin. Më është bërë një pyetje në «RD» që të mos e humb popullin. Por po them me zë të lartë: Pasër popullit! Nuk do të heq asgjë nga ndërmarrja, mirë të politikës. Po m’u më ka ardhur koha për të bërë një politikë të ndershme, një politikë që t’i tregojë popullit të ardhmen e vendit. (Duhet bashkëpunimin) forcave politike të vendit për të mbështetur qeverinë e stabilitetit dhe të reformës ekonomike. Ai që përdor pushtetin, në gjakderdhje, për të sulmuar tjetrin, nuk do të triumfojë. Argumenti sundon në një shtet demokratik. Në rast se do të vazhdojnë të më shajnë përseri, do të ndodhë ajo që ndodhi me Zërin e Popullit. Jam gati t’i nënshrohem opinionit publik për jetën time private, politike si dhe për të ardhmen time në politikë. — A ju kishte vajtur ndonjëherë në mendje se ju si nënshtetarë i demokracisë do të kritikoheshit pikërisht në shtypin që krijuat? — E kam menduar se në jetën politike, të cilën e nisa, do të ketë kritika. Të gjitha kritikave do t’u bëja një analizë për të përcaktuar të ardhmen time, për të punuar me ndershmëri. Por fatkeqësisht, këto deri tani, nuk janë kritika. Kujt t’i bëj analizë: Sharje e më bëjnë pa pikë argumenti?! — Në «RD» u shkrua tani erdhi koha të hapen dosjet. Përse u tha pikërisht këto ditë, kur një gjë e tillë është kërkuar me kohë nga ana juaj? — Dosjet duhet të hapen patjetër. Koha nuk erdhi tani. Ajo kishte ardhur prej kohësh, që ditën e parë të fitoreve. Prokurimi është: Dosjet e kujt do të hapen? A do të hapen dosjet e ish-deputetëve socialistë? A do të hapen dosjet e kryekriminelit Ramiz Alia? A do të hapen dosjet e Farudin Hoxhës, Ciril Pistolit, të cilët edhe sot po drejtojnë jetën politike? Ç’pozicion do të ketë Hysen Shahu?... Unë kam parë se ka mbi katër muaj që nuk po shkruhet asgjë për Ramiz Alinë. Veçse kam lexuar një artikull të Petro Dhimitrit në «RD», i cili mundohet të paraqesë R. Alinë se ka bërë shumë për demokracinë. Ai është kryemafia e kuqe. Se si është diskutuar në Kuvendin Popullor dhe me mënyrën se si është shkruar në «RD» edhe për hapjen e dosjeve, unë kurrsesi nuk jam dakort. Koha për hapjen e dosjeve nuk erdhi kur dolën mocionet i Arbën Imamit, koha ka qenë më parë, koha është çdo ditë. Publikimi i tyre duhet bërë sa më shpejt.

Abdi Baleta mes shkrimtarëve dhe artistëve të pavarur

Dltën e martë televizioni shqiptar dha lajmin për një takim të shkrimtarëve dhe artistëve të pavarur. Mes shumë kokave të thinjura, sigurisht nga vitet e diktaturës, pamë edhe kokën e Abdi Baletës. Qesha por nuk u habita kur e pashë aty. E përse duhet të habitesh. Abdiun arrin të futet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së pa qenë anëtar i këtij Këshilli bile pa qenë edhe anëtar i kësaj partie, e jo më në një takim shkrimtarësh. Por ç’donte Abdiu mes shkrimtarëve? Duhet të kemi parasysh se aty ishin mbledhur ata shkrimtarë që diktatura nuk i lejoi të shkruanin, ata që u censuruan vite me radhë nga nomenklatura komuniste. Po Abdiun kush e pengoi të shkruante në diktaturë? Kush e censuroi? U habita se shumë prej pjesëmarrësve nuk kanë arritur të botojnë asnjë vepër, ndërsa Abdiu që u foli atyre për censurën komuniste ka botuar veprat e tij për Enverin edhe në vitin 1990.(.) Sigurisht që ndër të tjera Abdiu duhet të ketë thënë: Mua diktatura nuk më la të shkruaja vepra letrare e artistike se po të më kish lënë do ta kisha shkatërruar nomenklaturën e kuqe prej kohësh. KOL SADUSHI

GAZETËS RD I SHTOHEN EDHE DY TROPOJANË

Sic njoftohemi këto ditë ekipit të gazetarëve të gazetës «Rilindja demokratike» iu shtuan edhe dy gazetarët e talentuar tropojanë zotërinjtë MUJO BUÇPAPAJ DHE AFRIM KRASNIQI.

DED KASNECI, AUTORI PËR RRËZIMIN E BUSTIT TË STALINIT NË SHKODËR, DEKLARON:

Ju bëj thirrje, miqve të mij, zotërinjve Berisha, Pashko, Hajdari, Zogaj, Imami, Ceka, Demeti, Meksi, Arbnori, Rulit e disa të tjerëve, që në ditët e para të luftës së ashpër kundër diktaturës komuniste, i vunë gjoksin së bashku dhe nuk llogaritën as jetën e tyre; që të mirëkuptohen me njëri-tjetrin dhe të mos bien viktimë e lojërave neokomuniste të Baletave, Cëlave me shokë, të cilët duan t’ju ngatërrojnë me njëri-tjetrin dhe kështu, dora dorazit të rrëmbejnë pushtetin, atë pushtet të cilin e fituat me gjak. Populli i Shkodrës, ju don ashtu si ua ka parë ditët e para të luftës për demokraci, ju don t’ju shohë së toku në tribunë, dhe jo të ndarë. Ndajasia juaj do të ndaje dhe popullin demokratik shqiptar e aq më shumë Shkodrën time, për të cilën jam munduar të mos kursej asgjë. Për hir të demokracisë dua t’ju shoh së bashku juve nismëtarëve të Demokracisë — heronjve të parë të Shqipërisë

Çmimi i gazetës do të jetë 5 lekë

Nuk na vjen aspak mirë për këtë rritje çmimi, të dashur lexues, pasi kjo nuk bëhet nga ana jonë por nga rritja e çmimeve të letrës dhe shtypshkronjës. Përveç çmimit të lartë të letrës, fabrika e Lezhës, i ka shtuar (sigurisht sipas ligjeve të fundit) edhe 15 përqint tatim qarkullimi mbi çmimin e letrës. Kështu ky çmim rritet edhe 15 përqint. Por nuk është vetëm kjo. Shtypshkronja i ka shtuar 40 përqint çmimet pasi është e detyruar për të paguar shtesat në paga për kompensimin ushqimor të punonjësve, tani pas liberalizimit të çmimeve të sportës. Nuk po llogaritim rritjen 300 përqint të benzines e cila ka të bëjë me rritjen e kostos së transportit. Këto pra bëjnë rritjen e çmimit të gazetës. Zoti ua dhëntë të mos i rritin më. Sot pra ju lexues po bleni 5 lekë gazetën e barabartë me një kokërr vezë. Po pse vetëm «Koha jonë» mund të thotë dikush? Është e vërtetë se ne e ngritëm të parët. Kjo vjen sepse shumica e gazetave tona sot dalin me letër të falur nga organizma të ndryshme ndërkombëtare, e këtë fat deri tani «Koha jonë» nuk e ka patur. NJOFTIM PËR GAZETASHITËSIT Njoftohen të gjithë gazetashitësit e gazetës «Koha jonë» në të gjithë rrethet që shpërblimi për gazetë të shitur duke filluar nga ky numër nuk do të jetë më 20 por 30 qindarka.