SHTATË GAZETARË TË GAZETËS «Rilindja Demokratike» JAPIN DORËHEQJEN
GAZETARËT ARBEN RUKA, GENC TIRANA, VERA ISAKU, BEN BLUSHI, ARMAND SHKULLAKU, MEHILL TANUSHI DHE DRITAN KABA JAPIN PËR SHTYP KËTË DEKLARATË
— DREJTUAR ORGANEVE TË SHTYPIT, RADIOTELEVI-ZIONIT, PËRFAQËSIVE DIPLOMATIKE DHE INSTITUCIO-NEVE NDËRKOMBËTARE —
Ne, një grup gazetarësh të gazetës «Rilindja Demokratike» që jemi pjesëtarë të saj qysh në ditët e para deklarohemi të japim dorëheqjen për këto arsye:
U bashkuam si themelues në organin e parë opozitar të Shqipërisë që në fillimet veta duke aspiruar për demokraci, liri të fjalës e të shprehjes, emancipim kombëtar dhe raporte të pashpërfytyruara me të vërtetën. Punuan në këtë gazetë për më shumë se një vit e gjysmë duke pasur për devizë pikërisht normat e shtypit të lirë dhe pavarësisht rrisë së fjalës, tolerancës e konsolidimit të një shteti demokratik. Edhe mbasi brenda PD u evidentuan grupimet e para orientimi i gazetës u përcaktua me diapazon të gjerë që në të të pasqyrohej diversiteti i mendimeve. Por ky diapazon erdhi gjithnjë duke u ngushtuar derisa në një mbledhje në maj të këtij viti gazetarëve u bë e qartë se gazeta «RD» është thellësisht partiake. Por, edhe këtë përcaktim nuk iu gëndrua deri në fund. Kohëve të fundit gazeta «RD» u përdor pikërisht për të sulmuar vetë anëtarët e PD, për, në gazetën «RD» po bëhet normë banaliteti, i cili konstatojmë se ka rënë si epidemi në pothuaj të gjithë shtypin shqiptar. Fy(er)jet, sharjet e shpifjet kundër personave të ndryshëm, të botuara këtu, që kanë për qëllim depersonalizimin e individit, janë në kundërshtim flagrant me etikën gazetareske dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Biografitë që po u shkruhen njerëzve në gazetë, ashtu si në zyrat e kuadrit të PPSH, duket sikur hera-herës tingëllojnë si kërkime për revansh. Pra, në vend që të kultivo-
devizë pikërisht normat e një shtypi të lirë, dhe pavarsisht prej atyre që po ndodhin, secili nga ne ndjehet krenar sepse në fund të fundit në themele të kësaj demokracie që ka sot Shqipëria, dhe të asaj që do të projektohet nesër, është edhe puna jonë.
Mirëpo në disa plane njëherësh kjo gazetë nuk po i qëndron platformës dhe programit të krijimit dhe qëndrimit të i mëtejshëm, njëri që do të komprometojë reputacionin tonë ashtu si edhe emrin e mirë që kjo gazetë e krijoi me fillimet e saj.
Ajo që na detyron më tepër se çdo gjë tjetër që të marrim këtë vendim është fakti që çdo ditë e më tepër po ndjejmë peshën e censurës. Ndjejmë se raporti i gazetës me të vërtetën, raporti i cili duhet të ishte lejtmotivi i saj sikundër theksohej në numrin e parë është thyer. Kjo gjë ndodhi gradualisht hap pas hapi, por në fund mund të thuhet se kriteri bazë i gazetarisë, siç është profesionalizmi dhe vërtetësia janë zëvendësuar me militantizmin.
Në fillimet e para gazeta «Rilindja Demokratike» u projektua si organ i PD, ndaj dhe ne menduam se vartësia nga një parti demokratike do i shërbente vetëm së vërtetës, liri në fjalës e të shprehjes, emancipim kombëtar dhe raporte të pashkëputyara të shprehjes, emancipim kombëtar dhe raporte të pashkëputyara të shprehjes, emancipim kombëtar dhe raporte të pashkëputyara është edhe puna jonë.
… «RD» është thellësisht partiake. Por, edhe këtu përcaktimi nuk iu qëndrua pikërisht për të sulmuar vetë anëtarët e PD, apo individë të tjerë të lidhur me të. Madje individëve të sulmuar nuk u jepej e drejta për të botuar përgjigjet në një kohë që kjo gazetë në fillim të saj për hir të transparencës, ka botuar reagime nga më të ndryshmet. Lidhur me këto probleme kemi ngritur zërin e kemi debatuar hapur prandaj dorëheqja jonë nuk është spontane, por rrjedhojë e mendimeve dhe ideve tona të shprehura vazhdimisht.
Megjithëse gazeta «RD» si organ i PD, duhet të mbrojë qeverinë e zotit Meksi, nuk ka munguar që sipas interesave të klaneve të caktuara të sulmojë në gazetë anëtarët e qeverisë dhe indirekt vetë kryeministrin. Kjo strategji, me anën e së cilës vihen në shënjestër secili që konsiderohet kundërshtar dhe që s’është çudi ndonjë ditë të drejtohet edhe kundër Presidentit, nuk është gjë tjetër veçse politikë personale. Në kushtet e instrumentalizimit të këtij organi dhe të përgjigjes së imoralitetit politik, ne me të drejtë tërhiqemi që të mos bëhemi bashkëfajtorë dhe të mos hyjmë në kusilat e luftës së klaneve.
Nga ana tjetër, gjithnjë e më tepër gazeta… qëndrua mendimeve dhe ideve tona të shprehura vazhdimisht. si kërcënime për revansh. Pra, në vend që të kultivohet një kulturë e re demokratike, nxiten instinktet primitive të hakmarrjes dhe intoleranca.
Ajo që po e bën më të padurueshme gjendjen, është se gjithë kjo praktikë zhvillohet në një kohë që pjesa më e madhe e stafit të gazetës nuk pajtohet me një gjë të tillë. Pra, mungon pikërisht elementi demokratik, siç është fryma kolegjiale dhe që ngurtëson marrëdhëniet e mëtejshme. Duke mos pranuar që të jemi ushtarë symbyllur, të bindur të Partisë Demokratike apo të çfarëdo klani të saj, shpresojmë që akti ynë do të kontribuojë në krijimin e një shtypi të pavarur, të lirë e jashtëpartiak. E theksojmë se me anën e këtij veprimi, ne nuk futemi në lojrat politike të grupimeve apo forcave të caktuara, me apo pa pushtet, pasi synojmë që shtypi të jetë objektiv, informativ e i painfluencuar nga grupimet, klanet apo individët kudo qofshin ata.
Gjithashtu ndërmarrësisht kërkojmë që kjo deklaratë të mos shfrytëzohet në mënyrë amoral politike sikundër po shohim të ndodhë shpesh kohët e fundit.
Tiranë 24 gusht 1992