28/08/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 gusht 1992

Unë njoh vetëm një njeri të dërguar nga Ramiz Alia në lëvizjen studentore dhe në PD, Ky njeri është SALLI BERISHA

(vijon nga numri i kaluar) DISA SHTREMBËRIME NË TRAJTIMIN E PROBLEMEVE TË ISH TË BURGOSURVE DHE TË PERSEKUTUARVE POLITIKË. (vijon nga numri i kaluar) DISA SHTREMBËRIME NË TRAJTIMIN E PROBLEMEVE TË ISH TË BURGOSURVE DHE TË PERSEKUTUARVE POLITIKË. Keqkuptimet, spekulimet, abuzimet, demagogjia në trajtimin e ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë janë një faktor i rëndësishëm që ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve. Mocioni i paraqitur trajton thelbin e këtij problemi. Shoqëria është e obliguar ndaj kësaj shtrese të gjerë ç’është e mundur për bëjë kompensuar sadopak vuajtjet e së kaluarës. Kjo do të arrihet në përkrahje të fuqishme sociale për përmirësimin e kushteve materiale të jetesës, me Përfaqësuesit më të aftë të kësaj shtrese duhet të emërohen me përparësi në postet drejtuese të administratës shtetërore. Kështu p.sh. emërimi i z. B. Kokalarit si ambasador i Shqipërisë në Suedi është mjaft i goditur. Ai jo vetëm i përket njërës prej familjeve më të persekutuara e më të nderuara, por është edhe një intelektual i klasit të parë. Sidoqoftë në këtë fushë nuk duhet abuzuar kurrsesi. U duhet vënë kufiri tek thana zotërinjve T. Dosti e L. Toto, të cilët pasi dolën nga skutat ku ishin fshehur në periudhën e parë të demokracisë, abuzojnë ndjeshëm me emërimet e tipit të partisë-shtet. Absurdieti arrin deri në kufijtë e të pabesueshmes dhe skandalozes njëko- nokracia ndërtohet me bejte e barcaleta. Ai ngjiret së thirruri se do të zhdukje komunizmin, por në fakt ai ka urryer për njeriun dhe kërkon shpëtimin në tërësi. A mund të votojë një njeri normal për U. Kostrecin? Një mesazh i rëndësishëm që duhet të nxjerrim nga zgjedhjet e 26 korrikut është se: Populli, ndonëse i respekton ish të burgosurit dhe të persekutuarit politikë, nuk pranon kurrsesi tua japë pushtetin atyre. Kjo do të ishte katastrofë kombëtare. Nuk duhet të përsëriten më kurë vitet 1945, 1946 etj. kur rebelët komunistë të E. Hoxhës, etj. zbritën si egërsira nga malet, masakruan, persekutuan, burgosën e internuan ajkën e kombit, intelektualët dhe pjesën më të ndershme nacionaliste patriote, dhe të imponojë që të përsëritet tragjikisht historia. Atëherë ishte parulla për vendosjen e sistemit komunist si shpëtimtar i Shqipërisë, ndërsa sot është parulla për çrrënjosjen e komunizmit si kolerë e Shqipërisë. Parrullat janë diametralisht të kundërta, por mentaliteti dhe qëllimi janë të njëjtë. Në qoftë se do të bëjmë edhe konvertimin e kushteve historike (kombëtare dhe ndërkombëtare) do të rezultonte se këto dy situata të periudhave të ndryshme historike janë të ngjashme. Është e drejtë, por sidomos është detyrë e inteligjencies dhe e pjesës më të ngritur e të ekuilibruar të popullit, që të prononcohen, të angazhohen dhe të udhëheqin zhvillimin e proceseve në këtë periudhë tranzicioni. [Tekst i prerë në skajin e sipërm] ...guar ndaj kësaj shtrese të bëjë ç’është e mundur për të kompensuar sadopak vijatjet e së kaluarës. Kjo do të arrihet me jetesës, me shkollimin me përparësi të tyre e sidomos të fëmijëve të tyre, me angazhimin e tyre në jetën politike, ekonomike, kulturore etj., për të bërë të mundur integrimin natyrshëm në shoqërinë e ardhme demokratike shqiptare. ...si duhen nga shtrir... [tekst i prerë] ...fsh ehur në periudhën e pa... [tekst i prerë] ...1946 etj. kur rebelët komunistë nisistë më të ndershme nacionaliste patriote, duke uzurpuar pushtetin dhe duke vendosur masivisht në poste drejtuese injorantët dhe katilët. Ne nuk duhet të lejojmë që psikologjia e ashpër e këtij populli fatkeq të dominojë ... [tekst i prerë] udhëheqin zhvillimin e proceseve në këtë periudhë tranzicioni. Njëkohësisht duhen sqaruar mirë spekulimet që bëhen me konceptin e të persekutuarit. Sot po na dalin të gjithë të persekutuar. (Vijon në faqen 3)

POLITIKA E PD-së DO T’I KTHEJË PUSHTETIN SOCIALISTËVE.

Në numrin e ardhshëm: Nga ARBEN IMAMI — Intervistë e sekretarit të parë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, zotit KRISTOFOR HILL, dhënë drejtorit të gazetës sonë, z. NIKOLLË LESI.

Zv. Ministri i jashtëm zoti Mëhill Marku dha dorëheqjen

Siç njoftohemi këto ditë, zv. Ministri i Jashtëm zoti Mëhill Marku dha dorëheqjen nga kjo detyrë. Argumenti i dhënë për këtë dorëheqje është për arsye shëndetësore. Por siç informohemi, në një mbledhje të kërkuar nga ai vetë me kolektivin, zoti Marku ka deklaruar se fatkeqësisht gëzoj shëndet të plotë. Shpresojmë se në numrat e ardhshëm zoti Marku do t’a sqarojë vetë pozicionin e tij dhe ne do të mund të informojmë më mirë lexuesit tanë.

Gazeta Sindikalisti 6 milion lekë borxh

Gazeta Sindikalisti 6 milion lekë borxh Siç njoftohemi, gazeta «Sindikalisti» botim i Sindikatave të pavarura, ka pa likuiduar në Kombinatin Poligrafik rreth 40 numra gazete, afërsisht 6 milionë lekë (të vjetra). Gjithashtu kjo gazetë, pasi iku nga kjo shty-

Gjuetarët gjuajnë rosat. Policia gjuan gjuetarët

Para pak ditësh në Kune — Vain të rrethit të Lezhës ndodhi një incident ku, ndonëse s’u pasqyruan nga asnjë mjet informacioni apo shtypi e ndoshta s’pati viktima, që i rëndë dhe i pa justifikueshëm. Me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë për periudhën 1992-93 gjuetarët e LEZHËS u paraqitën pranë N. Pyjore për t’u pajisur me lejet e nevojshme. Por aty gjuetarët u njohën me një udhëzim të ri, për hapjen e sezonit të gjuetisë 92-93 sipas të cilit duhet paguar një taksë vjetore prej 5000 lekësh të reja. Kjo taksë shkaktoi pakënaqësi tek gjuetarët të cilët natyrisht nuk mund të paguanin një taksë të tillë. Edhe pas replikave që patën me përfaqësuesit e N. pyjore nuk u arrit asnjë rezultat. Pas kësaj gjuetarët hynë në rezervat. Drejtori i N. pyjore për të ndaluar këtë shkelje lajmëron organet e ruajtjes së rendit të cilat me shumë forca rrethojnë rezervatin dhe fillojnë “luftën për çlirimin e tij”. Me qindra e qindra fishekë u harxhuan enkas për të trembur gjuetarët. Lind pyetja kush ishte shkaku i kësaj ngjarjeje. Shkak, padyshim është bërë rritja astronomike e taksave, pasi nuk mund të fajësohet policia. Por njëkohësisht mund të konsiderohet si shkak edhe qëndrimi indiferent i përfaqësuesve të N. pyjore të cilët lajmëruan menjëherë policinë, në një kohë që gjuetarët kishin dhënë për faktin që drejtori i N. pyjore bashkë me një gjuetar italian para se të hapeshin sezonin, bënë gjueti private, pra duke thyer në mënyrë më të ashpër ligjet. Ndërkohë në të gjithë zonën e bregdetit, vërehet, bëhet çdo ditë një gjueti e pandërprerë duke e shfarosur mizorisht peshkun. Do të ishte më mirë të merreshin më mirë me këtë sesa me gjuetarët profesionistë të cilët nuk gjuajnë për të bërë tregti. Le të kthehemi edhe një herë tek ngritja e papranueshme e tarifave dhe taksave të gjuetisë. Për të gjuajtur një kafshë apo një shpend të caktuar duhet të parapaguash. Ja dhe tarifat: Për një fazan duhet të parapaguash 1500 lekë të reja, një thëllëzë mali 3500, një pëllumb 1000, një patë e egër 2500 një rosë e egër 1500, një bajzë 1000, një shapkë 2000, një shkurthë 1500, turtull 1000, lepur i egër 5000, dhelpër kunadhe 12.000, derr i egër 150000 të reja. Pra nëse një gjuetar hyn në një rezervat gjatë një sezoni për të vrarë nga një për secilën specie atëherë atij do t’i duhej të parapaguante 183.500 lekë të reja, plus 5000 taksa e çiftës dhe bëjnë rreth 2 milionë lekë në vit. Siç shihet kjo shifër është rreptësisht e lartë dhe e pa përballueshme nga një gjuetar në Shqipëri. Kjo do të thotë që asnjë nga mbi 10.000 gjuetarët e Republikës të mos dalin në gjueti, pra, kjo do të thotë ndalim i gjuetisë. Të parapaguash për një shapkë 100 gr; 2000 lekë apo për një derr 1 milion për një sy gjysëm është më të vërtetë absurd. Llogaritni të dashur lexues, se ç’do të ndodhë sikur të ishim vend tropikal ku të kishte rinocerontë, elefantë, hipopotamë etj. Natyrisht absurditeti i kësaj rritjeje taksash qëndron në faktin se niveli i rrogave të Shqiptarëve është më i ulti që mund të jetë parë ndonjëherë po të krahasohet me rritjen vertikale të kostos së jetesës. Gjuetari shqiptar duhet të punojë një vit e gjysëm për të vrarë një shapkë, më se 4 muaj për të vrarë një lepur, 10 muaj për një kunadhe, 7 vjet për të vrarë një derr të egër. Siç shihet këto shifra nuk kanë nevojë për komente dhe tingëllojnë me të vërtetë të pabesueshme për veshët e maxhorancës, por sidoqoftë, kjo është vendosur nga qeveria dhe tashmë është bërë realitet. Se ku e kanë patur mendjen ata qeveritarë e drejtues dikasteresh kur kanë përpiluar dhe kanë firmosur këto shkresa, këtë vetëm ata mund ta dinë. NDUE LEKA Sekretar i shoqatës së gjuetarëve e peshkatarëve sportivë LEZHË.

6 milion lekë borxh

Siç njoftohemi, gazeta «Sindikalisti» botim i Sindikatave të pavarura, ka pa likuiduar në Kombinatin Poligrafik rreth 40 numra gazete, afërsisht 6 milionë lekë (të vjetra). nga kjo shtypshkronjë, për mosafësitë likuiduese, shkoi në shtypshkronjën «Mihal Duri» për t’u shtypur. Edhe kësaj shtypshkronje i ka pa likuiduar shumë 50.000 lekë të vjetra. Pra 6 milion e 50000 lekë borxh ndaj shtetit dhe Blerim Çela merret me «Koha jonë», e cila i jep shtetit 400 mijë lekë në javë ose 1 milion e 600 mijë lekë në muaj dhe i bën likuidimet çdo numër gazete. I kujtojmë lexuesit se rrogat e gjithë punëtorëve të shtypshkronjës «M. Duri» janë afro 400 mijë lekë të vjetra në muaj, pra aq sa kjo shtypshkronjë i merr gazetës «Koha jonë» vetëm për një javë. Kështu pra shtypshkronja «M. Duri» edhe sikur të mos bëjë asnjë punë tjetër, vetëm «Koha jonë» u siguron rrogat e rreth 150 punëtorëve, në një kohë që për shtypjen e kësaj gazete punojnë vetëm 5 apo 6 punëtorë. Dhe çmimet e shtypshkronjës rriten çdo javë.

DELEGACION I CUNGUAR

Të dielën një delegacion Shqiptar i kryesuar nga Presidenti Berisha u nis për në Mbretërinë e Kuvajtit. Në përbërjen e këtij delegacioni bashkë me zotërinjtë. Ruli, Xhaja, Buçpapaj ishte edhe gazetari Artjan Tepelena. Pasi delegacioni kaloi në revistën ushtarake zuri vend në avion. Në momentin që pritej nisja e avionit, papritur u nje nga stjuardesat, ba gazetarin A. Tepelena që qëndronte në këmbë pasi të gjithë vendet ishin të zëna. Ndërkohë që të afërmit e tij po largoheshin, zoti Tepelena nisi të bërtasë shkallët e avionit. Për mungesë vendesh në avion detyra e gazetarit Tepelena iu ngarkua drejtorit të tij zotit Buçpapaj. KOL DOGANIERI

NJOFTIM PËR GAZETASHITËSIT NËPËR RRETHE

Redaksia e «Koha jonë» ju lutet gazetashitësve të kësaj gazete në të gjitha rrethet që të bëjnë sistematikisht likuidimet e faturave për shitjen e gazetës.

[Tekst i pjesshëm i faqes ngjitur, i prerë dhe i palexueshëm] ...vista «P... [tekst i prerë] ... [tekst i prerë] ... 220-5

[Numri i faqes i prerë: 6]