04/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 shtator 1992

A KA ARDHUR KOHA TË FORMOHET NJË PARTI E RE DEMOKRATIKE

(Vijon nga nr. i kaluar) Të papërgatitur në programe dhe me mungesën e njerëzve, dashur pa dashur lindi propaganda demagogjike në shtyp dhe TV. Mendësia populiste duke u shndërruar pak a shumë në ideologji, filloi të turbullojë transparencën. Duket sikur sa më shumë të jepet Qeveria dhe presidenca në kontaktet me të huajt, apo se fabrikat kanë filluar punën, apo se janë kapur kaq e aq raste korrupsioni dhe njerëzit do të besojnë se shteti erdhi në terezi. Pa dyshim duhet treguar se bota na ndihmon. Por ndihma humanitare nuk është shpresë. Ajo është vetëm mbijetesë. Ajo është një mbështetje për të mos vdekur urie dhe këtë unë e quaj më shumë detyrë të Evropës së civilizuar, e pse jo pjesërisht e trembur nga valët e eksodëve, e që nuk thotë fitim, do të thotë të ardhura, do të thotë zbutje e asistencës dhe që të realizohet kjo rritje duhet kryer ristrukturimi dhe privatizimi. E shpreh këtu thjesht kjo do të thotë që puna të fillojë, por jo si më parë. Boshllëku i lënë nga reforma nuk mbushet duke treguar sa ndërmarrje kanë filluar punën, e sa lëndë të para janë siguruar. Pyetja më elementare është: cilat industri janë vënë në punë, lëndët e para që do të vinë, kë do të vënë në lëvizje? Le t’u kujtoj këtyre zotërinjve disa të dhëna: Në vitin 1989 industria shqiptare punonte pothuajse me kapacitet të plotë, por një e katërta e saj ishte me humbje, pra e subvencionuar nga shteti. Subvencionet kapnin 1 miliard lekë ose më tepër se një e treta e deficitit buxhetor. Në këto tre vjet humbjet janë rënduar, teknologjitë e investuara që në periudhën e Enverit e të Ramizit kur planet realizoheshin. Problemi është se ku janë investimet e vërteta që do të hapin vende pune e që do të zëvendësojnë industrinë tonë të vdekur. Pikërisht fillimi i investimeve do të jepte sinjalin se kapitalizmi është marrë seriozisht. Por investimet duan seriozitet nga ana jonë dhe seriozitet jo me fjalë por me reforma e ligje. Pastaj, a kanë firmat e huaja sigurinë që u duhet, a janë të garantuara se kontrolli i shtetit nuk do t’u fusë hundët, komitetet ekzekutive gjithashtu. A u ofrojmë ne siguri jete të huajve dhe familjeve të tyre apo mendojmë se ata do ta pranojnë po atë masë që i sigurojmë edhe vetes sonë? Mentaliteti populist e urren kapitalizmin, ai urren faktin që dikush mund të fitojë dhe të bëjë një jetë më të mirë. Sipas këtij mentaliteti për të bërë tregti? E pra pa këta, nuk ka investime në Shqipëri. Sado të dëshëronim, sektori shtetëror nuk ka për ta siguruar dot rritjen e ekonomisë. Fatkeqësisht ne jemi akoma tek mendimi se njerëzit nuk duhet të aspirojnë për një jetë më të mirë, pra edhe aq që fitojnë dhe aq që s’fitojnë duhet të jetojnë njëlloj. Kjo sepse ashtu si në komunizmin primitiv ata që fitojnë duhet t’a ndajnë pasurinë e tyre me të tjerët dhe jo t’u hapin punë të tjerëve. Kujtoni fjalimin e Sali Berishës në alarmin e betimit presidencial: «Shqipëria ka një pallat presidencial por unë do të jetoj në një apartament të thjeshtë». Nga ky qëndrim, lihet të kuptohet se askush nuk duhet të aspirojë të fitojë para e të ndërtojë së paku një shtëpi më të mirë se sa apartamenti dy dhoma e kuzhinë. Mos vallë duhet jetuar si Diogjeni në vo- vozë që të të dojë populli? Ky mentalitet ka lënë në vakum pikërisht ato hapa të reformës që do të stimulonin rritjen e ekonomisë. Dhe duke e lënë reformën në këtë boshllëk bëhet që sektorët privatë, të jenë tepër të kërcënuar në të ardhmen. A nuk mbetet permanent rreziku që shteti me arkën bosh të thellojë taksat ndaj privatëve, apo fshatarëve, të vetmit që do të kenë disa të ardhura? Ose, do të fillohet të shtypet përsëri monedhë. Ja pra se si populizmi, e kthen gjithçka atje ku ishim, populizmi nuk e lë kapitalizmin të zhvillohet. GRAMOZ PASHKO është vetëm mbijetëse. civilizuar, e pse jo pjesërisht të trembur nga valët e eksodeve, e që nuk dëshmon për ndonjë meritë tonën. Pa dyshim u vu në zbatim një reformë e lavdërueshme makroekonomike, stabilizimi i buxhetit, liberalizimi i çmimeve, kontrolli i pagave etj. Por kjo reformë ka pasoja dhe pasoja e saj është asistenca. Ndërkohë njerëzit donin të shihnin shenjat e para të jetës që po ndryshonte dhe kryesorja që Shqipëri të dilëhesin ankthtet e të fillonte puna e jeta. Këto të fundit duhet të fillojnë ndryshe nga më parë: një punë e re e me rendiment e që të shpërblehet mirë. Në mjetën kohë me reformën monetare duhet të nxitet rritja ekonomike e cila, do të periudhën e ndihmave kineze janë bërë tejet të vjetëruara ose janë shkatërruar. Sipër disa llogaritjeve krejt të përgjithshme, Shqipërisë i duhen së paku 5 miliard dollarë investime për pesë vjet, që të mund të rinovojë teknologjitë kryesore të saj. Pra lind pyetja: çdo të thotë të vihet në punë ndërmarrjet tona me teknologjitë ekzistuese? Ç’prodhonë ato vallë? Punojnë fiktivisht dhe përsëri me humbje? Atëherë nga financohen, nga shteti? Nga taksat, nga ato që u merren atyre që punojnë realistisht! Pra sipas mentalitetit që shprehet se industria jonë po punon, është njëlloj si të thuash ishim bukur e mirë edhe në ko- mirë. Sipas këtij mentaliteti mund të pranohet fshatari privat ose dyqanxhiu, por kur vjen puna tek tregëtari i madh, sipërmarrësi apo tek ai që fiton para duke luajtur ndërshëmrisht në tregun e valutave e që nesër do të jetë bankieri i ardhshëm, këta i quajmë spekullantë, peshkaqenë etj. Atyre ne u rrism taksat, bëjmë gjyqet me policinë financiare, apo i vërdallosim nëpër administrata. A do t’i pranojmë ne në kapitalistët e rinj që do të fitojnë, që do t’i investojnë paratë e tyre, do të hapin vende pune, do të zbusin pasojat e asistencës por do të ndërtojnë edhe vila për vete, do të kenë vetura e do të udhëtojnë jashtë shtetit

Azem Hajdari jep dorëheqjen

Të shtunën e kaluar në një mbledhje të Komisionit Drejtues të PD, lideri kryesor i kësaj partie, z. Azem Hajdari dha dorëheqjen nga posti i tij si nënkryetar i PD.

Makina e Bashkim Koplikut bën aksident

Para disa ditësh automjeti me të cilin po udhëtonte Ministri Bashkim Kopliku, përplasi për vdekje një qytetar që po ecte me një motocikletë. Ngjarja ndodhi pranë urës kryesore të bulevardit në Tiranë dhe nga dëshmitarët pati mjaft reagime. Një grua e moshuar ju drejtua Ministrit duke i thënë se jeni bërë më keq se monistët. Z. Kopliku replikoi duke i thënë se ti je moniste. I aksidentuari u çua në spital dhe z. Kopliku shkoi në punë të tij.

Nga vizita e Presidentit

Në dokumentarin e transmetuar dy herë nga televizioni dhe me skenar të vetë drejtorit Skënder Buçpapaj midis shumë takimesh në Mbretërinë e Kuvajtit, presidenti Berisha dhe edhe një konferencë shtypi. Në dokumentarin e transmetuar dy herë nga televizioni dhe me skenar të vetë drejtorit Skënder Buçpapaj midis shumë takimesh në Mbretërinë e Kuvajtit, presidenti Berisha dha edhe një konferencë shtypi. Midis të tjerash presidenti ynë tha përçafërsisht se ai në vegjëli ka paturr simpati dhe respekt për Kuvajtin. A e di vallë presidenti se Kuvajti është formuar si shtet më 20 korrik 1961 kur ai ishte 18-vjeç?

A e dinte Ajdin Sejdia se do të arrestohej?

Njeriu i Rolls-Roisit, dhe i Sheratonit, bosi i kompanisë Iliria Holding Ajdin Sejdia u arrestua të shtunën e kaluar. Me atë rast të shumtë ishin kureshtarët dhe po aq të shumtë ishin hallexhinjtë që shoqëruan operacionin e policisë të drejtuar, siç u tha, nga vetë ministri Bashkim Kopliku. Pas një mungese relativisht të gjatë, të paktën dy-tri muajve Sejdia erdhi në kryeqytet të shtunën pasdite për t’u arrestuar dua orë më vonë. Po a e dinte ministri se do arrestohej? Është pak e besueshme të thuash jo. Vendimi për arrestimin është lëshuar një vit më parë, më 19 shtator të vitit 1991 dhe atëherë ishte zbatuar nga policia shqiptare në bazë të marrëveshjes me Interpolin. Kjo do të thotë se gjatë një viti Interpoli e ka ndjekur atë dhe në fund e gjeti në Shqipëri mashtruesin e shtetit zviceran. Por që nga shtatori i vitit të kaluar Sejdia mund të ketë kaluar tre-katër muaj në Shqipëri. Pse nuk u arrestua që atëherë pra? Një përgjigje për këtë pyetje e jep përfaqësuesi shqiptar i Interpolit, i cili thotë se njoftimi për arrestimin e A.S. ka ardhur para pak kohësh. Është shumë e mundur që pala shqiptare bashkë me urdhërin për arrestim të jetë njoftuar edhe për ditën e ardhjes. I pyetur se nga vjen A.S, përfaqësuesi i Interpolit refuzoi të përgjigjej, gjë që e intrig-on edhe më çështjen. Por a erdhi vërtet Ajdin Sejdia apo ishte në Shqipëri? Në qoftë se erdhi pse nuk u arrestua që në aeroport? Pse nuk e lirë deri në vëllën e tij në mes të kryeqytetit? Nga ana tjetër pse, që kryeqyteti? Nga ana tjetër pse, që në ditën e shtunë në darkë dhe deri të dielën pasdite u mbajt në arrest shtëpie për t’u shpëngulur pastaj në qeli? Kujt i duheshin 24 orë e lira të Ajdin Sejdias? Mos vallë atyre që ai u kish borxh dhe që me lot në sy shoqëronin gjithë operacionin! Njëri prej tyre thë se ai kish humbur 20.000 dollarë. Kohët e fundit gjithashtu flitej për një shumë të madhe që A.S i ka borxh shtetit shqiptar, megjithatë deri tani kundër tij nuk ka patur padi shqiptare, gjë që sipas një funksionari të policisë që nuk pranoi të identifikohej mund të ngrihet së shpejti. Në qoftë se do të ketë padi nga pala shqiptare kundër A.S. kjo do të thotë se qeveria jonë është e interesuar për arrestimin e tij dhe se ndalimi i Sejdias pikërisht në Tiranë nuk ka kurrfarë arsye. Gjithashtu disa pika janë akoma të errëta por disa të tjera janë po aq të qarta? Ajdin Sejdia e dinte që do të arrestohej? Përderisa ndiqej prej një viti por a dinte se do të arrestohej në Tiranë dhe në qoftë se po pse e pranoi këtë variant? BEN BLUSHI

Nuk mund të jetë më mirë në burg, se jashtë burgut

Në një takim që ka patur para do kohësh drejtori i përgjithshëm i burgjeve me 40 të burgosur, ia hodhi poshtë kërkesat e tyre për televizor dhe dëgjim muzike në burg. Nuk mund të jetë më mirë në burg se jashtë burgut, tha ai. Ndërkohë, gjithnjë sipas drejtorit, këto dy vjet ka përmirësime të dukshme në jetën e burgut. Janë hequr fjetjet kolektive dhe tani secili ka vendin e vet. Prej një muaji KARITAS ka hapur kurse të gjuhës italiane dhe njoftohet se misionarë italianë janë tepër të kënaqur nga zelli dhe koha që të dënuarit i kushtojnë mësimit të gjuhës. Në projekt është një marrëveshje po me KARITAS për prodhimin e dorezave nga të burgosurit, por akoma përfaqësuesit e firmës bamirëse, nuk janë të bindur se shteti nuk do i përvetësojë të ardhurat e tyre, gjë që ka zvarritur kontratën. Aktualisht në Shqipëri populata e burgut numërohet 914 të burgosur, që do të thotë afër 3 të tillë për 10.000 vetë. Nga këta 6 janë fëmijë në burgun e Lezhës dhe rreth 16 femra në atë të Tiranës.

Vazhdon polemika e ashpër midis francezit Rosh dhe Baletës

Ka disa ditë që në disa organe të shtypit francez, Presidenti i firmës së përbashkët franceze-shqiptare, zoti Rosh po sulmon Abdi Baletën duke e cilësuar si vegël e Sigurimit të Shtetit, si njeri që ngatërroi qeveritarë shqiptarë me njëri tjetrin. Ndërsa Baleta në disa organe të shtypit shqiptar e akuzon zotin Rosh si agjent i komunistëve, si njeri që don të vjedh ekonominë shqiptare. Polemika vazhdon e ashpër. Gjithashtu Rosh mendon, që ta hedh në një gjyq ndërkombëtar çështjen ndaj Baletës. Presidenti i firmës ADA ka përgatitur edhe një përgjigje për shkrimin e A. Baletës të botuar në dy numra të «Republikës», me titull «Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk do të jetë protektorat francez». Këtë përgjigje të titulluar «Teatri komik shqiptar pasurohet me një lojë të re: Abdi Baleta», z. Zhylien Rosh shpreson ta publikojë në gazetat shqiptare.