08/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 shtator 1992

Azem Hajdari për Teodor Kekon

— Koha jonë: — Zoti Hajdari çfarë mendoni për largimin e deputetit Keko nga grupi parlamentar i PD-së? — A. Hajdari: — Mendoj se ai ka qenë shumë i fyer, por akti që ai kreu më duket pak si i përshpejtuar. Teodori kishte mundësi që me frymën e vet demokratike të ndihmonte ardhmërinë e punës në PD e cila duhet t’a rimarrë veten sa më shpejt në mënyrë që të realizojë aspiratat e popullit. — Koha jonë: — A mendoni se do të vazhdojë hemorragjia brenda gjirit të PD-së? — A. Hajdari: — Në rast se njerëzit do t’a kuptojnë se çdo të thotë intolerancë dhe tolerancë ajo nuk vazhdon më. Në rast se intoleranca do të shtohet kuptohet se njerëzit atëherë do gjejnë pozicionin e vet.

Imami i përgjigjet Arbnorit

Në gazetën «Zëri i Rinisë» datë 2 shtator zoti Arbnori në fund të intervistës shkruan: Udhëtonim në një tren, por s’ishim marrë vesh për stacionet: ata zbritën shumë shpejt. (Është fjala për mocionistët). Për këtë zoti Imami iu përgjigj gazetaritet tonë: Treni ishte në kthesë, dyert qenë të hapura, dikush na shtyu, por nuk duhet të harroni se stacioni i fundit është tepër larg.

Manovra lufारake në ishullin e Sazanit

— Presidenti Berisha dhe Ministri Zhuhali asistojnë në këto manovra — Të enjten paradite në orën 11 presidenti Berisha i shoqëruar nga ministri Zhuhali zbritën në bazën ushtarake të Sazanit, për të marrë pjesë në manovrat ushtarake ajrore të bazës së Kuçovës me forcat detare të kësaj baze së Sazanit dhe asaj të Vlorës. Pas shumë vitesh kjo lloj stërvitjeje u krye me armë të vërteta lufारake. Manovrat filluan me goditjet me artileri të rëndë, sulmet në ajër të avionëve dhe veprimet e siluruesve në det. Më pas në veprim hynë edhe mitralozët e flakëhedhësit që shoqëroheshin nga çifte avionësh që sulmonin prej ajrit. Komandanti i Forcave të Armatosura Sali Berisha i përgjegjësi në fund pjesëmarrësit në manovra.

Presidenti Berisha për familjet e Sazanit

Në takimin që presidenti pati me ushtarakët pas përfundimit të manovrave rreth problemit të familjeve të Sazanit tha: «Ne jemi për të respektuar të drejtat njerëzore të këtyre familjeve sepse nuk kanë kushte për të jetuar në ishull. Ja, ju u them se të gjitha familjet do ikin nga ishulli. Kur do ikin? Do tu ndërtomë pallate, do tu krijojmë kushtet. Këtu nuk ka kushte njerëzore për njerëzit për familjet e oficereve. Nuk ka kushte për shkollë për fëmijët e tyre, kurse ata na lypnin t’a largoheshin për arsye sepse burrat e tyre një pjesë janë ushtarakë nëndëshkëm personalisht. Ju ofrojmë: Ju në do të mbeteni aty ku është ishulli (me familjet) problemi. Juve do të …» [pjesa tjetër e tekstit është e vështirë për t’u lexuar]

A KA NEPOTIZËM NË PD?

Siç njoftohemi, këto ditë, drejtori i Telekomunikacionit, u emërua zoti Ardjan Shehu, kushëriri i parë i Ministrit të Shëndetësisë dhe anëtarit të komisionit drejtues të PD-së, zotit Tritan Shehu.

PARTIA SOCIALISTE BËN EFEKTIN E SË KUKUES PËR DEMIN DHE TOREADORIN

Distancimi nga figura e Enver Hoxhës, kalimi i tij në «filtrin e kohës» dhe ballafaqimi me rezultanten e politikës së tij do të ishte detyra e parë e Partisë Socialiste, detyrë të cilën nuk e bëri në kuvendin e saj të parë. Lexoni në faqen 3 shkrimin me titull «Mësim nga historia».

TË REJA NGA PARLAMENTI

Ligji i ri, që u miratua në Parlament për doganat favorizon në mënyrë të ndjeshme zhvillimin e tregtisë për… anijet kozmike. I bëjmë të ditur të gjithë tregtarëve të mëdhenj dhe të vegjël se ligji i ri e favorizon këtë lloj tregtie, se dogana për këtë artikull është më e ulta, 5%. Prandaj, o burra, të bëjmë tregti me anije kozmike.

Vazhdon veprimtaria e poliagjentëve në PD

Në një nga mbledhjet e fundit të grupit parlamentar të PD-së, një natë më parë se Teodor Keko të shpallte largimin e tij nga ky grup, në mungesë të tij zoti Keko u quajt P.I.A.N.E.C, nga një prej personaliteteve kryesore të vendit. Fakti që ka dalë ky sekret tronditës dëshmon se megjithë largimin e disa «agjentëve» të PD-së nga ky grup, mes deputetëve ekzistues të PD-së vazhdon aktiviteti i spiunëve. Këtë njoftim e publikojmë për të vënë në dijeni zotin Blerim Çela që të vazhdojë të jetë vigjilent në luftën kundër spiunëve brenda radhëve të PD-së.

Teodor Keko për vete

Që kur jam ndërjerë koshient që kam një emër dhe një kombësi, kam synuar të realizoj dy gjëra në jetën time: Ta mbaj familjen me bukë me njerëzen time dhe dhe tu lë fëmijëve një emër të mirë. Kuptohet, familja ime përbëhet nga njerëz me kombësi shqiptare. Të dyja këto synime të mia unë i kam realizuar dhe ato nuk janë arritur nëpërmjet PD, madje edhe po të jetë e interesuar kryesia e PD që këto synime të bojkotohen, është krejtësisht e pafuqishme të ndikojë. Prandaj deklarata ime është e nxitur vetëm nga arsye politike dhe jo nga arsye ekonomike e karrieriste.

Një shqiptare 17-vjeçare e përdhunuar

Padova: Për një muaj ajo mbahej e mbyllur në apartamentin e saj duke u rrahur e përdhunuar gjatë gjithë kësaj kohe, derisa karabinierët italianë ndërhynë duke e liruar dhe duke kapur keqbërësin. Bëhet fjalë për një djalë edhe ky 17-vjeçar, me inicialet M.S., i lindur në Shqipëri; me rezidencë në Ferrara dhe me shtëpi në Villafranca të Padovas.

Azem Hajdari proteston

Në seancën parlamentare të ditës së enjte mori fjalën edhe deputeti i PD z. Azem Hajdari, i cili protestoi ndaj fyerve, shpifjeve e denigrimeve që po i bëhen figurës së tij. Për këtë ai kërkoi kryesisë së Kuvendit Popullor të ngrejë një komision parlamentar për të verifikuar veprimtarinë e tij, konkluzionet e të cilit i paraqiten parlamentit brenda një muaji.

Bllokohet në Shqipëri një peshkarexhe nga Monopoli

Motobarka italiane «Occio di falco» u kap nga policia lokale e Vlorës të shtunën e kaluar, ndërsa po peshkonte ilegalisht në ujërat tona territoriale. Në bord ishin shtatë veta nga Monopoli midis të cilëve edhe kapiteni Cosimo Tarantino 55-vjeç. Të hënën që shkoi familjarët e ekuipazhit pritën me lot. Të hënën që shkoi familjarët e ekuipazhit të dukur dhe u kërkua që të nxirrte një vendim nga autoritetet shqiptare. U kërkua dhe nëntë burra e Ambasada italiane që të mos konfiskohej barkë, por të paguhej një gjobë sa do e lartë që ishte. Në peshkarexhe u gjetën 284 kg. peshk. Këto të fundit së bashku me motobarkën u konfiskuan. Ndërkohë kushtet e ekuipazhit që ndodhet në disa familje të Vlorës, janë të mira.

Ndryshime në gazetën «Koha Jonë»

— Marash Mirashi jep dorëheqjen — Para disa ditësh redaktori ynë Marash Mirashi, paraqiti në redaksi dorëheqjen e tij. Ky gazetari i cili padyshim ka merita në nivelin e kësaj gazete, dorëheqjen e ka… nuk denjoi të paraqiste arsyet e dorëheqjes.

Redaksia

— ALEKSANDËR FRANGAJ — Kryeredaktor — ARMAND SHKULLAKU — BEN BLUSHI — ZEF SHTJEFNI — DRITAN KABA — Fotoreporter.