FILLON RIKTHIMI I PASURIVE TË SEKUESTRUARA
Kryetari të Kuvendit Popullor zoti Pjetër Arbnori me vendim të Gjykatës së Tiranës, i kthehen 39 napolona ari dhe 88992 lekë të vjetra
VENDIM
«NË EMËR TË POPULLIT»
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E RRETHIT TIRANË
Tema e përvetësimit të pasurive të sekuestruara prej komunistëve është tema e ditës. Çështja e parë gjyqësore dhe vendimi i datës 4.9.1992 në Gjykatën e Rrethit Tiranë për personin civil Vasil Çe[...]es[?] (Vasil Plaku) kanë pasur jehonë të madhe. Në këtë vijë po botojmë të dytën çështje gjyqësore me vendim të datës 7.9.1992 ku Gjykata e Rrethit Tiranë e përbërë:
KRYETAR: Idriz Mema
SEKRETARE: Klevisa Rrefi
PADITËS: Pjetër Arbnori i biri i Qazimit, datëlindja 1935 lindur dhe banues në Tiranë me profesion skulptor i datëlindjes, përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj
E PADITUR: Ministria e Financave e përfaqësuar nga Galie Zylfiu e paditur.
OBJEKTI: Kthimi i pasurisë së sekuestruar me vendim nr. 204, të 1982.
VERETI[?]: Në seancën gjyqësore të datës 24.7.1992 paditësi Pjetër Arbnori përmes avokatit të tij deklaroi se me vendimin nr. 204, datë 30.9.1982 të Gjykatës së Rrethit Tiranë i është sekuestruar pasuria e luajtshme me vleftë 88992 lekë. Kjo pasuri në të vërtetë është sekuestruar për shkak të dënimit të tij penal për veprën kundër shtetit dhe ekonomisë. Me vendim nr. 131, dt. 7.7.1992 është deklaruar i pafajshëm dhe po ashtu është rehabilituar për të gjitha pasojat që kanë ardhur nga dënimi. Për këtë arsye kërkon që t’i kthehet shuma prej 88992 lekësh të sekuestruar me vendimin e mësipërm.
Ministria e Financave e përfaqësuar nga përfaqësuesja e saj pretendoi se padia duhet rrëzuar pasi nuk i drejtohet subjektit të drejtë sepse pala e paditur duhet të jetë Banka e Shtetit Tiranë me të cilën provon me urdhër xhirimi, ndodhur në dosjen hetimore. Në seancën e pajtimit paditësi Pjetër Arbnori me autorizim u paraqitën në seancë si e paditur Drejtoria e Arkivës së Ministrisë së Brendshme, e cila deklaroi se padia është e bazuar në ligj dhe si e tillë ajo pranon kërkesën.
GJYKATA:
Pasi shqyrtoi çështjen e vendimin penal nr. 204 datë 30.9.1982 dhe vendimin penal nr. 131 të Gjykatës së Rrethit Tiranë të datës 7.7.1992, dëgjon pretendimet e paditësit, përfaqësuesin e palës së paditur, konkluzionet e prokurorit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi.
VËREN:
Me vendimin nr. 131 dt. 8.7.1992 Gjykata e Rrethit Tiranë ka vendosur: «Ndryshimin e vendimit nr. 204 datë 30.9.1982 lidhur me dënimin e Pjetër Arbnorit, rehabilitimin e tij për të gjitha pasojat e vuajtjes së dënimit dhe pasojat e tjera penale, me përjashtim të konfiskimit të pasurisë e cila është lënë në fuqi». Mbi vendimin e cituar sipas ankimimit të Prokurorit të Rrethit Tiranë është gjykuar Kolegji Penal i Gjykatës së Kasacionit i cili me vendimin nr. 1514 datë 30.6.1992 ka lënë në fuqi këtë vendim. Si rrjedhim VENDIMI nr. 204 datë 30.9.1982 ka marrë formën e prerë. Në përmbajtjen e vendimit nuk ka patur konfiskim të pasurisë, por vetëm sekuestrim të pasurisë së luajtshme me vleftë 88992 lekë në favor të shtetit. Nga përmbajtja e vendimit penal nr. 204 datë 30.9.1982 rezulton se sekuestrimi i pasurisë së të paditurit Pjetër Arbnori është bërë jo për vepër penale të karakterit ekonomik, por nga që me datë 8.6.1982 i është gjetur valuta si 39 napolona ari dhe 80992 lekë të vjetra. Pasuria e sekuestruar është bllokuar në hetuesi e cila sipas urdhrit të veçantë nr. 42 dt. 23.11.1982 ju dorëzua Bankës së Shtetit Tiranë. Neni 470/2 i Kodit Civil parashikon se padia për kthimin e asaj që është marrë pa të drejtë parashkruhet me 10 vjet. Kjo periudhë e parashkrimit ka filluar qysh më 1982, por e ndërprerë nga fakti se paditësi kreu dënimin me burg dhe pas daljes nga burgu më datë 12.8.1992 ai i është drejtuar gjykatës. Duke konsideruar se pasuria e sekuestruar ndodhet në bankë, në administrim të shtetit dhe jo të Ministrisë së Brendshme, padia duhet të drejtohet kundër Ministrisë së Financave. Për sa më sipër gjykata çmon se padia është e drejtë dhe duhet pranuar.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata në bazë të nenit 131 të K.Pr.Civile
VENDOSI:
Detyrimin e Ministrisë së Financave për t’i kthyer paditësit Pjetër Arbnori 39 napolona ari dhe 88992 lekë të vjetra të cilat janë sekuestruar me vendim nr. 204, datë 30.9.1982. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Kasacionit brenda 10 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.
U shpall në Tiranë më 22.4.1992.
SEKRETARE
(Lulzim Bashuri)
GJYQTARI
(Vasil Plaku)