19/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 shtator 1992

ARREST I DYSHIMTË I RAMIZ ALISË

Në fund të fundit fushata e shtypit për arrestimin e Ramiz Alisë u konkretizua të shtunën por me një defekt jo të vogël. Ramiz Alia nuk u transportua në qeli. Ai u kondicionua me arrest shtëpie. Edhe një herë u provua se kërkesat dhe parashikimet e shtypit reflektojnë jo pak në vendimet e qeveritarëve dhe pushtetarëve. Por sidoqoftë vendimi për arrestimin e ish-presidentit që me plot gojën duhet të quhet akt politik zgjohen edhe parashikuesit me entuziazëm dhe me të ngritur në tre elementë. Ai zhgënjeu edhe me të informuarit për ditën e ekzekutimit, për mënyrën e ekzekutimit dhe për formulimin e akt-akuzës. Dje, në orët e para të shtatorit dy gazetare të Agjencisë Telegrafike Shqiptare si dhe një korrespondent i AFP-së lajmëruar, siç, thanë, për arrestimin, pritën deri vonë në mbrëmje poshtë ballkonit të ish-presidentit. Të njëjtën gjë bënë të nesërmen dy korrespondentët e Associated Press, por për fatin e keq të gjitë këtyre vendimi u ekzekutua të shtunën. Çfarë u vendos nga e enjtja deri të shtunën dhe kuptuan edhe dhe ditë më shumë, Ramiz Alisë apo avre qekishin në dorë arrestimin e tij, është evidente dhe e qartë si drita e diellit. Një mekanizëm shumë i brendshëm dhe deri misterioz ishte ai që imponoi vonesën dhe që më në fund, pas dy ditësh të tensionuara përcaktoi mënyrën e ekzekutimit që përbën elementin e dytë të procedurës. Pra u inventua ajo që duhet të jetë konsideruar si formula më komode për të kënaqur të gjitha palët e interesuara duke përfshirë këtu edhe vetë Ramiz Alinë: arresti shtëpiak. Elementi i tretë i paparashikuar ishte justifikimi zyrtar që iu bë arrestimit. Sipas televizionit shqiptar që përcolli akt-akuzën Ramiz Alia u mbajt në arrest shtëpie për shpërdorime dhe abuzim posti, akuzë shumë e papërcaktuar dhe shumë e paparashikuar edhe nga vetë aderit aktualë të PD të cilët gjatë mitingjeve të zgjedhjeve lokale në mënyrë sistematike kërkonin dënimin e ish-presidentit për genocid. Megjithatë hartuesit e kësaj akuze janë treguar sa amorfe aq edhe oportunistë të së ardhmes pasi sintagma — abuzim posti — nëser, në varësi të trysnive nga poshtë, nga maja e djathtas mund të konvertohet shumë lehtë në një akuzë të mirëfilltë politike. Ndërkohë që mekanizmi i sipërpërmendur funksiononte, Ramiz Alia shkruan dhe boton pikërisht ditën e arrestimit një shkrim me titull «Përse kërkohet arrestimi im», që duke mos qenë rastësisht koincidues me ditën e arrestimit dëshmon jo dhe aq për nuhatjen e tij se sa për diçka që falë atij mekanizmi ai duhet të dinte. Në shkrimin e cituar ish-presidenti shfaqet tepër i kërcënuar dhe cinik. Ai edhe vetë përjashton dhe nuk i frikësohet shumë akuzës për shpërdorime ekonomike së cilës edhe hi ka kushtuar më pak se 1/4 e shkrimit. Ai i referohet ndjeshëm partisë në pushtet, klaneve të saj, carjes së saj por pikërisht në këtë pikë është kontradiktor dhe dekonspiron mekanizmin ingranazh i të cilit duket se është dhe vetë. Duke akuzuar dy krerët e PD, konkretisht jogistët e ballistët dhe të përjashtuarit nga kjo parti ai le në hije atë krah i cili realisht ka në dorë arrestimin e tij. Pra ai u frikësohet më tepër atyre që kërkojnë kokën e tij se sa atyre që aktualisht kanë fuqinë ta presin atë. I frikësohet më tepër turmës që bërtet se sa xhelatit që vret. Ai thotë tekstualisht: «Njëra palë sulmon tjetrën duke e quajtur armiqësiste dhe tjetra për të hedhur poshtë këtë akuzë kërkon që R. Alia të shkojë në gjyq, duke e denoncuar palën tjetër, se gjoja e pengon këtë gjë. Ky pohim në qoftë se nuk është një lapsus është një kërcënim por sigurisht jo ndaj jogistëve sepse këta siç e jep dhe vetë Alia janë në të vërtetshmit që kërkojnë arrestin e tij. Kërcënimi i tij është i hapur në epilog të shkrimit kur ai shkruan se «unë nuk mund të mos flas e të them çdo gjë që e gjykoj të nevojshme». Në fakt çarja e PD ashtu siç shkruan edhe ish-presidenti e afroi në kohë vendimin sepse qëndrimi ndaj tij minonte ose riste kredibilitetin e secilës palë. Ramiz Alia përmend gjithashtu edhe fenomenin lindor që që edhe ky e ka afruar në kohë dhe në hapësirë arrestin sepse shqiptarët e kanë provuar se solucionet politike të lindjes i kanë përkthyer jo rrallë si të tyrët. Megjithatë një arsye tjetër e sigurt që deri diku është e lidhur me të parën por që gjithsesi është më personale dhe që gjithsesi ka ndikuar seriozisht në përshpejtimin e marrjes së vendimit përbën përpjekjet e kohëve të fundit që tentonin të kalonin nëpër një filtër të ri faktësh lidhjen e ish presidentit komunist Alia me presidentin demokrat Berisha. Arsye tjetër që të paktën është e katërta por jo e fundit ndër arsyet deri tani të njohura është ajo që Ramiz Alia, deri tani me «bllokmenin» ndër bllokmenët, që nuk dihet me se e ka blerë lirinë e vet të deritanishme dhe fakto e firmosi urdhërin e arresti të vet që në dhjetor 1991 kur pranoi alternativën për burgosje të ish-bashkëpunëtorëve të tij të partisë së punës. Por ashtu si Ramiz Alisë iu kthye në bumerang ai kompromis ashtu edhe pushtetarët të sotëm mund dhe do t’u kthehet në bumerang vendimi gjysmak dhe i dyshimë arresti shtëpiak. Kundërshtarët politikë do të tregohen aq të shkathët sa ta përdorin atë, për të minuar politikën zyrtare. BEN BLUSHI

Sali Berisha në klubin «Çupi»

Siç bëhet e ditur, ditën e mërkurë rreth orës 10.00 zoti Sali Berisha frekuentoi klubin «Çupi». Kështu, më në fund, përveç frekuentuesve të njohur si Zogaj, Pashko, Imami, Ceka, Hajdari, Tozaj, Demeti, Trako, Peshkëpia dhe shumë «armiqve» të tjerë të PD-së, bëhet klient i këtij «klubi» edhe zoti Berisha. Aty ndodheshi shumë nga «armiqtë» e PD-së, në kohën kur zoti Berisha pinte kafenë. Çdo të shkruajë RD-ja tani? Mos vallë edhe Presidenti na del «armik» i PD-së?!

Arritën në Lezhë për kontroll në «Koha Jonë» grupet e 20-të dhe të 21-të

Gjatë kësaj jave arritën në qytetin e Lezhës për të kontrolluar gazetën e pavarur «Koha Jonë» grupet e 20-të dhe 21-të nga dikasteret qendrore të Republikës. Grupi i 20-të përbëhej nga specialistët e Kontrollit të Shtetit zëvendëtrinj të Bashkim Spahia dhe Ymer Siafa. Saktësuesit se janë pikërisht këta të dy pjesëtarë të grupit të parë të Kontrollit në muajin prill të këtij viti. Ata janë futur këtu ditë dokumentat bankare të gazetës private «Koha Jonë», të cilat sipas ligjeve në fuqi nuk kanë të drejtë të kontrollojnë privatët, përveç Policisë Financiare dhe Degës së Tatim-Taksave. Ndërsa grupi i 21-të arriti një ditë pas të 20-it i përbërë nga financierë, një kolonel dhe dy togerë, të cilët donin të verifikonin problemin e vendosjes së përforcuesit televiziv RAIDUE për qytetin e Lezhës. Saktësuesit se grupi i 20-të ishte i autorizuar nga Blerim Cela, kurse i 21-ti nga Safet Zhulali. Megjithëse edhe këta rradhë nuk kishte përfaqësues direkt nga Presidenca e Republikës pritet të vijë për vizitë në qytetin e Lezhës vetë zoti Sali Berisha.

LEXONI NË FAQEN 3 — KOHA ËSHTË E MASKARENJVE, POR SHQIPËRIA DO TË JETË E SHQIPTARËVE. — Intervistë e zotit NERITAN CEKA.

Sqarim për grupet e Kontrollit të Qeverisë «në Koha Jonë»

Megjithëse vazhdon edhe më ashpër tendenca ndaj gazetës së pavarur «Koha Jonë» njoftojmë të gjithë grupet e kontrollit që kanë ndërmend të vijnë për kontroll se orari i pritjes së tyre do të jetë çdo ditë nga ora 10⁰⁰ deri në ora 12⁰⁰. Sqarojmë se një punonjës i gazetës «Koha Jonë» do të paguhet vetëm për të pritur e përcjellë kontrollet që do të vazhdimisht. Kurse ditën e dielë do t’i ekspozojmë në korridorin e ndërtesës ku kemi zyrat, të gjithë dokumentat që kërkojnë grupet e Kontrollit. Ju mirëpresim! DREJTORIA E GAZETËS SË PAVARUR «KOHA JONË»