Plasaritët karrigia e BERISHËS
Gazeta Greke «Eleftherotipia» në numrin e saj të datës 14 Shtator 1992 boton një artikull të korrespondentit të saj për çështjet e Ballkanit, Taqi Diamanti me titull «Plasaritët karrigia e Berishës».
... Akuza kryesore që rëndon presidentin Berisha është vendosja e shtetit monist (njëpartiak) dhe përqëndrimi pothuajse i të gjithë pushtetit në duart e veta dhe se qëllimi i tij është të ruaj pushtetin, një qëllim për të cilin ka sakrifikuar dhe reformat e nevojshme që i duhen vendit. Shtojmë se me politikën që ushtron Berisha me Partinë Demokratike e ka lënë vendin pa një plan të rregullt ekonomik, si rrjedhim i të cilit është thelluar varfëria dhe bashkë me të edhe zhgënjimi i popullit, i cili pas votës së protestës në zgjedhjet rajonale të Korçës u shfaq në mënyrë vërtet domethënëse këtë radhë me ngjarjet e Policisë, muajin e kaluar. Të gjithë besojnë se do këtë vazhdim, ndërkohë që dimri që po afrohet dhe di gjë shqiptarët të përpiqen përsëri të mbijetojnë nëpërmjet ndihmës humanitare ndërkombëtare dhe emigrimit të një vije për jashtë shtetit. Me artikuj të shkruajtur nga vetë ata por veçanërisht nga debate, ish pjesëtarë të Parisë Demokratike akuzojnë Berishën dhe Partinë Demokratike, se përzunë njerëz të aftë dhe me mekanizmi shtetëror thjesht dhe për të vetmen arsye se nuk ishin të partisë ose nuk ishin dakort me ta, fishinë prej artiste anëtarë themelor si Gramoz Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj, Mitro Çela ngaqë guxuan të ushtrojnë kritikë ndaj partisë dhe sidomos ndaj vetë presidentit Berisha, ku pjesë kërkohen se presidenti he zhek para hapur... [pjesa e poshtme e kolonës është e prerë] je një qëndrim të shpejtë dhe kjo do të pasohet edhe nga një qëndrim i qeverisë sonë. Kështu do të shpjegohet ajo pjesë e ...[?] ... i cili përfundimisht duket se s’përputhet më me këtë propagandë. Kjo atmosferë ngecësore më shumë prej filtrimit në radhët e partisë të elementëve promonar[k]ikë, si edhe elementëve ish partisë nacionaliste «Balli Kombëtar», që fitojnë vazhdimisht terren dhe minoritarin ose shkaktojnë episode që të ngjallin dyshimin se Sali Berisha nuk kontrollon plotësisht situatën. Në zgjedhjet e Marsit të kaluar, Sali Berisha kishte arritur krijimin e një «aleance» të Partisë Demokratike me të gjitha partitë e tjera të vogla, një front të përbashkët kundër Socialistëve. Sot, në gjendjen e re të krijuar, vihet re një rirënditje e forcave politike, me orientime të reja, ndërkohë që partitë anëtare të ish «aleancës» fillojnë të kthehen kundër Partisë Demokratike. Partia Socialiste, e mbas fitimeve që mblodhi në zgjedhjet rajonale të K[?] ... pret zhvillimet e mëtejshme dhe të gjithë e më shumë shpejt do të gjendet ajo në epikendër e një «aleance» të re, e një fronti të ri, këtë radhë kundër Partisë Demokratike. Në këtë front, nga ana tjetër, besohet se do të hyjë dhe grupi i të 10-ve, të zgjedhurit nga partia, anëtarë të parlamentit, që pritet së shpejti të bëhen më shumë. Dhe nëse sa arrijnë të plotësojnë numrin 24, atëherë me forcën e Socialistëve dhe të partive të vogla do të hapin shumë telashe për Partinë Demokratike, që do të humbasë dy të tretat që kishte deri tani në parlament. Dhe gjërat priten të keqësohen më shumë, kur të paraqitet për miratim në Parlament Kushtetuta e re e vendit, në të cilën, siç thuhet, përcaktohet se presidenti i vendit do të kontrollohet drejt për drejt nga populli, gjë do të thotë se Sali Berisha duhet të kërkojë udhëzimin e popullit, të cilën e ka dyshimtë nëse e mund ta marrë më. Për historinë, nuk mungojnë këtu. Shumë vlerësime përputhen se shumë shpejt do të ndodhë pranvera e ardhshme — Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Tashmë, me mungesën e veprës qeverisëse dhe me gjendjen që është krijuar nuk përjashtohet mundësia që partitë e vogla të tërheqin anëtarët e tyre që janë në qeveri, nëse nëse Sali Berisha nuk do të bëjë asnjë figurim të ri të paktën sa për sy e faqe. Një ...[?] ... e parakohshme, brenda vitit të ardhshëm, ...[?] ... në mënyrë ...[?] ... Athemë, kundërshtarët e Partisë Demokratike do të jenë Partia e Qendrës një parti e re, në spektër të cilës janë duke u ...[?] ... tashmë të përfshirë grupit intelektual të Gramoz Pashkos. Dhe këtë radhë, siç thuhet, nuk do të jetë më e mundur përdorimi i «armës» së Amerikës, sepse dolli i pavlerë, as për ...[?] ... e nacionalizmit, i cili tashmë është bërë «bumerang» edhe për vetë Partinë Demokratike. Si të thuash, «hamë» vëzhgues, koha e «cirakëve magjistarë» të Demokracisë po mbaron në Shqipëri dhe po vjen koha për një politikë serioze.