Ish-shefi i shqypit të KQPPSH Meh(m)et Elezi akuzon ish-zv. kryeministrin Pashko për korrupsion droge
Në gazetën «Illyria» të New Yorkut në një shkrim të shkruar me ngut nga ish-shefi i sektorit të Shtypit të KQ të PP-së dhe ish-shefi i KQ të Rinisë së PP-së, sot Këshilltar i Presidentit Berisha, zoti Mehmet Elezi shkruan, ndër të tjera, se ka mundësi që ish-qeveritarët të jenë implikuar në tregtinë e drogës në Shqipëri.
Ai përmend zotin Pashko, i cili është akuzuar nga shtypi si kontrabandist. Ai me një zotësi dheplrake, por pa asnjë fakt e quan si pjestar i mundshëm i këtij skandali. C’mendon vallë Gramoz Pashko për këtë deklaratë? Megjithëse kjo është një akuzë pa fakte, gjithsesi është akuzë dhe e rëndë, për më tepër e bërë jashtë Shqipërisë. Por sa e vërtetë është kjo? Mbetet që pala e akuzuar, pra zoti Pashko të prononcohet në shtyp për vërtetësinë apo mos vërtetësinë e akuzës së shefit të shtypit të PPSH. Lexoni në faqe 5