GRAMOZ PASHKO PERGJIGJET: Shpjegimet dhe Provat rreth kontrabandës së drogës, kërkojani Mehmet Elezit jo mua
GRAMOZ PASHKO PERGJIGJET:
Shpjegimet dhe Provat rreth kontrabandës së drogës, kërkojani Mehmet Elezit jo mua
I pyetur nga kryeredaktori ynë Aleksandër Frangaj lidhur me akuzën që Mehmet Elezi ish sekretari i KQ të Rinisë, kryeredaktor i Zërit të Popullit, shef i shtypit i KQ të PPSH, Anëtar i KQ të PPSH dhe sekretar i Komitetit të Partisë të Elbasanit, i bën atij për kontrabandën e drogës, zoti Gramoz Pashko u përgjigj:
Tashmë u bë zakonshme në gjuhën e kundërshtarëve të mi të flasin pa prova. Mirësh ata ende nuk po çuan të kuptojnë se çdo fjalë që nxjerrin dhe i japin publikut të gjerë, i ngarkon ata me përgjegjësi, i detyron ata të japin shpjegime, dhe jo mua.
Nuk mendoj t’i bëj analizë kësaj akuze të kohëve të fundit, e cila është në radhët e të tjerave. Aq më tepër as kam ndërmend të merrem me personin që ma bën akuzën dhe as të shpjegoj arsyet pse ma bën. Për këtë to mund të mbusheshin faqe të tëra, por do të ishin të tepërta në një kohë kur publiku ynë ka halle të tjera shumë më të mëdha e për të cilat kërkon përgjigje sot.
Por desha t’i drejtohem opinionit publik, të gjykojë fare pak vetë për faktin e thjeshtë se përse akuza më bëhet jo në Shqipëri por në Amerikë, përse më bëhet pikërisht nga Mehmet Elezi, benimini permanent i të gjithë presidentëve të Shqipërisë, dhe përse pikërisht më bëhet në këtë kohë?
Për vërtetësinë e kësaj akuze publike dhe ndoshta për dicka më tepër, gjatë kësaj jave gazetari ynë do të takohet me zotin Mehmet Elezi dhe do t’u informojë më nurnat më të afërt.
PJETER ARBNORI ka nëshkruar kontratën e bashkëpunimit me sigurimin e shtetit
«PARA NJË VDEKJEJE ME NDER DHE LAVDI KAM ZGJEDHUR TË MBIJETUARIT ME TURP»
Është kjo një deklaratë e DOM SIMON JUBANIT në një intervistë në numrin e parë të gazetës së pavarur «Lajmëtari» të Shkodrës.
Pyetjes së bërë: «Thatë se parlamenti ynë nuk ka desidentë, desha të ju kujtoj desidentin e 28 vjetëve burgim, shefin e Parlamentit shqiptar, zotin Pjetër Arbnori», Dom Simon Jubani i përgjigjet: «A, a, në asnjë mënyrë. Thuhet se Pjetër Arbnori është desident, kurse në fakt ai e ka nëshkruar kontratën e bashkëpunimit me sigurimin e shtetit, menjëherë pas dënimit me vdekje. Ta provojnë e hapin dosjet. Zoti Arbnori ma ka thënë me gojën e vet kur kemi qenë sëbashku në burg së para një vdekjeje me nder dhe lavdi kam zgjedhur të mbijetuarit me turp. Pjetër Arbnori nuk përfaqëson as katolikët dhe as myslimanët desidentë të Shkodrës. Ai përfaqëson interesat e tij personale dhe të klanit ku bën pjesë. Kështu nuk ndërtohet demokracia në Shqipëri».
Mendojmë se kjo deklaratë nuk ka nevojë për koment, por vetëm një pyetje dheshëm të bëjmë: A do të hapen vallë dosjet e politikanëve nga ky parlament shqiptar?
AMBASADORI AMERIKAN RAJERSON MUND TË LARGOHET NGA SHQIPËRIA
Sipas burimeve të mirëinformuara mësohet se William Rajerson, ambasador i SHBA-së, mund të largohet nga Shqipëria.
Shqiptarët nuk e kanë të lehtë vetë Rajerson ai që e merr këtë vendim. Ambasadori ka shprehur gjithnjë në Tiranë dhe më të lidhin shumë kujtime.
Shqiptarëve mbërrimi Rajerson iu kujton krahu e djathtë të Sali Berishës në mitingjet e 22 marsit.
Duket se tërheqja e ambasadorit pëlqehet nga ndërmarrë i kursit të politikës amerikane ndaj Shqipërisë dhe nga fitorja e mundshme e demokratit Klinton.
NË NUMRIN E ARDHSHËM:
— «LA GRANDE EUROPE» në Paris. —
— Po diversitetit, jo nacionalizmit
Nga PREÇ ZOGAJ
DUKE KËRKUAR TË VËRTETËN PËR DIASPORËN
— Shënime udhëtimi nga SHBA —
— NGA NIKOLLË LESI —
— Në të tjera do të lexoni:
— Në opozicion është diaspora shqiptaro-amerikane me qeverinë e sotme shqiptare.
— Si e njohin shqiptaro-amerikanët zotin Abdi Baleta, në kohën që ai ka shërbyer në diplomacinë e kohës së Enverit në New York.
— Në cilët restorante hanë pushtetarët tanë kur venë në New York dhe kush paguan. Kush i pret dhe çfarë përfiton Shqipëria prej tyre.
— Çfarë siguracionesh mori gazetën «Koha Jonë» nga përfaqësues të OKB-së.
— Pse udhëtoi për në SHBA zoti Blerim Cela.