28/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 nëntor 1992

QEVERIA E STABILITETIT DHE MISTERI I SAJ

Një orë pas mesditës së 4 Dhjetorit 1991, në një konferencë entuziaste shtypi, kryetari i PD, dr. Sali Berisha, shpalli tërheqjen e ministrave demokratë nga qeveria e stabilitetit. Shkaku që mosplotësimi i kërkesave të shtruara nga Këshilli Kombëtar i PD- më 26 nëntor 91 si dhe intoleranca e pushtetmbajtësve komunistë, siç u shpreh ai. Nënkryetari i PD dhe Kryetari i grupit parlamentar Neritan Ceka i mbërritur 6 minuta më vonë nuk mundi ta ndalonte. Ai vetëm arriti t’i shkruante mbi fletën e parë të deklaratës lajmin e shumëpritur. Nexhmije Hoxha arrestohet në ora 14⁰⁰. Duheshin edhe 45 minuta që të ndodhte kjo. Sidoqoftë gjithçka kishte marrë fund. Kualicioni që shpërbërë dhe në fillim të dimrit, Shqipëria që përfshihej nga një elektrizim i ri politik që do të përcaktonte në fund të fundit të ardhmen e saj. Tërheqja e Ministrave (vijon në faqe 4) BLENDI FEVZIU

Bulqizë : 34 ditë grevë në vazhdim

Siç na informon kryetari i komisionit të grevës së minatorëve të Bulqizës, zoti Iljaz Bardhi, 5600 minatorë dhe familjet e tyre sot mbushin 34 ditë të grevës së tyre. Kërkesat e tyre ekonomike nuk kanë gjetur fare përkrahje tek qeveritarët tanë, bile këta nuk kanë pranuar as ta presin për bisedime kryesinë e grevës. Nga ana e qeveritarëve bisedime grevistët e Bulqizës. Ndërsa ministri Ruli nuk pranon që t’u paguhen ditët e grevës këtyre minatorëve. Greva vazhdon, ndërsa gjendja e minatorëve, për ditë e më tepër keqësohet. Ka familje që kanë kërkuar lekë paradhënie në ndërmarrje për të blerë bukën, por ministri i minierave ka dhënë urdhër nëse do të jepet paradhënie drejtorët do të pusho- torë qeveritarëve është kërkuar që të arrestohet kryetari i sindikatës zoti Hidër Buci. Zoti Safet Zhulali, deputet i kësaj zone nuk shkon për verifikimin e gjendjes, ku sipas informacioneve, është tepër i rëndë, por bën presione për arrestimin e kryetarit të sindikatës. Kryesia e grevës ka kërkuar të martën në orën 21.30 takim me Presidentin Berisha, po ai nuk i pranoi për pushohen nga puna. Në mbështetje të kësaj greve janë hedhur në grevë plot 7 ditë edhe minierat e kromit në Prrenjas dhe Pojskë të Pogradecit. Çdo të bëhet vallë me këta mijëra minatorë dhe me familjet e tyre që kanë më se një muaj që presin të ju jepen të drejtat nga Qeveria e tyre. Përse hesht Qeveria? Po RTV-ja?

monopol mbi mjetet tona të informimit

— Kohët e fundit ju jeni shprehur në mënyrë kritike për forcat politike si këtu si në Kosovë dhe me një farë rezerve do të thosha se nga informacioni që vjen në Shqipëri dhe që ne konsultojmë duket sikur Lidhja Demokratike e Kosovës ka Monopolizuar gjithë politikën e Kosovës. Në fakt në Kosovë veprojnë edhe shumë forca të tjera politike të cilat shumë pak njihen. Si e shpjegoni këtë? — Nuk është problemi tek monopolizimi i gjithë politikës prej një partie. Në jetën kosovare veprojnë dhjetë-pesëmbëdhjetë parti politike shqiptare dhe secila ka vendin e vet. LDK është partia më e madhe, me numrin (vijon në faqe 2)

Adem Demaçi: Shqipëria është e gatshme të luftojë për vëllezërit e vet

— Cili është mendimi juaj për politikën e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës? A mendoni se ajo ka evoluar? — Ne nuk mendojmë se kjo ka evoluar. Gjithmonë, edhe Sali Berisha edhe parlamenti shqiptar e ka pranuar Republikën e Kosovës. D.m.th. se Shqipëria nuk ka kurfarë pretendimesh territoriale ndaj Kosovës. Nuk ka që- (vijon në faqe 2)

Sali Berisha

Është shumë e rëndësishme për mua që të jem i veshur bukur Lexoni në faqe 5

Shqipëria kërkon të ndryshojë

Lexoni në faqe 3 PREÇ ZOGAJ

Rexhep Qosja :

Partitë tona kanë vënë monopol mbi mjetet tona të informimit Kohët e fundit ju jeni shprehur

Deputeti Ridvan Peshkëpia i drejtohet frymës së kushtetutës

MEMORÁNDUM DREJTUAR ZONËS ELEKTORALE NUMUR 67 . SARANDË Duke ju falenderuar për besimin që treguat më 22 mars të vitit në vijim, kur me votat tua-ja më pranuat t’ju përfaqësoj në parlamentin shqiptar; Duke u nisur nga i vetmi motiv demokratik se asnjëherë nuk kam ndërmarrë ndonjë akt politik ose ndonjë qëndrim parlamentar, pa pasur kujdesin që të mos shkëputem Duke u nisur nga fakti se sot po bëhet zhurmë demagogjike e spekulative kundër personit tim, pa marrë fare në konsideratë mendimin tuaj; Duke u nisur nga principet e shenjta demokratike, për të cilat unë jam angazhuar para jush e nuk do t’i shkel asnjëherë, pa përfillur asnjë lloj rrethane, qoftë kjo edhe kundër interesit tim, në emër të lirisë, dinjitetit dhe personalitetit të njeriut, për të cilat unë do të luftoj gjithmonë, më lejoni t’ju drejtoj këtë memorandum për të sqaruar qëndrimin tim para jush, si të vetmit njerëz, përballë të cilëve kam obligimin tim moral e ligjor për (vijon në faqe 2)