20/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 janar 1993

LIDERSHIPI SHQIPTAR Nxit TENSION NË VEND

Kryeartikulli ynë: Po të hedhësh një vështrim atmosferës së përbashkët të jetës në vendin tonë, ajo çfarë konstatohet së pari dhe ajo që konstatohet së dyti, gjithsesi tri gjërave, është gjithsesi tensioni. Njerëz kudo janë të nervozuar ose të trishtuar, ose të [paqartë]... Njerëzit e nervozuar ndihen shumë e shumë njerëz që duan të punojnë ose përparojnë në detyrimet e tyre, hasin hap pas hapi, në absurditetin e [paqartë]ve që kanë hipur në pushtet ose kanë hyrë në aparatet e shtetit, të [paqartë] me paaftësinë e tyre, pashembullt, me burokracinë dhe anadollakërinë, përçellin vetëm ab- ...sion, sharje, kërcënim i pakufi në vetë shtypin e Partisë që ndodhet totalisht në pushtet, pra i PD. Pjesa më e madhe e njerëzve që lexon këto gazeta, e hap gazetën me frikën e atij që pret disa shkrepëtima t’i nxjerrin sytë. Televizioni shqiptar natë e ditë transmeton gjyqe, dhe kur nuk ka seancë aktuale gjyqësore, domosdo do të gjendet një histori gjyqi, dënimi dhe tmerri. Partia Demokratike që është në pushtet lëshon deklarata njësoj si Letra e Hapur e KQ të PPSH, ku bën thirrje për shtrëngim të radhëve të militantëve rreth Partisë kundër atyre që nuk bëjnë pjesë në këtë grupim. ...fijë e shtetit tonë e kanë rritur shumë vetë ngjarjet politike: lufta në Bosnjë e Hercegovinë dhe tentativa e udhëheqjes së serbëve për ta transferuar këtë në kufijtë tanë. Politika e lidershipit shqiptar nuk është aspak e aftë që t’i thotë larg luftës, por përkundrazi. Forca politike që fitoi mbi rrënies së komunizmit në Shqipëri, pra PD, është përçarë e është duke u sfumuar. Programi i saj është goditur e eliminuar nga ata që e uzurpuan Partinë. Askush nuk e di cili është Dosti, cili Tota e ndonjë më i ditur pas tyre, askush nuk e di ç’fat do të ketë presidenti në mes tyre. Në këto kushte tensioni mbi njerëzit tanë bie shumë më i rëndë. Në këto kushte njerëzit duhet të jenë shumë të vëmendshëm, njerëzit duhet të jenë më gjakftohtë se kurrë, më miqësorë se kurrë me njëri-tjetrin. Në fund të fundit të mos harrojë asnjëri se vëllai i tij është mbi të gjitha vëllai i tij dhe jo anëtar i socialistëve, se fqinji i tij është fqinji dhe jo anëtari i demokratikës, se i moshuari është një fisnik i moshuar dhe jo një përfaqësues i Ballit. Në këto kushte, secili sa mundet, duhet të bëjë që në jetën e tij dhe të njerëzve afër jo vetëm të mos shtohet, por të lehtësohet tensioni që po krijon mbi të gjitha, politika, e sotme e lidershipit tonë. [Tekst i prerë në fillim] ...rëzave që kanë hipur në ...htet ose kanë hyrë në ... aparatet e shtetit, të ... me paaftësinë e tyre ... pashembullt, me buro...cinë dhe anadollakë...n përjellin vetëm ab...ditet. Të trishtuar ndi...n shumë e shumë nje... që ishin të ngarkuar ... shpresa të mëdha dhe ... bukura për ndryshime ...vitë të jetës menjehe... sapo të fitonte ajo çfa... u quajt demokraci, por ... nuk po shohin të fillo... realizimi i asnjërës nga ...resat e tyre. Të frikë... ndihen ata që kanë ... nga uria e fëmijëve ... njerëzve të shtëpisë, ... çmimet e larta dhe ... akuzat që bëhen lider... shqiptar çdo ditë ... ndaj antireformatorëve. Ndërsa të egërsuar ...hen shumë prej atyre ... kanë marrë nga një ... të vogël prej pushtete... por që e ndiejnë se ... e meritojnë dhe nuk ... justifikojnë dot; dhe ...risht për këtë arsye ...agin vetëm egërsi. ... e përbashkëta e të gjith... është tensioni. Ten... PPSH, ku bën thirrje për shtrëngimin bëjnë pjesë në këtë grupim. Çdo ministër kur del në publik flet për sabotatorë flet për një pjesë të njerëzve që janë të mirë dhe për pjesën tjetër që nuk janë të mirë, flet për heqje njerëzish nga puna. Qeveria sulmon punëtorët, minatorë e naftëtarë grevistë, duke i quajtur agjentë të Millosheviçit. Presidenti, shumë i egërsuar, bën konferencë shtypi dhe deklaron se atij që do të kërkojë zgjedhje të reja do t’i tregohen dhëmbët. Qeveria flet si presidenca, presidenca flet si Partia, Partia si shteti. Shqipëria, televizioni si gjykata, gjykata si Partia, Partia si shteti. Shqipëria nuk ka shtet por vetëm Parti; Parti që nga Partia e gjerë tek shteti. Tensioni në vend është nxitur e rritur shumë nga vetë lidershipi shqiptar. Ndërsa, tensionin në krye[?] ... [tekst i prerë] ... shqiptar...

Mos vallë po rebelon shteti shqiptar?

Ngjarjet në Irak po i ndjekim të gjithë me vëmendje, nëpërmjet mjeteve të informimit dhe të reagimit të forcave të ndryshme në botë. Në emër të shtetit tonë u prononcua vetëm numri një i shtetit, Presidenti, zoti Berisha. Deklarata e tij e vacantë mbështeste plotësisht veprimin e forcave ushtarake të SHB dhe të Kombeve të Bashkuara kundër Irakut. Sigurisht ky është një qëndrim me të cilin do të ishin dakort ndoshta shumica në vendin tonë. Por le të analizojmë anën tjetër që qëndron mbrapa kësaj deklarate: Duke qenë dakort me sulmin mbi një vend anëtar të Konferencës Islamike, sikurse është Iraku në nr. 27 të listës, a mos vallë shteti ynë si anëtari më i ri i Konferencës Islamike shkel detyrimet që ka në këtë anëtarësi? E themi këtë sepse në Kartën e Konferencës Islamike, në pikën 1, nënpika a., thuhet: «Nën këtë Kartë sigurohet solidariteti midis shteteve anëtare». Ndërsa në pikën 2 të kësaj Karte thuhet se shtetet anëtare nën këtë Kartë, koordinojnë veprimin e tyre për «mbrojtjen e vendeve të shenjta». Për të mos përmendur pika të tjera të Kartës, mund të themi se në përgjithësi ajo ka kërkesën për koordinimin, për siguri, për barazi, për aleanca midis shteteve anëtare të Konferencës. Vendi ynë që u pranua anëtar i Konferencës me vetë firmën e presidentit atje, vallë po rebelon nga principet e Kartës së Konferencës. Sepse deklarata e para dy ditëve e Presidentit ishte jo në aleancë, por kundër Irakut. Konferenca ka po ato principe që kishte ditën kur u pranuam në anëtarë. Po kështu kryeministri Meksi në Francë firmosi për mospërdorimin dhe mospërdorimin e armëve kimike, për të cilat refuzuan të votojnë vendet anëtare të Konferencës Islamike për arsye të luftës së shpallur kundër Izraelit. Pra përsëri një rebelim tjetër nga pjesëtarët e Konferencës ku shteti ynë është anëtar. Problemi shtrohet kështu: Janë këto shaka të shtetit tonë, apo është një rebelim serioz i tij nga principet e organizatës ku bën pjesë? Në të dyja rastet është e rrezikshme, veçanërisht për shtetin tonë të dobët dhe në situatat e tanishme delikate. Është gjithashtu një rast për të biseduar me ata njerëz që nuk janë të qartë se ç’pasoja vijne nga pranimi në Konferencën Islamike. VËZHGUESI

...ush kanë qenë qenë drejtorë para Kino Buxhelit

1. Ruhi Sheqi, drejtor para Kinos. 2. Qamil Peshqeshi, para Ruhiut. 3. Nesti Saraçi, para Qamilit. 4. Simon Çika, i pari para Qamilit, para Agronit. Agroni është i biri, Agron Çika. Agron Çika ishte nga të parët e grupit të kontrollit pu... revolucionar në minierën e Va...t, i pari magazinier i Partisë Demokratike, i pari anëtar i Kryesisë së PD i ardhur nga radhët e klasës punëtore, i pari «kovac» që paraqiti nevojën e largimit të intelektualëve nga PD, tani nga të parët drejtorë në Kontrollin e Shtetit dhe me siguri nesër—i pari drejtor i Shtëpisë së Pritjes për udhëheqësin e shtetit të parë demokratik.

NË NUMRIN E ARDHSHËM:

Do të botojmë pasazhe dhe mbresa nga letra që Rexhep Qosja i ka shkruar Sali Berishës