– Arrestohen drejtori dhe nëndrejtori i Bankës Tregtare
– 1,200.000 dollarë u jepen dy shtetasve të panjohur francezë
– Presidenti Berisha merr një medalje të çuditshme nga këta dy francezë të mistershëm
– Vilson Ahmeti, ish kryeministër, i implikuar në këtë çështje
Lexoni në faqen 2
Mashtrim i madh qeveritar
Me mashtrimin, për të cilin po shkruajmë, tashmë janë njohur thuajse të gjithë: Në datat 2 dhe 3 shkurt, Radioja dhe Televizioni shqiptar në të gjitha seancat e lajmeve emetuan njoftimin nga Italia ku vazhdonte vizitën e tij kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, zoti Aleksandër Meksi. I dërguari i posaçëm i RTV Shqiptar për përcjelljen e delegacionit në Shqipëri, drejtpërdrejt nga telefoni, njoftimin se
(vijon në faqen 3)
Çfarë dinë shqiptarët çfarë po ndodh me ta?
Sikurse është njoftuar nga organet informative të Partisë Socialiste Shqiptare, të ditët e fundit udhëheqësit e kësaj partie vendosin që mos bëjnë fjalë për zgjedhje të reja. Mbulesa parimore e deklaratës është se «socialistët nuk janë për ta prishë këtë qeveri që është, por për the ground», në radhët udhëheqëse të Partisë është një arsye tjetër: Mos u prishë për zgjedhje të reja, se mund të na e lerë pushtetin në dorë ne socialistëve. Të i menduar, të marrësh punë në këtë gjendje ku e ka katandisur demokratikët Shqipërinë!».
Sikurse dihet, demokratikët kanë akuzuar socialistët se e lanë vendin në gjendje të mjeruar, tani socialistët nuk marrin përgjegjësi sepse demokratikët e shkatërruan më tej… Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët? Të presin sa në fushën e betejës politike që quhet Shqipëri, të vijë Robinson Kruzo?… Të paktën të mos dalim me përralla se «duam Shqipërinë, e duam stabilitetin». Shqipërinë më shumë e do ai që është i gatshëm t’ia prishë folenë së keqes dhe të marrë përgjegjësi për të bërë punë të mira.
Në shkollat e Tiranës hidhet gaz lotësjellës
Ditën e enjte, më 4 shkurt 1993, në shkollën e mesme «Sami Qemali» në Tiranë, pasi nxënësit kishin hyrë nëpër klasa, pasi filloi mësimi, njëherësh në të gjitha klasat e në të gjithë nxënësit e mësuesit u ndie një tronditje e pazakontë.
Një nxënës i lejshon lot dhe t’u dhëmbim fyti e t’u merren mendtë. Ekipi mësimdhënës i shkollës mori masë të menjëhershme. Të gjithë nxënësit të lënë klasat dhe të shkojnë për shtëpi. Këtu është hedhur gaz lotësjellës!
As në mes të kryeqytetit jeta e njeriut nuk është e siguruar. As jeta e më të pafajshmëve, që janë fëmijët nuk është e garantuar. As procesi mësimor, që është proces me rëndësi të veçantë, nuk është i siguruar. Kush do të na mbrojë këto, të paktën këto? Qeveritarët udhëtojnë shoqëruar me eskortë për veten e tyre.
Greva pedagogësh dhe minatorësh në Tiranë
Ditën e martë, më 2 shkurt ’93, pedagogët e Universitetit të Tiranës bënë grevë. Ata ndërprenë mësimin dhe dolën në oborr të Fakultetit. Kërkesat e tyre janë për shtimin e pagave. Në kushte të tilla pagave në rritje së pamasë të çmimeve, pedagogët e Universitetit paguhen me një pagë nga më të ulëtat e punonjësve që paguhen nga shteti. Ata paguhen më pak se edhe nëpunësit më të vegjël e administratës shtetërore. Grevën ata e përfunduan duke mos marrë asnjë përgjigje nga Qeveria.
Gjithashtu, sikurse njoftohemi, dhjetra minatorë të minierës së Valiasit, vërshuan në Ministrinë e Punës e të Emigracionit dhe u ulën për orë të tëra në zyrat e këtij koridore e kësaj ministrie. Ata më së fundi, mbasi kanë humbur çdo shpresë se ky ekip qeveritar mund të bëjë për ta çfarë u kishin premtuar gjatë betejës për pushtet, i kërkuan ministrisë që të paktën t’u hapë rrugë për të emigruar jashtë shtetit, që të sigurojnë mjetet e jetesës.
Kush vodhi Bashkinë e Durrësit?
Disa numra me radhë gazeta «Zëri i popullit» ka shkruar për vjedhjen e bashkisë së Durrësit. Ka dhënë shifra dhe të dhëna për pajisjet e vjedhura. Më tej thuhet se vjedhësi është identifikuar madje (sipas një punonjësi të bashkisë) dihet edhe emri i vjedhësit, i cili është edhe një i personalitetit të lartë shtetëror që muaj më parë … paska vjedhur edhe një makinë. «ZP» shkruan se organet kompetente po mundoher ta mbulojnë vjedhjen se njollos figurën e zotit…
Më pas «ZP» shpall konkurs për gjetjen e emrit të vjedhësit.
Përse «ZP» tallet me lexuesit dhe opinionin shqiptar në një kohë që ata e dinë emrin e vjedhësit dhe babait të tij që na qenkan dhe personalitet shtetëror? Përse ju zotërinj të «ZP» vendosni tre pika kur thoni «se mijollon si figura e zotit…» dhe nuk vini emrin që ju kanë deklaruar punonjësit e bashkisë kur ju kanë dhënë informacionin? Ju përderisa e dini emrin e vjedhësit nuk keni të drejtë morale të shkruani se «Kush e vodhi bashkinë e Durrësit» sepse dikush me të drejtë mund të përgjigjet «e ka vjedhur «Zëri i popullit» që e joma është aktualisht personalitet shtetëror».
VËZHGUESI