17/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 shkurt 1993

Korrupsion brënda Kontrollit të Shtetit

— KONTROLLI I SHTETIT «ÇVIRGJËROHET» NGA KORRUPSIONI — 90 PËR QIND E FONDEVE TË AKORDUARA JANË SHPENZUAR PRANË PERSONAVE PRIVATË. — FATURAT FIGUROJNË ME ÇMIME SHUMË MË TË LARTA NGA NORMALJA E TREGUT. — SHKARKOHET NGA DETYRA SHEFJA E ADMINISTRATËS ZNJ. ZAMIRA LLOI, E MOTRA E DEPUTETIT ROLAND TAFILI. — ZOTIT BLERIM QË «LUFTON» KORRUPSIONIN E TË TJERËVE I KA HYRË KORRUPSIONI BRENDA DIKASTERIT TË TIJ. LEXONI NË FAQE 2

Skandalet vazhdojnë

— RRETH 200 TONË URE KALOJNË KUFINË SHQIPTARO-MAQEDONAS. — POLICIA FINANCIARE BLLOKON 10 KAMIONË ME TARGA TË SERBISË, TË CILËT LEJOHEN TË KALOJNË PAS TRE DITËSH. — PAS SKANDALIT TË NAFTËS NË HAN TË HOTIT, NJË TJETËR SKANDAL, POR KËTË RADHË I FAKTUAR. — LEXONI NË FAQE 4 —

AZEM HAJDARI PËRPARA NJË GJYQI PENAL

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD DËSHMITAR I AKUZËS. Sipas burimeve tona të sigurta mësuam se Azem Hajdari, deputet në një nga figurat më zë në lëvizjen demokratike shqiptare në këta vitët e fundit, duhet të dalë në gjyq më datën 4.2.1993. Më pas këtë akt e verifikuam në dy burime, nëpërmjet avokatëve të tij dhe vetë z. Hajdari. Të bën përshtypje në këtë çështje mënyra se si po procedohet, pasi për cudinë e madhe deputeti i mirëshquar akuzohet për një vepër penale pret të dënohet për korrupsion e shpërdorime më përmasa të mëdha. Asgjë të këtij lloji, e gjithë akuza është përqendruar në një fyerje që i qenka bërë një njeri prej punonjësve të administratës së Partisë Demokratike. E pyetëm zotin Hajdari për këtë çështje, në mënyrë që të na e sqaronte më mirë, dhe ai tepër i qetë na tha: «A se shihni se këtu kemi të bëjmë me një akuzë të trilluar». Ishte tepër i qetë, duke sqaruar se në esencë kjo akuzë absurde ka një qëllim të paracaktuar politik. Në të kundërt është duke treguar siguri të plotë në atë që thosh. Duke e investiguar për këtë lloj, e gjithë akuza ketë çështje pamë se thënë ishte pa asnjë bindëse, pasi për habi konstatuam se një nga dëshmitarët më kryesorë të akuzës qënka z. Tomor Dosti, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike. Një fakt tepër interesant, sepse duhet të jetë patjetër i pari rast në historinë e partive politike të Evropës së lirë që sekretari i përgjithshëm i një partie të dëshmitar kundër nënkryetarit të kësaj partie të po kësaj partie. E pra kuptohet se kjo është një luftë politike, për tepër dilentante. (Vijon në faqe 4)

Përsëri krime

Nga Greqia Siç na njofton me telefon nga Greqia gazetari ynë Martin Leka, para disa ditësh televizionisti grek në Janinë ka vrarë tre shqiptarë. Shkaku i vrasjes ka qenë grabitja. Më e dhimbshme ishte se njërit prej shqiptarëve para se ta vriste, greku i kishte prerë dy këmbët me sharrë elektrike. Ditët e fundit në Ishullin Rodos një grup shqiptarësh ka tentuar për të përdhunuar një turiste angleze. Policia greke për këtë ka kapur dhe izoluar 12 shqiptarë. Siç njofton televizioni grek, të 12 shqiptarët e izoluar kanë çarë tavanin e dhomës ku ishin të izoluar dhe kanë ikur, pastaj policia është vënë në ndjekje përsëri dhe i ka kapur.

Pa koment

Prokurori i Skraparit që bëri gjyqin mbi ngjarjen e Policanit, zoti Luan Kaloci, nxirret në asistencë fill pas shqyrtimit të kësaj çështje.

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë dhe problemi ynë

Lexoni në f. 3