27/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 shkurt 1993

AZEM HAJDARI deklaron:

Unë dhe shokët e mi nuk dolëm në dhjetor për të sjellë në pushtet gjysmën e partisë së punës, por për të krijuar një parti vërtet demokratike të cilën sot fatkeqësisht e kanë uzurpuar shokët e Tomorr Dosit, që po t’ju mbledhësh të gjithë vitet e shkollës, nuk kanë as sa djali im vetëm LEXONI NË FAQEN 3

Rrapo Danushi akuzon Pjetër Arbnorin dhe Rexhep Ukën

SHKODËR — Javën e kaluar në teatrin «Migjeni» të qytetit të Shkodrës u zhvillua takimi i shoqatës «Pronësi me drejtësi» ku u diskutua projektligji për rikthimin e pronave. Ndër diskutimet e shumta spikatën ajo e kryetarit të Shoqatës zotit Rrapo Danushi, i cili akuzoi zv. kryeministrin Rexhep Uka si neokomunist dhe Pjetër Arbnorin si tradhëtar të idealeve të demokracisë dhe si mohues i rikthimit të pronave, paçka se për vete i mori 38 napolonat në gjykatën e Tiranës. Ndërsa zoti Anton Syku sekretar i Shoqatës shqiptaro-amerikane me qendër në New York tha se pronat duhet të kthehen tek i zoti dhe akuzoi Pjetër Arbnorin dhe Sali Berishën. Zoti Syku i dhuroi 3000 dollarë shoqatës për të vazhduar aktivitetin e saj.

Gazetarët e RD rrihen nga policia

TIRANË — Siç na njoftojnë edhe disa nga kolegët tanë në RD, para katër ditësh gazetari i ri Dylejman Karaj u keqtrajtua nga policia. Dylejmani që prej 6 muajsh punon në gazetën e partisë në pushtet, provoi të merret mbi kurizin e tij goditjet e policëve. Tani për tani njoftime më të hollësishme rreth shkaqeve që çuan në rrahjen e Dylejmanit nuk kemi. Dimë vetëm se kjo ngjarje qe tema e një mbledhjeje të mëngjesit në RD.

Për nder të Turgut Ozalit hiqet busti i Skënderbeut

TIRANË. — Siç informohemi nga një burim i yni i cili ka marrë pjesë në darkën e shtruar për nder të Presidentit turk në pallatin e brigadave, gjatë ceremonisë është parë se ishte hequr busti i Skënderbeut të cilin e kemi parë aty nëpërmjet TV në të gjitha pritjet që ka organizuar Presidenti Berisha. Është e habitshme që për hir të Ozalit hiqet nga podiumi busti i Heroit Kombëtar, thjesht për la- para 500 vjetëve. Nuk dimë nëse busti është hequr me kërkesën e Ozalit dhe eskortës së shoqëronte apo e kanë hequr vetë pushtetarët tanë me iniciativën e tyre. Është fat i madh që pushtetarëve tanë nuk u ka vajtur mendja të heqin përkohësisht deri sa të ikte Ozali nga Shqipëria, edhe monumentin e Skënderbeut në sheshin e madh të Tiranës.

DEPUTETI AGOLLI «REPLIKON»

Kohët e fundit në disa gazeta pati mjaft shkrime kundër deputetit të PS, zotit Dritëro Agolli. Ky i fundit deri më sot nuk ka pranuar t’u përgjigjet publikisht shkrimeve në adresë të tij. Redaksia jonë mendoi që me këtë rast të botojë 2 vargje që zoti Agolli i krijoi ditën e fundit: Rrëmbeni darët more trima Hoqët gozhdën, doli vrima!