24/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 mars 1993

Parlamenti shqiptar nuk është në gjendje të miratojë kushtetutën

ME MIRË NJË SHQIPËRI PA KUSHTETUTË APO NJË SHQIPËRI PA KËTË PARLAMENT

Në kohën kur Presidenti kërkon miratimin e ligjit për të drejtat dhe liritë e njeriut deputetëve shqiptarë u përgjohet telefoni LETËR E HAPUR E DEPUTETIT PERIKLI TETA DREJTUAR PRESIDENTIT LEXONI FAQE 2

Një shofer grek grabitet nga policë shqiptarë

Një ngjarje pa precedentë në historinë e grabitjeve të viteve të fundit. Viktimë e saj bëhet shoferi grek … Paraske… [?], ndërsa udhëtonte nga Kakavija në Tiranë duke transportuar mallrat e firmës së tij automjetin tip-DAF (maune me r… [?]) me targë: YXA 8016, ai grabitet nga pesë policë shqiptarë. Ngjarja ndodhi në orën 2³⁰ të dt. 18 mars në fshatin midis Durrësit dhe Tiranës. Sipas dëshmisë së vet shoferit grek, policët i nxjerrin tabelën e ndalimit dhe i kërkojnë dokumentet. Ndërkohë ai dëgjon se po i grisin mushamanë e karrocerisë. Ndonëse sulet për të mbrojtur ngarkesën, policët tërhiqen më të shpejtë duke i rrëmbyer dokumentet dhe portofolin. Siç po shihet grabitësit mund të mos jenë vetëm civilët.

Nikolë Lesi akuzohet edhe për një vendim të këshillit të ministrave të para 20 vjetëve

Dje, për 4 orë në Hetuesinë e Prokurorisë së Përgjithshme, drejtori i gazetës “KOHA JONË”, Nikollë Lesi u pyet nga grupi hetimor i dosjes 217. I pandehuri kërkoi të njihej me nenet që ka shkelur të ligjit 6942 datë 25.12.1984 dhe VKM, Nr. 70, datë 11.3.1985 për të cilët herën e kaluar refuzoi të përgjigjej para grupit hetimor, pasi nuk i kishin përcaktuar. Dje grupi hetimor shtoi edhe një akuzë tjetër ndaj Nikollë Lesit: Ka shkelur Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 227, datë 10.12.1973 pika 3/a. Ndërsa për vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 70, datë 11.3.1985 u akuzua për Nenin 32 dhe Nenin 34. I pandehuri edhe dje u paraqit pa avokat.

Në vazhdën e skandaleve...

Kontratë enigmatike e zotit Bashkim Kopliku. 5 miliard lireta të kredisë italiane përdoren për blerje sobash me gaz të ndotur për fëmijët shqiptarë. A dihej ky fakt që më parë dhe përse pengohet dhënia e rezultatit të analizave laboratorike. Çfarë sasie “tjetër” parashikohet të vijë. Lexoni faqe 4. PLATOR NESTURI