31/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

31 mars 1993

Hap tjetër i rrezikshëm kundër lirisë së shtypit në Shqipëri

Pushteti politik kërkon të trembë shtypin e lirë Frangaj deklaron: «Do ta kisha për nder të më dënonte një shtet i tillë» Avokat Ngjela deklaron para hetuesit. «Akuza juaj, ndonëse absurde, bie poshtë» A e di shteti shqiptar se gazetari është gazetar? Sa gazetarë europian do të kishte burgosur shteti shqiptar gjatë viteve të Luftës së Ftohtë? Lexoni në faqen 2: VAZHDON PROCESI PENAL KUNDËR KRYEREDAKTORIT TË GAZETËS «KOHA JONË»

«Koha jonë» përballë sulmit të pushtetit politik, vetëmbrohet dhe garanton ardhmëri

Siç dihet, drejtori dhe kryeredaktori i gazetës «Koha Jonë» përkatësisht Nikollë Lesi e Aleksandër Frangaj, janë që të dy në proces penal e të ndaluar që të lëvizin lirisht. Kuptohet se kjo goditje personale, është një presion që pushteti politik ndërmerr kundër gazetës «Koha Jonë» në mënyrë që të tutelat shtypin e lirë në Shqipëri. Duke u nisur nga fakti se shtypi i lirë është e vetmja garanci për të mbrojtur realisht të drejtat e njeriut, asambleja e gazetës dhe redaksia e saj për të mbrojtur gazetën, lirinë e shtypit dhe demokracinë në Shqipëri vendosi që të rregullojë statutin e saj për t’i bërë ballë të gjitha presioneve të këtij momenti. Kosiontë se me mbrojtjen e gazetës i bëhet nder njerëzish edhe shërbimi më i mirë demokracisë, ajo deri në një kohë të pacaktuar paraqet këtë staf: SPARTAK NGJELA: Drejtor i gazetës FROOK ÇUPI: Kryeredaktor Gazetarë: NIKOLLË LESI, ALEKSANDËR FRANGAJ, ARMAND SHKULLAKU, PLATOR NESTURI, DRITAN KABA, MARTIN LEKA, DAUT GUMENI. KËSHILLI BOTUES: AZEM HAJDARI: Kryetar Anëtarë: FATOS LUBONJA, EDI RAMA, ANDI KLOSI, JORGO BLLACI, BLENDI GONXHE.

Nesër: Konferencë shtypi

Sulmi i pandërprerë i shtetit të sotëm shqiptar me të gjithë mekanizmat e tij kundër gazetës «Koha Jonë» është shprehje e faktit që pushteti politik nuk është i përgatitur e as i gatshëm për demokraci të vërtetë. Veç një akuzë e gazetarëve është shprehje e presionit dhe e manifestimit të forcës së shtetit ndaj shtypit të lirë dhe informacionit. Ngjarja e fundit në gazetën «Koha Jonë» arrestimi shtetrik i kryeredaktorit të saj, cenojnë ashpër lirinë e shtypit, lirinë e fjalës dhe shtypin e lirë. Shteti duhet të kërkojë dhe të gjejë më arsye të ftohtë pozicionin e tij në raport me shtypin e lirë. Rreth këtyre problemeve, Këshilli Botues dhe gazetarët e gazetës «Koha Jonë» organizojnë konferencë shtypi nesër me 1 prill 1993. Konferenca do të mbahet në sallën e Akademisë së Arteve në ora 17.30.

Redoksia gazetës Koha jonë proteston

Pas shumë e shumë sulmeve të egra e të njëpasnjëshme të pushtetit të sotëm politik shqiptar kundër gazetës «Koha Jonë», këto ditë, sikurse është bërë e njohur, shteti ndërmori një nga aktet më spektakolare sulmuese ndaj gazetës, duke akuzuar dhe vënë në arrest shtypërjak kryeredaktorin e gazetës Aleksandër Frangaj. Sulmi i shtetit kryhet krejt i pabazuar dhe kundër të gjitha principeve të shtypit të lirë e demokratik. Për këtë arsye redaksia e gazetës «Koha Jonë» u dërgoi protestën e saj organizmave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut si Komitetit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut në Helsink, Seksionit të të drejtave të njeriut në Parlamentin Evropian; ajo protestoi edhe pranë organizmave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat dhe lirinë e shtypit, pranë shumë gazetave të njohura në Evropë, etj. «Koha Jonë» i dërgoi protestën e saj për sulmin e pushtetit politik shqiptar ndaj shtypit të lirë në të gjithë përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, etj.