Çdo shqiptari sot i del përpara një pyetje: si do të jetë e ardhhmja e tij?
Por menjëherë pas saj, duke parë fytyrën e secilit, nisim e mendojmë po me një dyshim të ligjshëm: në çfarë momenti psikologjik ndodhemi ne shqiptarët tani mu në fund të shekullit të Njëzet? Jemi optimistë apo jemi pesimistë? Në të vërtetë kemi bërë një gjë të madhe, kemi rrëzuar diktaturën. Tre breza ishin mu në zgrip të turpit të tyre historik, kur befas të gjithë u ngritëm kundër diktaturës, ishim në këtë pikë, ngaqë, nëse diktatura do të kishte vijuar, jo shumë, por dhe dhjetë vjet, të tre këta breza do të mbuloheshin me turp përpara historisë, sepse do të mbeteshin përgjithmonë si tre breza që nuk kanë ditur ta justifikojnë veten përpara historisë. Por ja që koha na ndihu e ne sot të paktën ikim nga kjo kohë jo me turp. Veç ama, nëse kemi rrëzuar një diktaturë në fillim, e për këtë kemi bërë diçka, më pas saj, duhet të mendohemi se për të qenë të qetë duhet të ndërtojmë një shtet të vërtetë, nëse do të duam të mendojmë se kemi bërë gjithçka që kemi pasë mundësi të bëjmë. E dimë gjithashtu se diktatura na la pas një tokë të djegur. Por, si mund të ndërtohet një shtet pas një toke të djegur, kur secili, menjëherë pas rrëzimit të diktaturës, nuk mendon se si të ndërtojë e të sigurojë jetëgjatësinë e lirisë, por vetëm se si të sigurojë veten, me një zyrë, me një mashtrim, me një fy—erje, me një mburrje, me një gënjeshtër, me një rysflet, gjithë duke shkelur...[vijon në faqe 3]
Rënia e komunizmit nuk ka ndryshuar aspak metodat e vjetra në Shqipëri
MILAIM ZEKA gazetar në Suedi
Që nga viti 1980 e kam përcjellur zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri.
Sidomos nga viti 1983 e këtej, kam qenë njëri prej atyre që është përpjekur në maksimum që liria e fjalës të respektohet në këtë vend. Për shkak se në gazetat skandinave, e sidomos pas një takimi të bërë me sekretarin shtetëror të Norvegjisë, Knut Uellebek, si dhe pas publikimit të bisedës tonë në gazetën norvegjeze «Dagbladet» ku unë e quaja diktaturën shqiptare nga më të egërat, policia sekrete shqiptare më futi në listat e zeza dhe nuk u lejova të vizitoja Shqipërinë plot 7 vite.
(vijon në faqe 2)
Zëvendës ministri i mbrojtjes, apo komisari i PPSH?!
REFORMA NË USHTRI TË BËHET E VËRTETË
Njoh në ushtri qindra ushtarakë që përfaqësojnë idealet demokratike të Shqipërisë, por janë të detyruar t’u binden urdhërave të Gjeneral major Shehi –
Gjeneral major Baki Shehi është njeriu më pa reputacion në ushtri. Ai ka një karrierë politike tepër të dyshimtë. Në legjislaturën e kaluar ka qenë deputet i Partisë së Punës. Figura e tij zyrtare është ndërtuar në rrugë partiake e jo profesionale. Profesionalisht njihet nga gjithë ushtria si mediokër. Njihët gjithashtu si zbatues i rreptë i parimit të luftës së klasave në ushtri.
Fama mbështet karrierën e tij politike. E vetmja gjë e qartë për të dihet se ka qenë komisar divizioni në kohën e diktaturës. Po ashtu të çudit fakti se si mund të jetë në këtë rang të lartë ushtaraku që ka drejtuar antimitingun e Labinotit, duke qenë njëherësh edhe ideatori i nxjerrjes së tankeve në rrugët e Elbasanit në dhjetorin e vitit 1990. Gjeneral Shehi, komisari më aktiv për shuarjen e lëvizjes demokratike, në kohën e qeverisë së stabilitetit vjen papritur si shef kuadri në Ministrinë e Mbrojtjes. Nuk është çudi që aty të ketë ardhur me dëshirën e Ramiz Alisë.
AZEM HAJDARI
10.000 refugjatë të Bosnjes në Shqipëri
LEXONI NË FAQEN 2
A KEMI DURIM POLITIK PËR T’U KTHYER ARSYES NJERËZORE?
– Shqipërisë i duhet një nisëm e re politike, e cila përfaqëson Shqipërinë e ardhme moderne.
– Koha na ndihu e na ikëm nga diktatura, të paktën pa turp.
– Sot jetojmë kohën e pasioneve të pakontrolluara. Çfarë të bëjmë?
– Politika po e humb udhën e arsyes.
Lexoni në faqen 1-3: «T’i kthehemi me durim politik arsyes njerëzore»
NË PËRKRAHJE TË GAZETARIT FRANGAJ
– Reagime në Europë në përkrahje të Aleksandër Frangaj.
– Sipas logjikës së sotme të qeverisjes shqiptare duhet të burgosen të gjithë gazetarët europianë.
– Sikurse njoftohemi nga Lezha, në këtë rreth filluan nënshkrimet për peticionin e qytetarëve në përkrahje të gazetarit Aleksandër Frangaj në të cilin shprehet indinjata e thellë popullore ndaj masave shtrënguese të shtetit dhe ku thuhet se lajmi për lëvizjen e tankseve jo vetëm që nuk ka ngjallur panik, po ka rritur moralin e njerëzve në Lezhë.
(Lexoni, fq. 1-2)
FQINJËT TANË DHE NE:
– Çfarë është vizita e Kostandin Mico-taqis në Serbi? (Informacion i marrë drejtpërdrejt nga agjencia e lajmeve e Athinës).
– Mund të bëhet një krahasim me lajmin që u dha në televizionin shqiptar për të parë se sa të vërteta thotë RTVSH.
– K. Micotagis deklaron: «Zgjidhja e krizës në Bosnje nuk është e pamundur»
(Lexoni në faqen 7)
Nesër është dita e Pashkës
Besimtarëve kristianë katolikë ju urojmë ME SHËNDET PASHKËT
Besimtarëve kristianë katolikë ju urojmë
ME SHËNDET PASHKËT
Lexoni pjesë nga Ungjilli (sipas Mateut)
Faqe 2