28/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 prill 1993

Të sëmurë me të meta mendore, midis tyre edhe fëmijë, rrëmbehen nga Shqipëria për të furnizuar klinikat e specializuara të transplantimit të organeve në Itali dhe në Greqi. Thuhet se familjet e tyre në Shqipëri i konsiderojnë të humbur. Ambasada e Shqipërisë nuk u ka kërkuar asgjë deri më sot autoriteteve greke. (lexoni në faqen 3)

Ish-kryeredaktori i gazetës «Koha Jonë», Aleksandër Frangaj, do të dalë në gjyq ditën e premte.

BBC njofton lidhur me skandalin financiar ku janë implikuar ish funksionarë të shtetit shqiptar. Këta akuzohen për ryshfete që kanë të bëjnë me ndihmat e qeverisë italiane akorduar Shqipërisë. Ramiz Alia deklaron: «Ky është një montazh banal». (lexoni në faqen 3)

Ati i Shenjtë put hi tokën shqiptare

Shqipëri-Nuk do të ngelesh e vet-

Ditën e premte Aleksandër Frangaj do të dalë në gjyq

Ish-kryeredaktori i gazetës «Koha Jonë» do të dalë së fundi në gjyq. Kryetari i trupit Ish-kryeredaktori i gazetës «Koha Jonë», Aleksandër Frangaj, do të dalë në gjyq ditën e premte. A do të shpallet ai i pafajshëm apo do të dënohet nga shteti i ri demokratik? Le të presim vendimin e gjyqit që do të zhvillohet në Lezhë në orën 10⁰⁰. Komiteti Suedez i Helsinkit prononcohet në lidhje me këtë çështje. (lexoni në faqen 2)

Eksperienca juaj i përket gjithë Kishës dhe gjithë botës- Papa në Shkodër

Në kohën që Ati i Shenjtë zbriti nga avioni për të puthur dhe bekuar tokën shqiptare, autobusi i gazetarëve i ishte afruar Shkodrës ku Papa do të celebronte Meshën e Shenjtë në Katedralen e qytetit verior. Njerëzit e shumtë të ardhur kushe-di se kur, shtyheshin vazhdimisht në drejtim të radhëve të para ku ruajtësit e rendit, të mbuluar nga djersët u bënin ballë me mundim. Gjatë gjithë rrugës ishin vendosur urime për Atin e Shenjtë të shkruara në shqip dhe italisht. Kudo flamuj të Vatikanit dhe të Shqipërisë, ndërsa në rrugën për në Katedrale tre flamuj të mëdhenj: flamuri shqiptar, ai i Vatikanit dhe flamuri amerikan, ky i fundit përsëri i kundondodhur. Në hapësirën bosh të sheshit, midis njerëzve dhe Katedrales, më fatlumët (vijon në faqen 5)

Nisma e re dhe revolucioni i saj integral

Është për të ardhur keq që ata që e quajnë veten radikalë në Shqipëri, nuk e dinë mirë se ç’do të thotë kjo fjalë e nëqoftëse e përputhin këtë fjalë me fjalën vrasje apo persekutim, le ta përputhin dhe emrin e tyre me atë të kriminelëve. Sepse në një shoqëri njerëzore, askush nuk mund të jetojë i dhunuar. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për krim masiv, i shprehur ky në çfarëdo lloj forme, por për radikalitet të vërtetë i cili përfaqësohet vetëm prej revolucionit integral. Lexoni në faqen 3 nga ROALD NASHI

[Titulli i prerë] dalë në gjyq

Ish-kryeredaktori i gazetës «Koha Jonë» do të dalë së fundi në gjyq. [Pjesa e sipërme e titullit është e prerë] dalë në gjyq në gjyq. Kryetari i trupit gjykues të çështjes ndaj Aleksandër Frangajt, zoti Arben Ristani vendosi datën e gjyqit. Ai do të zhvillohet ditën e premte, ora 10⁰⁰ në sallën e gjykatës së rrethit të Lezhës. Aleksandër Frangaj, 24 vjeç, student dhe gazetar, prej më shumë se një muaji ndodhet në arrest shtëpiak nën akuzën absurde të bërë nga Ministria e Mbrojtjes për botim lajmesh të rreme që përhapin panik. Siç dihet nga të gjithë shkak për arrestimin e Frangajt u bë botimi i një lajmi që fliste për lëvizje të tankeve drejt Veriut. Këtë lajm Ministria e Mbrojtjes e mohoi totalisht dhe publikisht nëpërmjet televizionit. Por një ditë më pas zëdhënësi i kësaj Ministrie i pohoi agjensisë franceze AFP se lëvizje tankesh ka patur në drejtim të Veriut. Pra të premten, në ora 10⁰⁰, Aleksandri do të ndodhet përballë shtetit, përballë Ministrisë së Mbrojtjes që në këtë rast mbron akuzën në fjalë. Duhet theksuar se ky gjyq ndaj një gazetari zhvillohet në një kohë kur në Shqipëri nuk ekziston një ligj për shtypin. Ky gjyq zhvillohet në një kohë kur në Evropën Lindore po akuzohen ish-liderët komunistë, kur në Shqipëri nuk ka dalë ende përpara drejtësisë kasta e kuqe. Ky gjyq zhvillohet ndaj një të riu, drejtues i një gazete të pavarur e të lirë, e cila ka dhënë kontributin e saj për demokracinë e re shqiptare. Ky gjyq do të jetë edhe një provë për vetë shtetin demokratik të krijuar pas zgjedhjeve të 22 marsit. A do t’i respektojë ky shtet liritë dhe të drejtat e individit, lirinë e shtypit e të informacionit, dimensionet njerëzore, tolerancën dhe demokracinë? Le të presim përfundimin e gjyqit ndaj Aleksandër Frangajt, gjyq i cili bëhet pas pesë ditësh nga vizita e Papës në Shqipëri. Adresa e redaksisë: Rruga «Siri Kodra», Nr. 160. TIRANË.

Shqipëri-Nuk do të ngelesh e vetme- Papa në qytetin e Tiranës

LEXONI NË FAQEN 4

Në të gjithë botën:

61 gazetarë të vrarë dhe 123 të burgosur vetëm gjatë vitit 1992. (Sipas AFP) (LEXONI NË FAQEN 6)