PD po e dërgozon vetë pushtetin tek socialistët
Shqipëria drejt zgjedhjeve të reja
Banda qeveritare e PD-së nuk ka treguar rrugë më të qartë shpartallimit të eventual të saj nga populli, sesa veprimet e fundit. Sado që ka patur një opozitë mjaft të dobët, përderisa ia kanë dalë të imponojnë edhe kërcënime siç ka qenë edhe ai i sekretarit të KQ të UGSH-së, Azem Hajdari, 10 po është gati-kalimtar për të fu[?]shtëzuar me të njëjtën përmbajtje. Duke futur mijëra familje shqiptarësh pa bukë duke shkarkuar zyrtarë e punëtorë nga vendet e punës, me pushime të detyruara, në një kohë kur shkurtimi i vendeve të punës bëhet si pa vend e pa kuvend, një pjesë e njerëzve të lidhur me qeverinë e PD-së, kanë kthyer grevat e urisë në një vegël për të fshehur paaftësinë e saj për të qeverisur. Më pikantja është gallata që ndodh në mënyrë të përditshme në kryeqytet. Të gjithë këta protestues nuk dinë tjetër vetëm se të ankohen për demon-kracinë, shpifjet e opozitës, të pushtetit e deri tek qeveria. Amullia jap ve-demonstratave nuk ka të mbaruar. Askujt nuk i shkon ndërmend të kthehet nga qeveria për të pyetur se ku e kanë burimin e gjithë këtyre pakënaqësive? Përsërisin të njëjtën litani si dikur nën regjimin e kaluar dhe u vërsulen armiqve të cilët nuk ekzistojnë. Për ta qenë edhe më dramatik[?], kjo tablo e gjendjes bëhet edhe më e rëndë se ajo e përkryer nga një shumicë skanduesish të mbledhur nga PD në Bulevardin e "Dëshmorët e Kombit" për të sfiduar qarjen e popullit, që ka mbetur pa bukë e pa punë, e që prej një jave po sillet rreth sheshit e stadiumit "Qemal Stafa" duke brohoritur emrin e një partie që ka 10 e tepër që ishte një tjetër i parapaguar e i përkryer! Kjo do të thotë se në fund të qershorit po mund të kemi një tjetër rreshtim të pështetit, në të cilin hyn pa përjashtim edhe pushteti i opozitës. Si rezultat i kësaj krize të përgjithshme, PD qeverisë jo vetëm që jo vetëm nuk po korrigjon veten përkundrazi asaj po i shtohen gabimet, duke u bërë e qartë se tashmë çdo gjë ka nisur të marrë fund. Lulëzimi i përditshëm i protestave, pezullimi më arbitrar i punësimeve, zëvendësimi i kuadrove me njerëz të paaftë e të korruptuar të ardhur nga veriu e nga fshati, ndikimet provinciale e sektare e sunduese, e shkatërruat[?] e ekonomisë në përgjithësi, të gjitha këto duken si shenja që tregojnë se kjo parti po i afrohet fundit. Por intereson të dihet se çfarë do të bëhet me Shqipërinë. I intereson vonë Shqipëria, sepse mjerisht, vetëm qeveritarët e PD-së kanë mbetur të tillë! Të gjithë janë bërë punistë në mënyrë të pështirë monopoliste. Pse të njëjtin monopol pushteti e partie? Të njëjtën ushtri që po të ishte një tjetër në krye do ta quante polici politike? Të njëjtën ko[?]e e taksa? Po qeveria e PD ç'verejtje bën ndaj shkatërrimit ekonomik të vendit? Pse heq nga puna vetëm ata që nuk brohorasin dot, kur duke bërë pushime se punë tjetër nuk e mbajnë dot.
A. PËRNGAJ