12/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 qershor 1993

Deputetët shqiptarë të pambrojtur përballë SHIK-ut

— Pjetër Arbnori nuk prononcohet nëse ka qenë apo jo spiun i Sigurimit të Shtetit. — Gazidede deklaron se miratimin për survejimin e deputetëve nga SHIK-u e jep Kryesia e Kuvendit. — Azem Hajdari do të hedhë në gjyq Pjetër Arbnorin. Duke mos dashur të prononcohet, skecet humoristike me subjekt parlamentar, Televizioni ka bërë që nuk transmeton më nga seancat parlamentare. Më 9.0 [?] mars [?], deputeti (i PS) Azem Zyberi [?] në fjalën e tij ka raportuar në emër të Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen, Rendin dhe SHIK-un, si i takuar bashkë me deputetin Llazar Llëngu (i PD) për t’u takuar me Bashkim Gazideden. Ky takim i Komisionit me shefin e SHIK-ut erdhi si pasojë e deklaratës së z. Hajdari disa ditë më parë në Parlament ku ai kërkoi verifikimin e punës së SHIK-ut pasi kishte të dhëna se përgjoheshin nga prej gjashtë muajsh. Gjithashtu ai kërkoi që Gazidede të sqarohej në lidhje me dokumentin dërguar Ministrit të Drejtësisë ku kërkohej t’i hiqej e drejta e profesionit avokatit Spartak Ngjela. Kështu sipas deputetit Zyberi, Gazidede kishte mohuar se ekzistonte një dosje për survejimin e z. Hajdari, por nuk lejoi Komisionin Parlamentar të shikonte listën e dosjeve. (vijon në faqen 2)

Radikalët ekstremistë të PD së Tiranës-kundër drejtuesve të PD, Qeverisë e Presidentit

— Disa zotërinj drejtues të PD dhe anëtarë të Qeverisë kanë filluar të na ndërtojnë vila me emra të maskuar. — Nuk mund të ketë komunistë të ndershëm. — Kryesia e PD dhe disa titullarë kanë penguar reformën. — Në Kryeministri, në Ministrinë e Rendit, të Mbrojtjes, të Jashtme etj., ka të përlyer në krimet e së kaluarës. — Tek drejtuesit shtetërorë ka raste nepotizmi. — Krerët e Forumit Rinor të PD merrren me veprimtari të pamoralshme. Gazeta «DT», organ i PD së Tiranës, anunçoi të enjten me gërma të mëdha zhvillimin e punimeve të aktivit të PD të Tiranës. Në rezolutën e botuar në këtë aktivi, krahu ekstremist i partisë në pushtet bën thirrje për spastrime rrënjësore dhe dënime të kundërshtarëve politikë. Ajo çka është për t’u nënvizuar është fakti se edhe këtë herë Dega e Tiranës del kundra veprimtarisë së Qeverisë e Kryesisë së PD: Në rezolutë thuhet: «Aktivi i PD i Tiranës proteston ndaj qëndrimeve ekuivoke e lëshuesve të kryesisë së Partisë dhe titullarëve të disa dikastereve të cilat kanë penguar zbatimin e reformës ekonomike. Gjithashtu në rezolutë shkruhet se aktivi dënon politikën e preferencave personale e në ndonjë rast të nepotizmit në praktikën e disa drejtuesve shtetërorë. Përsëri në rezolutë thuhet se kryesia e Partisë dhe Qeveria kanë përgjegjësi të rëndë që ligjet për kthimin dhe kompensimin e pronarëve u zvarritën pa asnjë arsye objektive për më se një vit. Po kështu Aktivi shpreh shqetësimin për veprimtarinë e pamoralshme të Forumit Rinor të PD, ku shpalo­sen fakte të një morali që «me nuk do tua lejonim fëmijëve tanë». Në një nga pikat e rezolutës PD e Tiranës kërkon të drejten për tu sigjeruar dikastereve ndryshimet që ajo sheh të domosdoshme. Me fjalën e tij kreu i kësaj Dege, Ministër Kalkula, thotë se Aktivit të Tiranës do t’i takojë përsëri merita historike për t’i dhënë një shtysë të re lokomotivës së demokracisë në Shqipëri. Më pas ai akuzon disa parti që i quan kurva që bëjnë flirt me njërin apo tjetrin krah për të fituar kredibilitet politik. Sipas z. Kalakula komunistët janë ose maskarenj ose budallenj. Nuk mund të pranoni, thotë ai, se ka komunistë të ndershëm. Në cilën kategori i fut ai ish komunistët e PD dhe vetë Presidentin nuk thuhet. Teoria e tij në këtë rast nuk pranon përjashtime, pra ose maskara ose budalla. Pasi flet me një gjuhë tepër të ashpër për kundërshtarët politikë, pasi flet me mosmirënjohje për organizatat ndërkombëtare, z. Kalakula denoncon një fakt me të cilin duhet të merren organet e drejtësisë. Ai thotë se disa drejtues të PD dhe disa anëtarë të Qeverisë po ndërtojnë vila me emra të maskuar. «Të na thonë ku i gjetën paret?» Të tjerët kërkojnë luks nëpër banesa me paratë e shtetit, apo shikohen në drekë e darka me afarishtë të huaj. «Këto veprime kalojnë e kanë emrin korrupsion» — deklaron Petrit Kalakula. Siç po shihet PD ndodhet në krizë. Çfarë do të bëhet më tej?

Gjyqi ndaj Frangajt nuk u zhvillua

Ditën e enjte, në ora 9.00, ishte planifikuar të zhvillohej gjyqi ndaj kryeredaktorit të gazetës «Koha jonë» Aleksandër Frangaj, nga Gjykata e Rrethit në Shkodër. Padia ishte bërë nga Prokurori i Përgjithshëm Alush Sali [?], pas pushimit të çështjes së Gjykatës e Lezhës me gjyqtar Ristanin. Përveç nenit «Për thënie informativave të rreme që shkaktojnë panik», Frangaj akuzohet nga prokurori i Përgjithshëm edhe për «nxjerrje të sekretit shtetëror». Ora 9.00 në drekë në ora 12.10 në Gjykatën e Apelit në Shkodër nuk u paraqit anëtari i trupit gjykues zoti Zylfi Beqja, anëtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë, i cili ishte ngarkuar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë zotit Kudret Çela për të gjykuar zotin Frangaj. Pas pritjes së gjatë në dyert e Gjykatës së Apelit në Shkodër, zoti Mërgim Dragusha, nënkryetar i Gjykatës së Apelit njoftoi zotin A. Frangaj dhe avokatin Spartak Ngjela se gjyqi shtyhet për një ditë tjetër.

SD ko firmon qëndrimin e saj

Grupi parlamentar i SD nuk do të marrë pjesë në diskutimin e asnjë projekt-kushtetute më 16 qershor si një mënyrë për të protestuar kundër titullit kryesor të gazetës «Alternativa SD», e cila del pas një pushimi disa javër. Dalja e kësaj gazete tregon dhe seriozitetin me të cilin e ka marrë PSD qëndrimin e saj këtë radhë.

Sa spiunë të Sigurimit ka në parlamentin tonë?

Lexoni opinionet e deputetëve në numrin e ardhshëm.