23 milion dhrahmi për të dëbuar 10 mijë refugjatë shqiptarë
17 mijë shqiptarë rrezikohen të burgosen në Selanik
Refugjatët e dëbuar deklarojnë se do të kthehen përsëri në Greqi
A do t’i mbyllë Greqia kufijtë për shqiptarët?
17 mijë shqiptarë rrezikohen të burgosen në Selanik Refugjatët e dëbuar deklarojnë se do të kthehen përsëri në Greqi A do t’i mbyllë Greqia kufijtë për shqiptarët? Këto ditë Shqipëria rrezikon izolimin me të vetmin vend të Komunitetit Europian me të cilin ka kufi tokësor. Pas incidentit me priftin grek Krisostomos, i cili u dëbua nga Gjirokastra për në Greqi, në Shqipëri kanë filluar të vërshojnë mijëra refugjatë të kthyer nga policia greke. Veprimi i autoriteteve greke ka ragitur skadimi i vizës së tij shqiptare. Pas këtij incidenti u njoftua se Greqia po reagon në kthimin e refugjatëve shqiptarë. Sipas «Zërit të Amerikës» (VOA) shifra e të kthyerve deri të martën ishte rreth 10 mijë vetë. Po kështu kjo shifër konfirmohet nga shtypi grek, i cili ve pas atij të vitit 1948. Presidenti shqiptar Berisha i është drejtuar dje me një letër personaliteteve botërore si Boutros-Ghali Bornuevo, Hou-juck, Ogata, Lalumierë e Delors në lidhje me incidentin në fjalë. Po kështu Ministri Serreqi ka deklaruar se veprimi i priftit është në kundërshtim Kjo ngjarje që nisi si papritur, ndodhi pak kohë pas vizitës së kryeministrit Meksi në Athinë. Ndër të tjera kryeministrat e dy vendeve biseduan edhe për legalizimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Kjo çështje e cila pati një reagim pozitiv, u pasqyrua si një nga sukseset e shumta bilaterale. me ligjet tona. Në buletinin grek të lajmeve ANA thuhet se fillimi i operacionit u urdhërua nga Ministria e Rendit grek të shtunën e kaluar. Nga burime qeveritare greke thuhet se ky operacion dëbimit të refugjatëve do të vazhdojë. Po kështu ANA njofton gjithnjë sipas autoriteteve greke, se një ngjarje e tillë mund të ketë pasoja në Kosovë.
policia greke. Veprimi i autoriteteve lokale shqiptare në dëm të priftit ortodoks u ndërmor pas pasojë e veprimtarisë së këtij të fundit kundër integritetit shqiptar. Në deklaratën e palës shqiptare thuhej se Krisostomos ka shpërndarë harta e trakte ku kërkohet helenizimi dhe bashkimi i Shqipërisë së Jugut me Greqinë. — Ndërkohë nga disa burime të tjera thuhet se dëbimi i priftit ka ndodhur rreth orës 3 pas mesnate dhe si argument është pa[?]
tua konfirmohet nga shtypi grek, i cili thekson se për një operacion të tillë janë shpenzuar 23 milionë dhrahmi. Ndër dëb uarit, thuhet se ekziston siguria e kthimit sërish në Greqi. Po kështu, sipas shtypit grek, në Selanik 17 mijë shqiptarë rrezikojnë të futen në burg si autorë të krimeve të ndryshme. Deri më sot në shtypin shqiptar nuk ka patur hollësi të tjera në lidhje me këtë incident që mund të konsiderohet si më i rëndë midis dy vendeve.
sukseset e shumta bilaterale.
Por a mund të ishte evituar ky konflikt? Autoritetet shqiptare mund të kishin reaguar ndryshe ndaj priftit në Gjirokastër. Duhet patur parasysh që në Greqi punojnë mbi 300.000 shqiptarë. Askush nuk dëshiron cenimin e interesave kombëtare, por edhe deklarata të tilla si shqiptarët më mirë rrinë pa bukë se të tradhëtojnë Athdeun, deklarata që të kujtojnë Enver Hoxhën, u ka ikur koha.