360 mijë dollarë të humbur-asnjë fajtor
Përpara se të inaugurojë divizione, ministri Zhulali duhet të përgjigjet për paratë që i ikën nga duart
Ministrisë së armëve i ka mbetur vetëm një armë: heshqja
- 360 mijë dollarë të humbur-asnjë fajtor
- Përpara se të inaugurojë divizione, ministri Zhulali duhet të përgjigjet për paratë që i ikën nga duart
- Ministrisë së armëve i ka mbetur vetëm një armë: heshqja
Në numrin e ardhshëm do të lexoni: Shkrim nga Skënder MINXHOZI
HJEKËSIT KUNDER APO PRO BERISHËS !?
- Berisha flet për tolerancë, ndërsa hjekësit e shtypit zyrtar, japin shembuj vulgarë të intolerancës bizantine.
- Dialogu dhe koalicioni me opozitën e intelektualët oponentë i bën pavlerë, hjekësit dhe lakejtë e PD.
Lexoni në faqen 2 nga KIÇO BLUSHI
KORRUPSIONI ITALIAN TRONDIT SHQIPËRINË
Gazeta bullgare «24 Çasa» shkruan:
KORRUPSIONI ITALIAN TRONDIT SHQIPËRINË
- Politikanë dhe biznesmenë të të dy vendeve akuzohen për përvetësim të ndihmave humanitare
Lexoni në faqen 5
Pushteti i Berishës vazhdon të mbajë bllokuar Shyp shkronjën «Demokracia»
Pushteti i Berishës vazhdon të mbajë bllokuar Shypshkronjën «Demokracia»
Drejtori Petro Dhimitri në arrest shtëpie. Punëtorët deklarojnë fillimin e punës. Pronarët amerikanë udhëzojnë që asnjë prej punëtorëve që ishin në grevë të mos lejohet të futet në shtypshkronjë. Gazetat vazhdojnë të mos botohen. Priftërinjtë për- [?] e amerikanëve.
(Lexoni në faqen 9)
KAPEN KARTMONEDHA 500 LEKËSHE TË FALSIFIKUARA
Tiranë
Pas vendimit për heqjen nga qarkullimi në shtator të vitit të ardhshëm të kartëmonedhës 25 lekëshe duket se qytetarët shqiptarë do të ruhen e do t’i shohin me mosbesim edhe prerjet e tjera të kartmonedhave. Kështu para katër ditësh, në Bankën e Shtetit Shqiptar u krijua një gjendje alarmi kur u zbuluan kartmonedha të prerjes 500 lekëshe të reja të falsifikuara. Megjithë reagimin e menjëhershëm nga punonjësit e falsifikimit, akoma nuk është e qartë se sa është sasia kallp e kësaj prerjeje dhe ku është prodhuar. Kartmonedha 500 lekëshe origjinale është shtypur në vitin 1991 në shtypshkronjën e kartmonedhave në Shqipëri dhe siç është pohuar, kjo prerje ka rezultuar shumë e dobët. Nd[j] është konstatuar një specialist të ndryshëm prej kohësh kanë vërejtur faktin se kjo kartmonedhë mund të falsifikohej shpej[t]…