30/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 tetor 1993

Tirana dhe Athina drejt ftohjes së gjakrave

Tre mijë refugjatët shqiptarë këtë ditët e fundit nuk i shtuan asgjë acarimit që ekziston mes dy vendeve, që nga qershori. Qeveria e re greke që trashëgoi ftohjen me Shqipërinë nga qeveria e Micotaqisit është ende në pelenat e fushatës elektorale dhe shqiptarët e varfër që ngjitën portretet e Papandreut mbi muret grekë akoma s’janë penduar për këtë akt. Ata që u kthyen javën e fundit ishin viktima të një kthimi të akumuluar që gjithsesi nuk është tregues i një politike më nacionaliste të Papandreut ndaj Tiranës. Normalisht policia greke deporton rreth 100-150 shqiptarë në ditë dhe po kaq rezulton të jetë edhe shifra e një dite më parë. Ata që kthehen janë të gjithë pa viza hyrjeje në Greqi, ndërsa 40 raste kur të «njomët» shkuan bashkë me «thatët» policia greke i evidentoi për mos t’i «lagur» përsëri. Mungesa e vizave dhe rritja e kriminalitetit në Greqi janë arsyet kryesore të kthimeve. Por tashmë politikanët shqiptarë e dinë, po aq mirë sa e dinë edhe refugjatët e varur nëpër shtyllat e tensionit të lartë se fati i tyre është i varur nga politika e Tiranës ndaj grekërve të Shqipërisë. Si Micotaqis, ashtu edhe Papandreu e kanë thënë qartë se respektimi i të drejtave të minoritetit grek është kufiri i vijës mes dy vendeve. Nga ky dhe nga vlera ku ky parametër politik do të varet dhe javarur baticat dhe zbatica mes nesh. Të dy kryeministrat e fundit grekë nuk kanë ndërmend të lëvizin nga roli i pasqyrës. Numri i të deportuarve të kësaj jave do të kish kapërcyer atë të javës së kaluar sikur shqiptarët të vepronin ndryshe kundër ngritjes së flamujve grekë. Në rastin e festës së JO-së të enjten, kur në disa fshatra të minoritetit u kremtua ftohtë edhe korrekt 53 vjetori i fillimit të luftës italo-greke. Rreth 100 vetë nga 700 banorë të fshatit Bularat ndoqën një meshë dhe ndezën qirinj mbi varrezën e 59 ushtarëve grekë të vrarë 53 km larg kufirit, 53 vjet më parë. Ndërsa në fshatin Derviçan festa ishte më pak solemne, pa shkak të mungesës së varreve dhe flamurit grek. Në Plagë të familjes ishin të vetmit përfaqësues të kremtimeve ndërsa moshat e mesme kishin emigruar me kohë për ta festuar 28 tetorin në shtetin fqinj. Policia shqiptare që ishte vazhdimisht në (Vijon në faqen 2)

Arrestohet milioneri i parë shqiptar MARSEL SKENDO

- Biznesmeni 44 vjeçar mbushti një qeli bosh në Burgun e Tiranës - Kush e ka radhën pas tij? VENDIM «Në Tiranë, sot më dt. 28.10.1993, unë Arben Qelesh[i], Prokuror i Prokurorisë së Tiranës, pasi studiova materialin e dosjes penale nr.625 të Prokurorisë, konstatoj: Se i pandehuri Marsel Skëndo, duke qenë në detyrën e Presidentit të Drejtorive të ndërmarrjes së përbashkët ADA në korrespondencën e kësaj ndërmarrjeje me organet shtetërore ka paraqitur të dhëna të rreme, siç është rasti në dokumentin zyrtar të dt.28.8.1991, në të cilin pretendon se ka 100 ton duhan në magazina kur realisht ka vetëm 40 ton. Nga sa sipër, rezulton se i pandehuri ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal. Duke u mbështetur edhe në nenin 49, paragrafet e dytë dhe katër, si dhe në nenin 50 të Kodit të Procedurës Penale, vendosa: Të arrestoj të pandehurin Marsel Zagolli Skëndo, duke e e siguruar në dhomat e izolimit të repartit 313 Tiranë. Kopjen e vendimit t’ia dërgoj komandës së repartit 313 Tiranë. PROKURORI I RRETHIT ARBEN QELESHTI Mora njoftim për vendimin E nënshkruari, sot, më datë 28.10.1993 I PANDEHURI Marsel Skëndo» - Bashkëpronari i firmës «ADA», francezi ZHYLIEN ROSH kërkon vullnetarisht të futet në burg LEXONI NË FAQEN 3