Unë jam më i lirë para Presidentit, se sa Presidenti para meje
Ç’gjë ka mbetur për të bërë kundër meje, i dashur President?
Po ia kërkoj sot publikisht këtë gjë zotit Berisha. Unë, Frrok Çupi — gazetar ia kërkoj këtë gjë mikut tim — doktor Sali Berishës.
Unë kryeredaktori i parë i gazetës «Rilindja Demokratike», ia kërkoj këtë kryetarit të dytë të Partisë Demokratike. Unë qytetari i Shqipërisë, ia kërkoj këtë presidentit të shtetit: Çfarë të ka mbetur më për të bërë kundër meje, i dashur President?
Shkruan FRROK ÇUPI NË FAQEN 3.
Një kriminel me maskë dhe automatik tmerron njerëzit
FIER
KRIMINALITETI SHTOHET, NDËRSA NJË KUADËR POLICIE NDËRTON VILË ME KURSIMET E 1 VITI?! RAST I PËRSËRITUR. GËZHOJAT TREGOJNË QË NË 8 RASTE ËSHTË I NJEJTI AUTOMATIK.
Kjo ngjarje e pazakontë ndodhi para disa ditësh në qytetin e Fierit. Rreth orës 15.30, një person me maskë në kokë dhe automatik në dorë, futet në disa lokale të lagjes 11 Janari, dhe duke kërcënuar të pranishmit u grabit lekët që u ndodheshin sipas disa dëshmitarëve, të paktë ishin ata që kundërshtuan. Mbasi qëlloi disa herë në ajër me automatik ku shpëtuan për mrekulli disa kushërinj, në ballkonet për rreth, krimineli u largua qetë-qetë i pa shqetësuar nga askush. Për fat të keq, nuk u ndodh asnjë polic, megjithë numrin jo të vogël të tyre. Kjo ngjarje është origjinale për nga realizimi, por nuk thu- asgjë të re kur flet për kriminalitetin e lartë që ka rrethi. Nuk ka ditë që të mos dëgjohen automatikë. Nuk janë të paktë ata që po humbasin jetën nga krismat e automatikut. Dhe si gjithmonë policia me vonesë në vendin e ngjarjes, e mbledh vetëm gëzhojat që mbushin trotuaret e qytetit. Gëzhojat tregojnë që në 8 raste është i njëjti automatik. Organet e komisariatit nuk janë në gjendje ta ndalin kriminalin.
Ndërkaq, qytetarët e thjeshtë janë të shqetësuar për jetën e tyre, kur bëhen pa dashur dëshmitarë të ngjarjeve makabre. Duket sikur Policia po sheh vetëm hallet e veta, kjo heshtje e gjatë e komisariatit është e pafalshme, e palejueshme. Sepse njerëzit nuk e shpjegojnë dot se si një kuadër i rëndësishëm i komisariatit të policisë mund të ngrejë një vilë me kursimet e rrogës një vjeçare.
Del nga burgu ish-drejtori i Drejtorisë së Pritjes, Kino Buxheli
Pas Ramiz Alisë, Kino Buxheli është personi i dytë, i dënuar pas shpalljes së pluralizmit, nga burgu pasi ka kryer dënimin.
Lajmi për z. Buxheli u konfirmua nga burgu nëpërmjet një burgu që nuk pranoi të flasë.
I dënuar me 3 vjet burg, Kino Buxheli ka bërë një kërkesë për burgut për lirim të kushtëzuar dhe drejtoria la për-gjykatës për shqyrtim.
Kjo e fundit megjithëse duhej të vendoste brenda një muaji e dha vendimin e saj vetëm pas tre muajsh.
Sipas ligjit kur i dënuari bën kërkesë dhe ka kaluar në burg më shumë se gjysmën e periudhës së dënimit të tij, ka të drejtë dhe mund të lirohet para kohe me kusht. Në rastin konkret z. Kino BuxhelI nga tri vitet e dënimit të tij kishte mbushur dy vjet e tre muaj. Pra i kishin ngelur edhe nëntë muaj duke plotësuar kështu kushtin e lartpërmendur.
Aktualisht nga një ligj i tillë përfitojnë të gjithë të dënuarit. Ndërkohë në qarkoren e fundit që nxorri i porsaardhuri Kryetar i Gjykatës së Kasacionit, z. Zef Brozi, thuhet që nga ky ligj të përfitojnë vetëm të dënuarit nga tre vjet e poshtë. Ky formulim i ri thuhet se do të paraqitet si projektligj në Parlament së shpejti.
A. SIIKULLAKU
Lirohet nga detyra zv. ministri i Drejtësisë zoti KRISTAQ TRAJA
Dje, siç u njoftuam, u lirua nga detyra e zv. ministrit të Drejtësisë zoti Kristaq Traja.
Gjithashtu mësohet se ai është emëruar kryetar i Gjykatës së rrethit të Lacit.
Zoti Traja njihet si një nga juristët më të zotë në të gjithë Shqipërinë si dhe ka marrë pjesë në shumë komisione për hartime projektligjesh për në parlament, si dhe në komisionin e Kushtetutës.
Burimet, jo zyrtare, thonë se qyteti i Lacit kishte shumë nevojë për aftësitë e këtij juristi të njohur shqiptar.