03/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 dhjetor 1993

AFRO 2.5 MILIARDE DOLLARË KANË HYRË NË SHQIPËRI NË MË PAK SE TRE VJET

1.7 miliardë dollarë ndihmë nga Evropa dhe 800 milionë nga refugjatët. Çfarë është bërë me këto para? (Lexoni në faqen 2)

Mbi 2000 qytetarë ndalohen nga policia për të hyrë në varreza

Mëngjesin e datës 29 Nëntor, forca të shumta policore bllokuan Sheshin e Flamurit dhe gjithë hyrjet për në varrezat e Dëshmorëve. Në orës 9.00 në shesh u grumbulluan një numër i madh njerëzish, rreth 2000 veta. Këta ishin veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, familjarë të afërm të familjeve të dëshmorëve, qytetarë të ndryshëm, të cilët dëshironin të shkonin në varreza për të bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve. Por këtë herë ishte e pamundur. Pushteti ka vendosur të harrohet 29 Nëntori dhe policia është e vendosur ta zbatojë këtë. Për herë të parë mbas afro 50 vjetësh ata ndaluan në mënyrë të dhunshme. Pushteti i bëri homazhet zyrtare në datën 28, në të cilat gjith të aprovuar në Parlament. Disa janë të detyruar të veprojnë kështu. Të tjerët e thjeshtë nuk janë të detyruar ta zbatojnë atë datë. Vizitat në varrezat e dëshmorëve u prenë bijtë e bijat më të mirë të këtij vendi, do të bëhen kur ua do shpirti veteranëve flokëbardhë dhe nënave shamizeza, qoftë më 29 nëntor apo 29 dhjetor.

BERISHA nuk e mbajti fjalën.

Nesër hyn në fuqi Ligji për shtypin LIRIA E SHTYPIT E KËRCËNUAR NGA GJOBAT DHE BURGU (Lexoni në faqen 2) Nesër hyn në fuqi Ligji për shtypin BERISHA nuk e mbajti fjalën. LIRIA E SHTYPIT E KËRCËNUAR NGA GJOBAT DHE BURGU (Lexoni në faqen 2)

Një vajzë kërkon të martohet me vrasësin e babait të saj

Se ç’forcë ka dashuria, se ç’zjarr përvëlues fshihet në këtë pasion të çmendur, se ç’indjenjë e forcë që sfidon gjer edhe katastrofat shpirtërore më të rënda, e tregon ky rast i veçantë. Mira Devolli, 19 vjeçe nga fshati Ponçarë i rrethit të Devollit në një deklaratë drejtuar organeve të drejtësisë pak kohë më parë, kërkonte lirimin e Xhili Hoxhës, 22 vjeç i dënuar para një jave me akuzën «Për krimin e vrasjes të kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme». Demir Demolli babai i M.D, u vra për shkak se së bijës gjatë një skene dhune, me një gurë në kokë. Por sidoqoftë, pavarësisht ndërprerjeve kaq tragjikisht «Love Story»-i tyre i pafat ajo kishte ngelur shtatzënë. Kjo ishte arsyeja që ajo vajti në shtëpinë e vrasësit të babait. Të paktën kështu thuhej disa muaj më parë, por tani që ka kaluar aq kohë sa të bëhet i pabesueshëm ai thashethem, rezulton se arsyeja e vërtetë e martesës në mungesë është pikërisht ndjenja e magjishme e dashurisë.

Nuk kam dalë në luftën kundër komunizmit për të fituar diçka personale por për të fituar lirinë

Intervistë e z. AZEM HAJDARI