Kërkohet ndihmë për Shqipërinë që ajo të mos bëhet faktor destabilizues në Ballkan
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me anë të një rezolute fiton Qeveritë e Shteteve anëtare të tij si dhe të Komunitetit Evropian që:
— Të rrisin ndihmën për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të mos bëhet faktor destabilizues në rajonin e Ballkanit.
— Të rrisin shkëmbimet me Shqipërinë, në mënyrë që të sigurohet vazhdimi i procesit të ristrukturimit të ekonomisë.
Asambleja inkurajon gjithashtu Qeverinë dhe Parlamentin e Shqipërisë:
— Të realizojnë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, duke krijuar kuadrin e domosdoshëm ligjor dhe institucional, sidomos për sa i përket temave të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, dhe në veçanti të lirise së fesë dhe ushtrimit të saj si dhe mbrojtjes së shtresave më të varfra shoqërore.
— Të sigurojnë funksionimin pa pengesa të Institucioneve fetare dhe të lehtësojnë kthimin e kishave, manastireve, varrezave dhe objekteve fetare.
— Të ruajnë dhe të forcojnë shoqërinë pluraliste dhe demokracinë dhe të garantojnë mbrojtjen e minoriteteve, në bazë të normave ndërkombëtare.
Deputetë të PD kërkojnë mocion mosbesimi ndaj Pjetër Arbnorit
Sipas burimeve nga vetë radhët e deputetëve të PD ditët e fundit në gjirin e grupit më të madh parlamentar ndihet një amulli dhe kërçitje dhembësh midis grupeve rivale brenda kësaj partie. Shkas për këtë është bërë kërkesa e një shumice deputetësh për mocion mosbesimi ndaj Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori. Me sa duket ata e kishin ndjerë veten të fyer kur z. Arbnori u lexoi në Parlament deklaratën e Kuvendit lidhur me acarimet e fundit me Greqinë, dhe e mbylli seancën pa denjuar të dëgjojë vërejtjet e shimbet e deputetëve lidhur me këtë deklaratë të rëndësishme. Pas këtij incidenti parlamentar, deputetët, që për fat të mirë kësaj radhe nuk e bazuan veten me kartonin jeshil, nën drejtimin e Tomorr Malasit thirrën një seancë tjetër ku bënë vërejtjet e nevojshme.
Kështu, pas ankesave të grupeve të tjera parlamentare për drejtimin e zotit Pjetër, tani i vjen radha vetë grupit që e zgjodhi, të ankohet për të. Sidogjithë, para deputetëve shtrohen tre pikëpyetje. Së pari, nuk dihet ende nëse Arbnori, me potencën dhe lidhjet që ka, do të lejojë që mocioni i mosbesimit të paraqitet në Parlament. Së dyti, a është e mundur që pas gjithë atij kontributi të z. Pjetër për demokracinë që nga periudha e birucave të burgut, të hiqet si kryetar. Dhe së treti, nëse Arbnori do të largohet nga podiumi i parlamentit, a do të shtohet numri i ambasadorëve jashtë shtetit.
Dueli Berisha-Beqiri përfundon të hënën
Dje, makina e blinduar me eskortën e policëve, solli në mëngjez të pandëhurin Idajet Beqiri në gjykatën e Tiranës.
Nga grumbulli i njerëzve të mbledhur para gjykatës, shpesh dëgjoheshin thirrjet: «Poshtë diktatura, poshtë fashizmi». Një polic që thirri vetë «poshtë diktatura, menjëherë u kthye po vetë njerëzve duke u thënë: mos bërtisni, mos thërrisni!?». E tillë ishte atmosfera e fillimit të gjyqit ndaj z. Beqiri dje. Beqiri theksoi lidhur me fjalën «vrasës»: «burri nuk i con të këqija gruas dhe ajo i thotë — je vrasës i fëmijëve që janë pa bukë. Ai i përgjigjet: — vrasës është Berisha që më nxori në rrugë të madhe?! Një fakt, as burri, as Berisha nuk janë vrasës?!» Z. Beqiri kërkoi me këmbëngulje në sallën e gjyqit zotin Berisha, pasi, tha ai, vetë Berisha mund të thotë: «merremi ju me këtë, ky është shoku im». Sepse kemi patur relata shumë shoqërore, ndonëse kurrë nuk jemi marrë vesh bashkë.
Me kërkesën e prokurorit Gjukaj, të hënën do të jepet pretenca. Reagimit të sallës për dhënjen e vendimit, ai iu përgjigj:
— ju e kuptoni vetë.
Mos pritet ndonjë urdhër nga lart?!... Të presim të hënën.
Një maniak seksual përdhunon kushërirën 11 vjeçare
Para një jave, shtetasi SH.H. 21 vjeç nga fshati Radokal përdhunon kushërirën e parë 11 vjeçare e cila pas kontaktit fizik e ndodhur në një gjendje të keqe shëndetësore dhe në presionin e një stresi të fuqishëm psikik u shtrua në maternitetin e Pogradecit ku ndonëse disa ditë gjendja e mori disi veten. Ky është rasti i tretë që një maniak kryen marrëdhënie seksuale me dhunë. Pika e është provuar fajësi e plotë për rastin në fjalë, për të shpëtuar trysninë që rretheshin dy viktimat e para nuk ka bërë kurfarë denonimi.
Sikur trupi i vajzës të mos ishte katandisur aq në atë pikë sa të bëhej për tu shtruar në spital me siguri as kjo e fundit nuk do ta denononte.
SHQIPËRIA VENDI PA THEMELE
— Politika shqiptare, politikë e shtyrjes së ditëve
— Pa investime, pa punë, pa ndërtime, vetëm me ndihma, demokracia nuk mund të ketë të ardhhme
KUSH DO TA NDËRTOJË SHQIPËRINË?!