Ish-komunistët fanatikë kanë marrë detyrën të çrrënjosin komunizmin nga radiot dhe agjensitë e huaja
Rrotë dhe u kujtoftë në jetë të jetëve elezëria e publicistikës shqiptare!
Është diskutuar shumë në Shqipëri për atë shtypin dhe fjalën e lirë. Dihet se aty ku flitet shumë për moralin, nuk ka moral. Dhe si për të provuar këtë aksiomë, nisën arrestimet e gazetarëve dhe kryeredaktorëve. Edhe pse gjyqet dalin blof, terrori dhe psikologjia e frikës tashmë mund të quhet realitet.
Ç’mund të bëjë një gazetar në qofëse gruaja, vëllai, fëmija, kunata apo miku i thotë: «E di që po na merr në gafë? Ç’taksirat kemi ne?» E megjithatë ne ju mbu(m)temi institucioneve ndërkombëtare se në Shqipëri është e garantuar LIRIA E FJALËS! Asnjë gazetar i huaj nuk mund ta imagjinojë se në ç’kushte punojnë gazetarët shqiptarë!
Aq e garantuar është kjo liri sa tashmë në Shqipëri po sulmohen e kërcënohen jo vetëm korrespondentët e gazetat e gazetave e agjensive të huaja po edhe vetë agjensitë e radiot me autoritet të padiskutueshëm botëror, si DPA, AFP, Dojçe, Wele, ROJTER dhe së fundi edhe BBC. Duket se, sipas traditës, e famshmja ATSH, që detyrën numër një ka rolin e përgju(esh)it dhe të zbardhësit të shkrimeve kundër regjimit, duhet të tregojë menjëherë indinjatën duke reaguar egërsisht e publikisht me anë të gazetave të vet të squar (por krejtësisht të panjohur). Kësisoj kjo agjensi pati guximin dhe nderin që menjëherë pas sulmit që RD i bëri BBC, të shpërndajë nëpër botë një protestë të ashpër kundër këtij stacioni, duke bërë biografitë e korrespondentëve dhe gazetarëve që janë marrë në seksionin shqip të BBC. Me që fjalën e kemi të ATSH, ekipi i sotëm i saj ka urdhër të prerë që buletinet speciale, pra ato buletinë që përmbledhin artikujt kritikë për regjimin, të mos u jepen gazetave, madje as ministrave, po vetëm zyrës së presidencës, gjë që dëshmon për zell më të madh e disiplinë më shembullore se ç’kish kjo agjensi në kohën e diktaturës, kur këto buletinë kishin të drejtë t’i merrnin edhe kryeredaktorët. (Për këtë le të pyetet shoku Mehmet Elezi). Nën shembullin e njënës së djathtë parti, fëmijët e sotëm të njërkës së sotme parti, si M. Elezi, B. Trenova e mjaft gazetarë të tjerë, të të tillë që dhanë një kontribut tepër të çmuar në gazetarinë militante që asgjësonte me zjar(m) e hekur armiqtë e brendshëm e të jashtëm, sot janë po këta që po bëjnë të njëjtën gjë: pasi terrorizojnë dhe kërcënojnë hapur eliminimin ose linçimin e «armiqve të partisë», japin provën e ankësisë së ndonjë njërkës duke e hedhur në sulm edhe kundër gazetave të huaja madje edhe kundër agjensive dhe gazetave të huaja duke i cilësuar këto si …
(Vijon në faqen 3)