14/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 prill 1994

Në fokus: Politika jonë e jashtme Me Athinën Beogradin-thikë më thikë. Me Shkupin marrëdhënie të ftohta. Mbetet vetëm Roma të hapë përfundimisht izolimin e ri shqiptar

Gjithçka për tre ditë u përmby[s?]. Me Athinën «moti» u ftoh, madje filloi «dimri», që me sa duket do të zgjasë gjatë. Prite: që në mes këtij «dimri» të udhëtojnë kolonat e refugjatëve tanë për t’u kthyer më Atdhe. Me Beogradin, ç’është tashmë, «dimri» ka dhe’ra vite që vazhdon. Së paku të kishte shira, porse nuk qenkan e thënë që krahu verior dhe verilindor i Shqipërisë të provokojë stinën e e shkrijes së dëborës. Edhe Maqedonia, gjithsesi e detyruar të jetë «mike» nuk është as më pak e as më shumë e interesuar për një Shqipëri të fuqizuar, pasi, sipas saj, Tirana do të shikojë për nga kufijtë etnikë. Atëherë në cilën pjesë të kufirit tonë mund të lëvizim lirshëm për politikë të tregti njerëzish? Mbetet vetëm Italia. (Vijon në faqen 3)

Presidenti Skalfaro priti dje në rezidencën presidenciale gjyqtarë shqiptarë

- Gjyqtarët shqiptarë për herë të parë priten nga një president republike -Stinë e re në marrëdhëniet dypalëshe italo-shqiptare në fushën e drejtësisë LEXONI NE FAQE 2

Konferencë shtypi e përfaqësuesve të ministrisë së Rendit

Ngjarja e 10 prillit në kufirin shqiptaro-grek është një lokus, këtë herë kronologjia e saj bëhet nga ana teknike në bazë të provave të mbledhura nga grupi hetimor shqiptar gjatë një konference shtypi të dhënë dje në Tiranë nga drejtuesit e policisë së rendit Agim [Vexhi?] dhe drejtori i policisë heroike Vexhi Muçmataj. Kronologjia e ngjarjes është pothuaj e njëjtë me atë të servirur nga masmedia shqiptare, me përjashtim të një fakti; sipas z. Shehu ushtari roje që ka bërë në fillim shkrepjen bosh ka pasur armëtime. Përsa i përket llojit të armëve përkatësisht z. zoti Shehu ishte i njëjti me atë të TV shqiptar, pra Shot Gun. Në ekspozonë e tij z. Shehu e precizoi disa herë se në bazë të hetimeve dhe provave materiale të mbledhura nga grupi hetimor shqiptar sulmi është kryer nga forca të përgatitura posaçërisht për veprime të tilla, pjesëtarë të forcave të armatosura greke. Janë disa prova që e vërtetojnë këtë z. Shehu: gjuha greke e folur nga ushtarët, pajimet, uniforma me lara jeshile tipike për ushtrinë greke. Z. Shehu shkoi dhe më tej duke e etiketuar këtë sulm si të urdhëruar nga instanca të larta të qeverisë greke. Në këtë konferencë u shfaqën dhe sekuenca televizive nga provat materiale në vendngjarje si dhe intervista me ushtarët e kazermës. Më pas z. Shehu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Pyetjet konsiston në faktin në se kishin apo jo armatim ushtarët dhe masat që janë marrë pas kësaj ngjarje. Z. Shehu e precizoi disa (Vijon në faqen 2)