NDALOHEN NGA POLICIA KRERE TE MINORITETIT GREK
Parmbrëmë në pesë rrethe të vendit ndalohen përfaqësues të Omonias e të PDNJ
[teksti vijues i prerë në skajin e poshtëm]
A do të ketë një shkallëzim të ri në konfliktin shqiptaro-grek?
Përfaqësues të Omonias e të PDNJ
Sipas disa informacioneve të ardhura në redaksi në orët e vona të mbrëmjes së datës 18 prill, si dhe dje në mëngjes, mësohet se në disa rrethe jugore të vendit, po ashtu edhe në Tiranë, janë ndaluar nga policia eksponentë kryesorë të organizatës politike «Omonia» si dhe të partisë parlamentare për Mbrojtjen e të drejtave të Njeriut (PDNJ).
Siç dihet tashmë organizata politike «Omonia» përfshin në radhët e saj minoritetin grek, i cili me votat e tij i çërgoi këtë shoqatë me gjashtë deputetë në parlamentin e parë pluralist shqiptar. Mirëpo përpara zgjedhjeve të 22 marsit, shoqatat nuk mund të merrnin pjesë më në zgjedhje si subjekte elektorale. Organizata e minoritetit grek u përfaqësua përpara elektoratit nëpërmjet partisë së porsakrijuar PDNJ. Në përfundim kjo parti mori dy vende në parlament si dhe të drejtën për t’u quajtur parti parlamentare për të gëzuar ndonjë subvencionim modest nga shteti.
«Partia jonë (PDNJ) është një parti e të gjithë shtetasve shqiptarë, pavarësisht nga kombësia», sqaron zoti Vasil Melo, kryetar i partisë, duke dhënë shembuj kon-
(Vijon në faqen 3)
Faqekëqesish jemi larg shoqërisë së dialogut dhe politikës së argumentit
Intervistë me Prof. Dr. Rexhep Meidani
LEXONI NË FAQEN 5