30/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 prill 1994

QEVERIA SHQIPTARE NË NJË ÇAST DELIKAT

Ku të rrijmë këtë radhë: Me Amerikën apo Konferencën Islamike? Edhe një herë u shtrua kjo pyetje sot, ose më mirëojë mbas dite. Sepse pikërisht dje, radhët e guaja transmetuan një lajm sipas të cilin Konferenca Islamike, ku Shqipëria është anëtare, ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të hiqet embargoja e armëve ndaj të tjerëve të Bosnjës. Le ta analizojmë shkurtimisht fare do të thotë kjo kërkesë: Së pari do të thotë që t’i hapet rrugë një veprimi arëmësh në Bosnjë, në qëllimin për t’u mbrojtur ose për të sulmuar serbët, ose edhe të tjerë, sepse arma është armë, dhe arma në vetvete nuk ka arsye. Me një fjalë, sipas kësaj kërkese, në qoftëse sot kemi një masakër në Bosnjë, u dashka të krijojmë edhe një masakër tjetër! Kujt i intereson masakra, pavarësisht nga emri dhe synimi që mund të ketë? Askut, dhe në radhë të parë njeriut - kurrë. Pra në qoftëse do të shkonim sipas kërkesës së Konferencës Islamike për të hapur portat pa doganë të armëve drejt Bosnjës, i hapet rrugë një mungese kontrolli dhe një padrejtësie tjetër mes shtetesh e njerëzish. Veç kësaj kërkesa e Konferencës Islamike për heqjen e embargos së armëve ndaj Bosnjës përmban theks të anësisë fetare islame. Fakti që Turqia dhe Pakistani paskan deklaruar se janë gati të dërgojnë në Bosnjë municione dhe armë, (sigurisht tu na lajmëruar e raqës) është shumë shqetësues. Po cili është pozicioni i Qeverisë shqiptare? ERROR ÇUPI (Vijon në faqen 3)

Policia ndalon panalonal e shkurtra

Dy të rinj përfundojnë në rajonin e policisë pas një çasti festiv LEXONI NË FAQE 2

Vret veten kryetari i komunës së Bërdicës

Shkodër LEXONI NË FAQE 2

Ndalohët për 12 orë nga policia, kryeredaktori i gazetës «Java»

Gjirokastër LEXONI NË FAQEN 2

Grevat me synime politike pas 22 Marsit do të sillnin vetëm rrënim të vazhdueshëm

Intervistë me kryetarin e BSPSH, z. Valer Xheka LEXONI NË FAQEN 5