10/06/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 qershor 1994

Tek hakmarrja shoh një të keqe të madhe për të sotmen dhe të ardhmen

Intervistë me ish presidentin Ramiz Alia Ekskluzivisht për KOHA JONE Lexoni në faqe 3

Në gjyq parakalojnë edhe “zambakë” të Sigurimit

të Shtetit

Arrestohen policë të policisë

Shkodër Arrestohen policë të policisë

Bllokohet një anije me 1700 ton naftë në portin e Durrësit

Lexoni në faqe 2

Arrestohen policë të policisë kriminale

-Ekziston një grup kriminal. Policia në alarm Janë arrestime të kohëve të fundit që mendohet se do të hedhin dritë mbi shumë krime të fundit të ndodhura në Shkodër siç janë: vrasja e Robert Kicit, rrëmbimi i mbi 15 milion lekëve të kambistit Basha, rrëmbimi i 1.5 milion lekëve punonjëses së postës Fatbardha Kallogjeri etj. Dyshimi se ekziston një grup kriminal brenda forcave të kësaj policie i ka vënë në alarm ato. Thuhet se priten arrestime të tjera pas atyre të Kriostot Koritorit 24 vjeç, Edmond Tuçia 32 vjeç, Fatbardh Shpuza, Bujar Agraja. Gjithashtu ka edhe dy të arrestuar të tjerë. Në komunikatën e degës së rendit ata prezantohen si ish policë ndërkohë që deri në ditët e fundit dy prej tyre kanë qenë punonjës policie ndërsa dy të tjerë ishin larguar vetëm tri javë më parë, pasi ishin marrë në punë 6-7 muaj më parë. Burime të komisariatit të policisë bëjnë fjalë për ndërhyrje në veprimet e mëtejshme bile edhe për ndërhyrje të personave me pozita shtetërore aq sa edhe emrat e të arrestuarve mbahen sekret nga organet e hetimit me pretekstin për mos ta dëmtuar atë.

“zambake” të Sigurimit të Shtetit

Lexoni në faqe 3

Parlamenti - sallë biblioteke për socialistët

Dje në interpelancë ministri i pushtetit lokal Rexhep Uka dhe ministri i industrisë Selim Belortaja Lexoni në faqe 2