22/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 shtator 1994

PS i rikthehet kryetarit të burgosur

Fatos Nano shkruan nga burgu: “Nuk është asnjëherë vonë që organet gjyqësore të tërhiqen nga shkelja e ligjit” Dekla: “Nano duhet të lirohet”

I hiqet imuniteti deputetit të PD, Arben Lika

Dje në Kuvendin Popullor I hiqet imuniteti deputetit të PD, Arben Lika Do të kalojë për ndjekje penale Dje në seancën e paradites të Kuvendit

Deputetët e PD kundër Azem Hajdarit

Kërkohet shkarkimi i tij nga kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen, Rendin dhe SHIK-un Nga ky komision largohet edhe deputeti i pavarur Ridan Peshkëpia faqe 3

Liria e homoseksualëve - kusht për pranimin e Shqipërisë në K.E.

-Shqipëria ndërkombëtarizohet përmes termit të keqpërdorur “pederasti”. Shoqata Ndërkombëtare e Lesbikeve dhe Gay-ve shqetësohet për dënimet e rënda në projekt-Kodin Penal shqiptar dhe paralajmëron qeverinë faqe 12 International Lesbian and Gay Association Administrative Office 12 July 1994

Do të kalojë për ndjekje penale

Dje në seancën e paradites të Kuvendit Popullor, sipas kërkesës të bërë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme, u votua pro për heqjen e imunitetit të deputetit të PD, z. Arben Lika. Nuk morën pjesë në votim deputetët socialistë sepse kryetari të grupit të tyre parlamentar, z. Dokle, nuk iu dha fjala përpara votimit në lidhje me këtë çështje. Vetë deputeti Lika u shpreh pak a shumë se ishte dakort t’i nënshtrohej drejtësisë duke e cilësuar veten të pastër dhe se çështja ndaj tij nuk ka të bëjë me veprimtari të jashtëligjshme financiare por me një lojë politike. Siç bëhet e ditur, një ditë më parë grupi parlamentar i PD në një mbledhje të tij e ka cilësuar të arsyeshme kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Arben Lika dhe kalimin e tij në ndjekje penale pasi është marrë me veprimtari financiare të jashtëligjshme. Sipas disa të dhënave të deritanishme thuhet se deputeti Lika është përzierë në një kontrabandë cigaresh, për të cilën dyshohet që prej disa kohësh. Përpara pak ditësh në doganën e Kakavijës ka mundur të kalojë një sasi e konsiderueshme cigaresh ARDA kontrabandë, të cilat u bllokuan më pas në të dalë të Fierit. Të hënën në mëngjes nga policia e rendit Tiranë u ndaluan pesë persona në doganën e Kakavijës. Sipas një informacioni nga Gjirokastra mësohet se dje rreth orës 11 janë linur tre doganierët e ndaluar, ndërsa vazhdojnë të mbahen në gjendje arresti drejtori i doganës, dhe komandanti i policisë doganore. Pikërisht në këtë ngjarje mendohet të jetë i implikuar deputeti, tashmë pa imunitet, Arben Lika. Cigaret kontrabandë ka të ngjarë të kenë kaluar në doganë në formën e një ndihme humanitare për Federatën e Rinisë Shqiptare.

Metingu i PS, korrik 1994 foto D. KABA Metingu i PS, korrik 1994 — foto D. KABA

Organet gjyqësore të “terhiqen nga shkelja e ligjit”

Dokle: “Nano duhet të lirohet” Konferencë shtypi e PS faqe 3