Dënimi ulet edhe për Markon e Celën
Die në Gjykatën e Apelit
Shqiptarët luajnë rol kyç në tregtinë e drogës
Sipas Herald Tribune
Familjet Tribu me lidhje të ngushta me mafian italiane janë shfaqur dhe luajnë një rol kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe veturave të vjedhura sipas një raporti të botuar të mërkurën nga një grup vëzhguesish të luftës kundër narkotikëve.
Familje të njohura, janë të lidhura së bashku në aleanca klanesh në veriun malor të Shqipërisë. Grupi i vëzhguesve Observatoire Geopolitique des Drogues (OGD) thotë se janë klanet ato që në fakt qeverisin në një vend ku mungon një kushtetutë efektive dhe qeverisje e fortë ligjore. Raporti thotë se embargoja greke kundër Maqedonisë dhe embargoja kombëtare kundër Serbisë e kanë shndërruar Shqipërinë në një udhëkryq me një rol kyç në Ballkan. Ai thotë se shqiptarët punojnë si korierë të mafias duke transportuar vetura të vjedhura në të cilat fshihen sasi ngarkesa të caktuara heroine nga Italia në Slloveni, prej këndej ato marrin rrugën drejt Evropës Qendrore dhe Lindore. Në të njëjtën kohë korierët transportojnë aparate televizivë, pajisje vidioje dhe pajisje shtëpiake për t’i rishitur në Shqipëri. Një antar i grupit të vëzhguesve i cili nuk pranoi emri i tij të publikohej deklaroi se ai kishte parë rreth 4000 Mercedes Benz BMW dhe tipa të tjerë të fundit të veturave luksoze të cilat prisnin në një sallë prej 5 hektarësh pranë portit të Durrësit. Nga vendi më i varfër i Evropës tha ai, Shqipëria tani ka numrin më të lartë të veturave Mercedes për të gjithë Evropën. Duke iu referuar burimeve të policisë italiane shumë nga veturat e vjedhura janë shitur nga pronarët e tyre të mëparshëm, të cilët duan të lajnë duart nga mënyra të dyshimta pasurimi të cilat mund të shpien drejt hetimit të të ardhurave të tyre. Mbas këtij veprimi pronarët e këtyre veturave i raportojnë ato në polici si të vjedhura. Korrespondenti i grupit të vëzhguesve tha se, shumë nga shqiptarët që ai takoi, ishin krenarë për kontrabandën e tyre dhe drogën e konsideronin një problem për ato vende ku ata e shisnin dhe jo për vendin e tyre. Ai deklaroi se Shqipëria transporton heroinë dhe kanabis, por këto lloj drogash nuk konsumohen në vend. Megjithatë vëzhguesi tha se Shqipëria ka një problem serioz me petidinën, një substancë sintetike e morfinës. Ai tha se kjo drogë shpërndahet gjerësisht nga doktorët, të cilët kësisoj duan të rrisin fitimet mbi rrogat e tyre të vogla. BARRY JAMES
Socialistët: Faleminderit që na burgosët Nanon
Burgosja e tij i hoqi PS peshën e trashëgimisë
faqe 3
Aksident automobilistik i zëvendëskryeministrit Kopliku
Korçë
Aksident automobilistik i zëvendëskryeministrit Kopliku
-Shpejtësia e lartë, shkak i fatkeqësisë
faqe 2
Kërkohet lirimi pa kushte i Kurt Kolës
Shkodër
Kërkohet lirimi pa kushte i Kurt Kolës
Markon e Çelën
faqe 2
Sot në AKS
Liri për lindje apo liri për abort? (f. 6)
“ Poligamia nuk ka qenë kurrë element i kulturës sonë” (f. 7)
Kulla e Sahatit
Tregim nga Zija Çela (f. 8)