30/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 shtator 1994

Zakonisht jam “qefli shpejtësie”

Marr 18.000 lekë në muaj. Veç kësaj, kur dal jashtë shtetit, në vend që të rrumbullohem në ndonjë pijetore, i kursej ato para Gazetën “Koha Jonë” e lexoj dhe kam bindjen se jeni një nga organet më destruktivë që mund të ketë shekulli Pas aksidentit automobilistik Zakonisht jam “qefli shpejtësie” Marr 18.000 lekë në muaj. Veç kësaj, kur dal jashtë shtetit, në vend që të rrumbullahohem në ndonjë pijetore, i kursej ato para Gazetën “Koha Jonë” e lexoj dhe kam bindjen se jeni një nga organet më destruktivë që mund të ketë shekulli Intervistë ekskluzive me zv/Kryeministrin BASHKIM KOPLIKU nga spitali faqe 5-6 foto A. BABANI

Kolera shkakton përsëri vdekje

Elbasan Kolera shkakton përsëri vdekje Edhe dy të shtuar të tjerë Pas një pauze disa ditore dhe pas daljes së tre pacientëve të parë të shtuar në spitalin infektiv të rrethit nga infektimi i vibronit të kolerës u duk se kjo sëmundje e frikshme do të ikte më shpejt se sa ç’kish hyrë në qytetin e Elbasanit. Për këtë kish siguruar në gazetën “Lajmi i ditës” edhe drejtori i institutit të higjenës: “Nuk ka më situatë epidemiologjike në Shqipëri”. Madje çuditërisht para dy ditësh konfirmimi zyrtar dha “pëlqimin” e daljes së dy pacientëve me kolerë kur nuk kish pranuar kurrë ekzistencën e shtrimit të tyre në spital. Por kolera nuk do të “lëvizë” nga zyrtarë që nuk duan të prishin imazhin e karriges së tyre që u përpoqën të mbajnë enigme vdekjen e një pacienteje 53 vjeçare. Fadile Coga nga fshati Shushicë do të shënohet si viktima e parë e vdekjes nga kolera në kryeqendrën e prefekturës. Ajo ishte e shtruar në pavionin e infektimit të spitalit të Elbasanit që para 9 ditëve dhe mjekimi ka qenë i vazhdueshëm. Viktima në fjalë për hir të opinionit nuk ka treguar që ka qëndruar e sëmurë në shtëpi tre ditë dhe që ka qenë në Librazhd nga ku dyshohet se mund të jetë importuar infektimi. Dy ditë pas shtrimit të saj në infektiv është shtuar edhe bashkëshorti i cili ka dalë i shëruar para gruas së tij, por fatkeqësisht ajo ka vdekur në datën 28, të mërkurën në mbrëmje dhe sipas disa pohimeve jo zyrtare njerëzit e familjes së saj e kanë marrë kufomën disa me forcë pa lënë ekspertët të bëjnë ekzaminimet e nevojshme. Kjo ka ndodhur dy ditë më parë se të ngrihej dasma në shtëpinë e saj ku ajo kish aq shpresë e dëshirë të ish në krye të dasmorëve. Të enjten paradite kanë mbërritur me urgjencë në fshatin Shushicë ku pritet të varroset kufoma. Specialistë të drejtorisë së higjenës dhe epidemiologjisë së rrethit për të zbatuar ndoshta kërkesat higjeno-sanitare para varrimit në të tilla vdekje. Pas kësaj ngjarjeje mësojmë se dje paradite në pavionin infektiv të rrethit të Elbasanit janë shtuar edhe dy persona të tjerë, njëri nga Lixha dhe tjetri nga Tregani të cilët dyshohen seriozisht se janë të sëmurë nga kolera. Pas këtyre duke masat në këtë spital janë bërë më të rrepta krahas atyre që ka marrë bashkia për parandalimin e sëmundjes. BESIM DYBELI

Shpresa më të mëdha të PS për lirimin e Nanos

Zbuten tonet midis PS dhe PD Shpresa më të mëdha të PS për lirimin e Nanos “Nëse lirohet Nano do të ketë një periudhë paqe dhe jo krizë” Hajdaraga: Nuk mund të akuzoj gjithë PD. Ata që montuan çështjen Nano duhet të japin dorëheqjen faqe 3

Jugosllavia e gatshme për dialog me Shqipërinë

Për Kosovën nuk mund të bisedohet. “Është çështje e brendshme e Serbisë” f. 4

Pas kolerës, tifoja

Pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme antihigjenike pas rënies së kolerës është edhe rënia e epidemisë së tifos. Deri tani në Durrës ka dhjetë raste tifoje të konfirmuar të shtruar në spital dhe disa raste të tjera të cilat nuk janë konfirmuar plotësisht. Të sëmurët janë kryesisht nga lagjet 5 dhe 6 ku janë konstatuar përzierje masive të ujrave të zeza me ujra e pishëm. Me gjithë alarmim e dhënë prej kohësh nga drejtoria e higjenës dhe mbledhjeve të njëpasnjëshme të kësaj të fundit me bashkinë dhe ujësjellësin nuk ka fundi i veprime konkrete për rregullimin e tubacioneve të prishura. Me sa duket arsyeja është mungesa e fondeve. E vetmja (vijon në faqe 2)