05/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 korrik 1994

Ne as jemi në gjendje t’i hapim dosjet e as t’i mbyllim ato

Për mua gjëja më e rëndë është tradhëtia e mikut Jo aq i keq sa të të pështyjnë, jo aq i mirë sa të të lèpijnë Fatos T. Lubonja prononcohet pas botimit të aktekspertizës dhe shkrimit në gazetën “Republika” Lexoni në faqe 5

Një korçar lè peng gruan, por e humbet bastin

Surpriza më e madhe e kampionatit USA ’94 në Shqipëri Një bastaxhi në Korçë humb gruan gjatë ndeshjes Argjentinë-Bullgari zhvilluar të enjten e kaluar. Ka qenë pikërisht humbja e Argjentinës ajo që më tepër se gjithçka tjetër i ka sjellë fatkeqësinë një bastaxhiu, duke e detyruar atë të lerë jo pa dhimbje atë që ndoshta pas pasionit për bastet kishte më të çmuar, gruan e tij. E.Gj. 37 vjeç, banues në lagjen 7 ishte ai që ia rrëmbeu gruan një bastaxhiu tjetër emrin e të cilit për arsye formale nuk po e përmendim. Meqënëse ky i fundit nuk kishte të holla ka qenë i detyruar ndoshta duke qenë absolutisht i sigurt për fitoren e Argjentinës ndaj Bullgarisë, të përdorte pikërisht gruan e tij si priftë në qoftë se humbte bastin. Dhe “mrekullia” ndodhi. Argjentina humb lojën, qytetari E.Gj. fiton gruan dhe është më intensiv se kurrë për të kaluar ditët e lumtura të falura nga skuadra bullgare. Më pas humbësi i bastit ndoshta i kthjelluar tashmë ka denoncuar në polici por mjeshtrit denoncimi nuk mund t’ia rikthejë atij të paktën përherë “thesarin e grabitur”. Z.D.

Cili do të jetë verdikti për njeriun që ndejti deri në fund pranë Enver Hoxhës

Sot në gjyq Sulo Gradeci Sot në gjyq Sulo Gradeci Cili do të jetë verdikti për njeriun që ndejti deri në fund pranë Enver Hoxhës Lexoni në faqe 3

USA ’94

Hollandë - Irlandë 2-0 Komente, parashikime, deklarata Lexoni në faqe 11-14 nga A. DOSTI