06/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 korrik 1994

Ku po shkon politika e Shqipërisë

Sot në Kakavijë takimi i ekspertëve të rendit mbi incidentin e Peshkëpisë B.Zeneli: “Berisha duhet t’i japë librezën e punës Serregit për gafat që po bën” Lexoni në faqe 3

5 000 shqiptarë të dëbuar nga Greqia

400 shqiptarë ndalohen çdo ditë nga policia greke Afro pesë mijë emigrantë klandestinë shqiptarë u dëbuan prej Greqisë që prej fillimit të muajit qershor, vuri në dukje të hënën policia e Janinës.

greke

Afro pesë mijë emigrantë klandestinë shqiptarë u dëbuan prej Greqisë që prej fillimit të muajit qershor, vuri në dukje të hënën policia e Janinës. të hënën policia e Janinës. 4 329 shqiptarë u ndaluan në qershor dhe 549 të tjerë nga 1 deri në 3 korrik. Ata dërgohen nëpërmjet postës rrugore të Kakavijës, shtoi policia. Sipas shefit të policisë së Janinës, Konstantin Kefis “të paktën 400 shqiptarë ndalohen çdo ditë, pasi kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin greko-shqiptar”. Rreth 25 000 shqiptarë klandestinë u dëbuan prej Greqisë para një viti. Arrestimet dhe dëbimet shqiptarëve kanë vazhduar gjatë të gjithë vitit, por një numër i madh personash që dërgohen në vendin e tyre ritentojnë të kthehen në Greqi. Afro 250 000 emigrantë shqiptarë, pjesë më e madhe pa dokumenta të rregullta, jetojnë dhe punojnë në Greqi që prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Prania e tyre në Greqi përbën një burim konflikti ndërmjet Athinës dhe Tiranës.

Sulo Gradeci bëri një “vizitë” dhe iku në qeli...

Dje në gjykatën e Tiranës Sulo Gradeci, 73 vjeç, për një kohë të gjatë oficer shoqërimi i Enver Hoxhës, i shoqëruar nga policët, ngjiti dje paradite shkallët e gjykatës së Tiranës me pranga dhe një dosje në duar. Mirëpo as që pati mundësi t’a hapë dosjen e tij. Trupi gjykues i gjykatës ushtarake të Tiranës përbëhej nga Fatmira Lasku-kryetare, Agim Alia e Ilir Hysi-ndihmësgjyqtarë dhe prokuror Njazi Seferi. Pasi shpalli trupin gjykues, Fatmira Lasku njoftoi se dosjen për të pandehurin Sulo Gradeci e kemi marrë rreth 24 orë më parë, kështu që e kemi patur të pamundur studimin e saj. Në këto kushte, tha ajo, seancën do t’a zhvillojmë së afërmi, pa përcaktuar datën dhe orën e saktë se kur do të hapet. Kështu, S.Gradeci, që pas dy ditësh mbush plot dy vjet në qelitë e burgut të Tiranës, do të “festojë” këtë përvjetor në qeli, pa u gjykuar akoma.

Rritet tensioni në Shkup

23 deputetë shqiptarë largohen nga Parlamenti Pas 45 vjetësh, Tirana nuk e ndjen më veten inferiore Lexoni në faqe 3-4

USA ’94

Itali-Nigeri 2-1 Vazhdon zvarritja e italianëve Komente, parashikime, deklarata Lexoni në faqe 11-14 nga A. DOSTI USA ’94 Itali-Nigeri 2-1 Vazhdon zvarritja e italianëve Komente, parashikime, deklarata Lexoni në faqe 11-14 nga A. DOSTI