17/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 korrik 1994

A po lirohen muret e qelisë së Fatos Nanos

Fatos Nano: “Ftoj z.Brozi të më bindë për fajësinë ose t'u japë të gjithëve një mësim për pushtetin e sotëm...” L. Hajdaraga: “Duroni dhe pak ditë, Nano ka duruar për një vit në qeli” Lexoni në faqe 3

Keqtrajtohet nga policia qytetari I. Stafa

Pas 48 orëve në birucë, humbet dëgjimin në veshin e djathtë Një nga policët e implikuar largohet në drejtim të paditur Lexoni në faqe 2

Paguan për të vrarë vëllain ?!

- 25 dhj për një jetë njeriu ! E gjithë “ngatërresa” qëndron në ca dynym tokë pothuajse djerr. Vëllai që banon në qytet kërkon me ngulm që të trashëgojë tokën dhe banesën e pleqve, thuajse të shkatërruar nga vitet, në Malaj të Rrëshenit. L. Gjeta që mund të ishte viktima, e përfiton tokën sipas ligjit të reformës demokratike. Ai heq dorë nga pronaësia mbi ndërtësen prindërore për të shuar kontradiktat me vëllanë F. Gjeta, por ngul këmbë në të drejtën ligjore për të qenë pronar i tokës. Çështja shkon, për turp, në gjyq. Gjykata, e denatyruar nga kjo grindje mes vëllezërish, shtyn me dhjetëra herë çështjen gjyqësore. E mbyll për ta rihapur prapë në sajë të ngulmit të Ll. Gjetës. Vëllezërit u errësuan aq shumë sytë sa nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Sipas Ll. Gjetës vëllai i tij F. Gjeta paguan një mik të shtëpisë së tyre nga Plana e Lezhës për ta vrarë. Incidenti mes Lleshit dhe vrasësit të mundshëm ndodh në Urën e vjetër mbi Mat. Falë zgjuarsisë dhe “marrjes së masave” me kohë të Ll. Gjetës “vrasësi” neutralizohet, tregon gjithshka. Ndër të tjera edhe se i janë premtuar 25 dhj e diçka tjetër për ta vrarë. “Viktima” ngul këmbë në ballafaqimin e doracit me vëllain që ka bërë “porosinë”. Grindën dy bashkëpunëtorët për përgjegjësinë e krimit. Vëllai-viktimë gjen forcën për të falur. Për dreq, më vonë vazhdojnë përplasjen në gjyq. Deri tani gjithshka mbetet siç ka qenë deklaron Ll. Gjeta. “Unë”, thotë ai, dëshiroj ta ndaj këtë punë drejtësia. Edhe më parë kur kishte grindje mes vëllezërish e gjykojnë çështjen pleqtë... Kam ankesa për Ilir Përdeden e Pashk Bibën, kryetarin e Bashkisë në Rrëshen se po ma nxisin vëllanë për t'u ngatërruar me mua... GJIN LESAJ

USA '94

Sot finalja e madhe Itali Brazil Faqe12 nga A. Dosti

Sot AKS

Sot AKS Në faqe 5-12