Shqipëria bën thirrje për sulme më të mëdha ajrore kundër serbëve
Presidenti shqiptar, Sali Berisha, bëri thirrje për sulme më të mëdha ajrore kundër objektivave të serbëve të Bosnjës për t’i detyruar udhëheqësit serbë që të pranojnë planin e fundit të paqes.
“Presidenti mendon se sulmet më të rënda ajrore nga ana e NATO-s, jo vetëm në shkallë të vogël, do t’i bindnin më të shpejtë serbët e Bosnjës që të pranojnë planin e paqes të propozuar nga grupi i kontaktit në Gjenevë”,
foto A. BABANI
tha një zëdhënës i presidentit.
Të premten aeroplanët e NATO-s sulmuan forcat boshnjake serbe afër Sarajevës pasi ato morën armët e rënda që ishin vënë më parë nën kontrollin e OKB-së.
Berisha i bëri gjithashtu thirrje qeverisë së Beogradit të lejojë komunitetin ndërkombëtar që të mbikqyrë mbylljen e kufijve të tij me territorin sërb të Bosnjës dhe embargon e tij ekonomike kundër sërbëve të Bosnjës.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë të mbylljes së kufirit duhet të tregojnë se ish-Jugosllavia e ka me të vërtetë seriozisht dhe ta bëjnë transparent vendimin e saj, bindës dhe pozitiv”, tha Berisha.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë kanë qenë tradicionalisht të ndëra për shkak të trajtimit nga Beogradi të 2 milionë banorëve të pakicës etnike shqiptare në krahinën jugore të Kosovës.
REUTERS (ATSH)