14/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 gusht 1994

Spitali 5 - ishulli i tmerrit

Një ferr i vërtetë në mes të Tiranës Aty ku sëmundja është fare pranë vdekjes Reportazhi më i trishtuari për një gazetar faqe 2

Çfarë do dëshmojnë drejtuesit e Omonia?

Nesër, gjyqi i pesë liderëve minoritarë Klimë shqetësimi është krijuar në minoritet pas mbërritjes gjatë javës që kaloi të mbi 60-të thirrjeve për dëshmitarë të akuzës në procesin gjyqësor që fillon të hënën në Tiranë. Ditën e parë të gjyqit pritet të dëshmojnë kryetari i përgjithshëm i Omonias Sotir Qirjazati, deputetët Makarajadhi dhe Miço Si dhe të tjerë dëshmitarë që për nga roli që kanë patur në proceset politike të minoritetit mund të konsiderohen si më të rëndësishmit. Fillimi i këtij procesi në tone kaq të larta që ditën e parë ndoshta duhet të lidhet me faktin e kundërpërgjigjes së përpjekjeve që bëhen nga qeveria greke për të paraqitur akuzën në opinionin ndërkombëtar si të pabazuar. Ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që dëshmitarët në fjalë, të reagojnë në një mënyrë të tillë që dëshmia e tyre të mos përputhet me depozimet në hetuesi. Në një konkluzion të tillë të çon edhe përmbajtja e deklaratës së botuar në datën 12.8.1994 nga këshilli i përgjithshëm i Omonias, në të cilin flitet se minoritarët që u thirrën në hetuesi, janë përcjellë në këto zyra nga forcat e rendit. Nga ana e saj ministria e Jashtme greke pret datën 15.8.1994 dhe qëndrimin e trupit gjykues për të deklaruar masat që po studion ditët e fundit. Sipas ministrit të Jashtëm Papulias nuk përjashtohet mundësia që kryeministri grek Papandreu të përdorë personalitetin e tij duke iu drejtuar me një letër të posaçme udhëheqësve kryesorë Europianë dhe presidentit të SH.B.A. Ndërkohë nga shifrat e minoritetit thuhet se pasnesër, për ditën e fjesë së Shën. Mërisë nuk do të ketë festime tradicionale por vetëm një lutje të thjeshtë për lehtësimin e vuajtjes së atyre që do të jenë të hënën në bankën e të akuzuarve.

Duke ushtruar dhunë, shteti thelloi hendekun midis tij dhe popullit

PD duhet ta kuptojë se për të bërë politikë nuk mjafton demonstrimi i forcës Intervistë e ish të burgosurin Fatos Lubonja lidhur me grevën e urisë faqe 4

Fillojnë ndalimet nga policia për pjesëmarrësit në grevën e urisë

Ndalo hen dhe izolohen në burgun e Tiranës 10 grevistë si dhe Dedë Kasneci Shkodër faqe 2