Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 20 Gusht 1994

Vazhdojnë kthimi i refugjatëve shqiptarë

Dje, 10 autobusë shkarkuan rreth 500 shqiptarë në Kakavijë A.Samaras: "Erdhi ora që Greqia të marrë masa të rrepta kundër qeverisë së Berishës" Të martën mbërrin në Tiranë zoti Van Der Shtul, përfaqësues i komisionit të të drejtave të Njeriut në Komunitetin Evropian Tensioni midis Greqisë dhe Shqipërisë po ndjehet edhe në radhët e popullit. Masat që qeveria helene ka marrë kundër emigrantëve shqiptarë janë duke u ashpërsuar çdo ditë. Edhi ora që Greqia t'i marrë masa Berishës, deklaroi kryetari i partisë greke të socialistëve, Evangjellos Venizellos. Nga mëngjesi i ditës së djeshme e deri në mbrëmje, 10 autobusë kanë kaluar nëpërmjet pikës doganore të Kakavijës me 500 shqiptarë. Ata, pasi i grumbulluan në Selanik, i kanë kaluar me skafier? policie greke. Pas i grumbulluan në kufirin e Kakavijës konform me shqipen e policisë, katër autobuzë të tjerë me shqiptarë pritet të kthehen po sot. Të gjithë këto qytetarë pohojnë se janë keqtrajtuar nga policia, që i ka rrahur dhe u ka rrëmbyer gjësendet personale. Gjithashtu, shumë njerëz, sipas tyre, janë lënë në rrugë pa asnjë ndihmë. Nga burime të policisë kufitare greke bëhet e ditur se janë keqtrajtuar 27 autobusë të mbushur me klandestinë për të hyrë në tokën shqiptare brenda ditës. Gjithashtu pritet të vazhdojë një valë e tillë edhe gjatë ditës së sotme. Në tokën shqiptare priten të mbërrijnë edhe 500 vetë të tjerë. Të gjitha këto veprime bëhen në kuadrin e dëbimit të shqiptarëve të paligjshëm nga ana e shtetit grek. Ndërkohë sot përfaqësues nga OKB dhe Komisioni i Komunitetit Evropian për të Drejtat e Njeriut do të zhvillojnë takime me personalitete të qeverisë shqiptare. Qëllimi i bisedimeve të tyre është një lloj investigimi mbi trajtimet që po u bëhen emigrantëve shqiptarë në Greqi.
A. Samaras Van Der Shtul Evangjellos Venizellos Ndre Leçi Arpan Cani Kakavijë Tiranë Greqi Shqipëri Selanik

PS dhe forcat demokratike duhet të vijnë sa më shpejt në pushtet

Berisha do largohet nga pushteti vetëm pasi t'i ketë mësuar edhe labit të fundit çiftelinë NDRE LEÇI Berisha do largohet nga pushteti vetëm pasi t'i ketë mësuar edhe labit të fundit çiftelinë Intervistë me deputetin NDRE LEÇI foto A. BABANI Nuk i ngjasi Bo, bo, e bëre Shqipërinë keq apo?...
Ndre Leçi A. Babani Thoma Miço