21/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 gusht 1994

“Partia Demokratike është financuar nga Greqia”

Nga gjyqi i pesë minoritarëve - shpërthejnë skandali: -Shuma është e jashtëzakonshme. Kryetar i Partisë ka qenë Sali Berisha! -Nëse financimi i “OMONIA” përbën fakt për lidhjen e saj me Asfalinë greke, a duhet të mendojmë se edhe PD është përfshirë në “kthesat” e Asfalisë?!...

Gjuetia e hakmarrjes nga më të ashprat

Kapshicië Gjuetia e hakmarrjes nga më të ashprat -Midis të keqtrajtuarve, një i dëmtuar në shtyllën kurrizore dhe dy të goditur në kokë Është provuar tashmë se sa herë që acarohen klima me marrëdhëniet shqiptaro-greke përherë tufani bie mbi emigrantët shqiptarë. Athina me sa duket ka në dorë edhe gurin edhe armën. Shikohen me qindra refugjatë Klandestinë që kthehen dhunshëm nga punësimi sezonal në Greqi dhe midis të kthyerve nuk mungojnë ata që zbresin prej autobuzave të policisë. Gjuetia e hakmarrjes nga më të ashprat. Vetëm ditën e premte mbërritën 300 refugjatë me përbërje ndërmjet të cilëve edhe disa të keqtrajtuar fizikisht. Dikush vërtet i përgjakur në fytyrë e të tjerë të rrahur mizorisht, por shumekush u rrëfente dëshmon një taksist kur pasojë një emigrant i transportuar me barelë. Fatkeqë ka qëndruar përkohësisht në spitalin e Korçës ku i janë dhënë ndihma emergjente mjekësore dhe është larguar për shkak të mungesës në operacion të kirurgut. Personi nuk është identifikuar me emër por sipas pohimeve nga mjeku i urgjencës ishte një djalë i ri nga Dibra i cili ishte dëmtuar në shtyllën kurrizore. Po kështu në spitalin e Bilishtit janë paraqitur 30 vjeçarët Ilirjan Zito dhe Sami Bode nga fshati Koritë i rrethit të Korçës edhe këta të dëmtuar nga goditjet në kokë. Janë këto rastet më evidente gjatë këtyre ditëve ndërsa vazhdon kthimi në masë që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë. Shumë nga ata që përgatiteshin për të emigruar ktheheshin mbrapsht që në kufirin shqiptar. Gjithashtu kalimi me viza është ndërprerë plotësisht. Duke iu referuar thënieve nga emigrantët e shpërngulur situata paraqitet e rëndë edhe për mijëra të tjerë në territorin grek, por gjuetia e pamëshirshme duhet të jetë fillimet e saj. Nga i dërguari ynë GËZIM ASHIMI

Një gjyq dhe historia e dhimbshme e 300 mijë njerëzve që pashtë në Kakavijë

faqe 2

Përdorimi i dhunës ndaj ish-të persekutuarve gabim i rëndë politik

Gjinushi: “Jam dakort të mbblidhet parlamenti...por nuk firmosa se nuk kishin firmosur të tjerët” faqe 3