Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 31 Gusht 1994

Edhe diktatori Hoxha e mblo[d]hi Asamblenë Kushtetuese me zgjedhje popullore

Ligjet e shtetit nuk mund të miratohen nga njerëz pa mandat[in] përkatës Edhe diktatori Hoxha e mblodhi Asamblenë Kushtetuese me zgjedhje popullore -Berisha nuk duhet të marrë kompetencat e parlamentit të popullit Ligjet e shtetit nuk mund të miratohen nga njerëz pa mandatin përkatës (faqe 3)
Hoxha Berisha

Gjatë një jave: Shtatë të vrarë dhe tre të plagosur

Tirana dhe qe o organizua plaçkitja e shtëpive në Skodër, pa si rezultat tre të vrarë te ende pa u zbuluar. Kanë përfunduar në burgjet shqiptare 1 alkoolizuar me armë pa leje, ndërsa policia ka arrestuar 5 autorë plagosjesh dhe vjedhjesh. Përballë këtyre ngjarjeve civile puna e organeve të rendit ka dhe mangësitë e veta Është ky bilanci i një jave të karakterizuar nga grabitje, konflikte, krime, akte të ndryshme kundërjetësore. Bilanci i policisë së kësaj jave që lamë pas shënon: 7 të vrarë pas grabitjeve e vrasjeve të zakonshme, 28 të plagosur me armë dhe 6 në shkodër. Ky bilanc pas paraqet dhe kuadrin e qartë të gjendjes së rendit në Shqipëri. Të paktën po të nisemi nga faktet që tregojnë një jave me tepër grabitje, vjedhje dhe pengmarrje. Të mërkurën e javës së kaluar një incident me vdekje u shënua në aksin rrugor Fier-Levan. Rreth orës 17.00, në vendin e quajtur "Ura e Mifolit" një automjet tip kamionçinë i ngarkuar me arka e fermuesh [?], ka dalë nga rruga, dhe si rrjedhojë ka gjetur vdekjen në vend shtetasi Edmund Tafa, 48 vjeç, si dhe janë plagosur dy të tjerë. Të njëjtën ditë në fshatin Plepaj, rreth orës 10 e 45 është qëlluar me breshëri automatiku shtetasi Ismail Mënga. I dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore, 37-vjeçari ka vdekur pa mbërritur në spital. Policia vazhdon hetimet. Të enjten në ora 20 e 40 në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit, është vrarë me armë zjarri 21-vjeçari Luan Gjikokondi. Ka qenë një bashkëmoshatar i tij, shtetasi Krenar Kaçi, që me anë të një pistolete ka shkaktuar vdekjen e Lu[an]it. Sipas policisë, dy të rinjtë kishin qenë me shoqërinë e Gazmend Muçkës, 26 vjeç, i vrarë pas një grindjeje me armë zjarri, të mërkurën e kaluar. Të premten në lagjen nr. 4 të Krujës, në vendin e quajtur "Fushë-Krujë", 23-vjeçari Fatmir Meçe, ka qëlluar për vdekje të shtunë pasdite shtetasin Avni Muca. Mësohet se viktima kishte qenë me shokët, kur ka ndodhur ngjarja. Po atë ditë një tjetër rast i rëndë i marrjes së jetës u shënua në Shkodër. Një person ende i paidentifikuar ka vrarë me automatik e duke e qëlluar disa herë shtetasin Androkli Akil Pali. Kjo gjëmë rëndon mbi kurrizin e familjes shqiptare. Për personin e paidentifikuar policia po vazhdon kërkimet. Një rast i vjedhjes së një sasie të konsiderueshme mallrash ka ndodhur në Kombinatin e Tekstileve. Të ashtuquajturit të papunë në emër të lirisë kanë grabitur mallëra nga magazinat e ndërmarrjes shtetërore, duke dëmtuar rëndë gjendjen ekonomike të kësaj ndërmarrjeje. Dëmet në shifra të konsiderueshme. Në Shkodër, një agjent i firmës private "Mendjaj" për të cilin shtetasi Qamil Xhaja ka denoncuar se i kishte vjedhur 3 mijë litra vajguri, u shoqërua nga policia për t’u hetuar. Disa persona të panjohur, kanë hyrë në stallën e shtetasit Qemal Mëziu nga fshati Përsqop i rrethit të Tiranës dhe kanë vjedhur një lopë me vlerë 1 milion lekë të reja, por ngjarja mbetet e dyshimtë. 20 të bashkëfshatarëve të mërkurë kanë çuar për në grumbullim një sasi të madhe [fjalë të palexueshme], por ngjarja mbetet e dyshimtë. Në orën 10.30, të shtunën në fshatin Mjedë të rrethit të Lezhës, ndodhi një shpërthim eksplozivi në banesën e shtetasit Gjin Lazri. Nga shpërthimi u plagos rëndë vajza e tij 14-vjeçare. Po nga dita e shtunë, një automjet tip "Benz" me targa [të palexueshme] ka përplasur 63-vjeçarin [të palexueshme], duke e lënë të vdekur në vend. Në fshatin Ujmisht të rrethit të Kukësit, një person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë zjarri kundrejt shtetasit Baftjar [?] Kashtari, aty ku banonte, por pa mundur ta vrasë. Agresori menjëherë është larguar. Në Shkodër, në lagjen "Partizani", ndodhi një tjetër [akt] i ngjashëm, po pa pasoja. Policia po punon për kapjen e autorëve. RËNDI SHQIPTAR
Edmund Tafa Ismail Mënga Luan Gjikokondi Krenar Kaçi Gazmend Muçka Tiranë Shkodër Fier-Levan Ura E Mifolit Plepaj