02/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 tetor 1994

Kërkohet lirimi i minoritarëve të burgosur

Nesër: Procesi i të pestëve në Gjykatën e Apelit Rezolutë e Parlamentit Evropian faqe 3

Shtyhet fillimi i vitit të ri universitar

Sipas një lajmi të Ministrisë së Arsimit të transmetuar në mesditë nga Radio-Televizioni Shqiptar shtyhet deri më datë 10 Tetor fillimi i Vitit të Ri Universitar. Në pamundësi për të marrë një konfirmim direkt për gazetën tonë nga Ministria e Arsimit apo nga Rektori i Universitetit të Tiranës z. Rajmond Sharko, ne mundëm të bisedojmë në telefon me z. Burim Husi, Zëvendës Rektor i këtij Universiteti i cili dhe ai u shpreh se nuk kishte marrë një njoftim paraprak nga ana e Ministrisë së Arsimit por e dëgjoi njoftimin në radio dhe vuri në dijeni Dekanet e Fakulteteve. Studentët të cilët sapo kishin nisur të vinim nga rrethet për t’u stabilizuar në ambientet e godinave të fjetjes u lajmëruan nga kujdestarët e këtyre godinave ose gojarisht ose me anë të shpalljeve që të paraqiteshin në godina për t’u sistemuar pas datës 10 Tetor. Konfirmime nga ana e Ministrisë së Arsimit direkt për Gazetat nuk ka pasi dita e shtunë është ditë zyrtare pushimi për të gjitha dikasteret, por është fakt se nisi boshatisja e godinave edhe nga ato pak studentë që ishin paraqitur. Ndër shkaqet e shtyrjes së këtij Viti Universitar që duhet thënë se është një shtyrje e pazakontë është papërshtatshmëria e ambienteve të mësimdhënies nga të cilat një pjesë janë në riparim e sipër si p.sh. riparimi i Ambienteve të Fakultetit Ekonomik etj. Nuk duhet përjashtuar dhe mundësia e shtyrjes së vitit universitar për shkak të mospërfundimit të punimeve në ambientet e Universitetit të ri të Vlorës i cili pritet të përurohej në këto ditë në praninë e personaliteteve më të larta të vendit dhe ndoshta Ministria e Arsimit për të unifikuar fillimin e Vitit të Ri Universitar e shtiu atë edhe për universitete të tjera të vendit. Një arsye tjetër mund të jetë edhe riaktivizimi i mundshëm i epidemisë së kolerës në disa zona të vendit. Ndërsa lajmi i transmetuar në Radio-Televizion shkakun e shtyrjes e motivon vetë me mosvënien në funksion në afatin e duhur të ambienteve të trajtimit të studentëve. A. NIKOLLA

Një kambist i vrarë dhe një tjetër i plagosur

Shkodër Një kambist i vrarë dhe një tjetër i plagosur U janë rrëmbyer mbi 100 mijë dollarë faqe 3

Kërkohet legalizimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi

Gjirokastër Kërkohet legalizimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi Projekt prej katër pikash i progresistëve të majtë grekë faqe 3

Kushtetuta - Shqipëria për luftë apo për paqe

Kundërshtojnë socialistët dhe socialdemokratët Pas mëse dy vjet e gjysëm Projekt-Kushtetuta është miratuar. Kështu projekti i diskutuar në Shqipëri do të shfaqë së fundi veten. Por menjëherë kanë dalë në shesh pakënaqësitë. Përveç anëtarëve të PD-së dhe disa specialistëve asnjë pjesëmarrës tjetër i Komisionit të Kushtetutës nuk ka mbetur i kënaqur nga projekti i përgatitur. Megjithëse, siç është vendosur po nga ky komision, projekti ka kaluar për diskutim në Presidencë dhe në Parlament. Por s’ka mjaftuar shurma që është bërë nga partitë politike mbi të drejtën e miratimit të Kushtetutës. Parlamenti apo Asambleja Kushtetuese. Projekti, së bashku me vërejtimat e tij, ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm negativ në shumë qarqe partiake. Kjo sepse drafti kushtetues është miratuar në mbremjen e datës 29 me “goditje të përqëndruar” duke lënë pa diskutuar shumë prej pikave me delikate të saj dhe duke hedhur dyshime për një miratim “me urdhër nga lart”, të së saj. I pari që ka dhënë sinjalin ka qenë deputeti Gjinushi, i cili një ditë para vendimit përfundimtar tha se “Në materialin përfundimtar nuk është pasqyruar asgjë nga debati i zhvilluar në Komision. Kështu gjithë puna e deritanishme e tij me sa duket ka qenë e kotë dhe e pavlerë. Kjo tregon qartë se komisioni i hartimit të Kushtetutës është i komanduar nga jashtë dhe se ai ndodhet totalisht nën diktat...“ Megjithatë dyshimi ka ekzistuar shumë më përpara. Por së fundi ai ka gjetur shprehjen që kërkohej. Dihet se vetëm miratimi i Kushtetutës do ta shpinte Shqipërinë në KE. Të gjitha zhvillimet e fundit politike brenda PD-së kanë treguar se projekti duhet miratuar (vijon në faqe 3)

Sot suplementi AKS

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË