Pas propozimit për referendum, prononcohen politikanët
Nuk kam konsideratë për gazetën “Koha Jonë”
Presidenti synon të menjanojë organin e ligjshëm, parlamentin.
PD i trembet ballafaqimit me popullin
Duhet një iniciativë e Presidentit për të mbledhur partitë
Kushtetuta që na paraqitet është varianti më i keq që mund të na jepet
faqe 5
Rikthehet procesi Gradeci
Përsëri në fokus shpenzimet e familjes Hoxha. Ishin 6-të orë hetim gjyqësor në ditën e dytë të procesit “Gradeci”, zhvilluar dje në Gjykatën e Tiranës në të cilën 6-të dëshmitarët e thirrur në gjyq kanë kërkuar dukshëm pozitën e akt-akuzës ndërkohë që i pandehuri ka realizuar mbrojtjen duke e cilësuar gjyqin ndaj tij “hakmarrje politike”. Në seancën e djeshme përpara gjykatësve ushtarakë, kryesuar nga Kryetarja e Gjykatës Ushtarake të Tiranës, Fatmira Lasku u paraqitën ndër dëshmitarët e tjerë edhe ish-drejtori i Klinikës Speciale, Pavllo Milo dhe ish-sekretari i ambasadës shqiptare në Paris Eqerem Gaxholi. Por ky i fundit i konsideruar nga trupi gjykues si “dëshmitari kryesor i çështjes” duke u orvatur të rrënojë pozitën e Gradecit në fakt u ndie nën ortekun e fakteve të paraqitura nga avokati mbrojtës i të pandehurit, Përparim Sanxhaku. Sipas gjykatësve dhe avokatit Sanxhaku, ishin tepër kontradiktore shpjegimet e E.G. veçanërisht përsa i përket pretendimeve të tij lidhur me rolin që ka luajtur në tërheqjen e dollarëve dhe blerjen e medikamenteve në Paris për llogari të familjes Hoxha. Kështu Sanxhaku iu referua ndër të tjerash dy proces verbaleve të vitit ’83 për blerje aparaturash mjekësore dhe medikamente për Klinikën Speciale. E para bënte fjalë për mbylljen e një llogarie prej 15 mijë $ USA tërhequr me çek nga Sulo Gradeci dhe dorëzuar në Paris E. Gaxholit. Ndërsa proces verbali i dytë i referohej shumës prej 25 mijë $ USA tërhequr nga E. G. nga fondi i çelur me vendim të Këshillit të Ministrave për blerjen e medikamenteve. Por Gaxholi u mbyt në djersë dhe ishte tepër konfuz në depozitimin e tij, aq sa e detyroi Fatmira Laskun, kryetaren e trupit gjykues t’i drejtohej ashpër dëshmitarit.
Më pas meqenëse mungonin 7-të dëshmitarë të cilët ishin larguar jashtë shtetit për arsye të ndryshme u ra dakort që leximi i dëshmive të tyre, në heshtje të zëvendësonte ato në gjyq. Ndërsa në fund i pandehuri në 20 faqe të mbrojtjes së tij konfirmoi se gjyqi “është hakmarrje politike dhe një përpjekje e paskrupullt për të më ngarkuar mua pa të drejtë me faj”.
Sidoqoftë, Njazi Seferi, Prokuror në Prokurorinë e rrethit të Peshkopisë e ngarkuar në të mbrojë akuzën ndaj Gradecit do të japë sot në orën 10.00 pretencën.
K.J. 5.10.94
Z.DULE
Epidemia e krimit si epidemia e kolerës
Shkodër
faqe 4
Përsëri vdekje nga kolera
Berat
faqe 2
Rishfaqen në doganën shqiptare refugjatët irakenë
Kapshicë
Dy persona të sëmurë dërgohen në spitalin e Korçës
Kapshicë
Rishfaqen në doganën shqiptare refugjatët irakenë
Dy persona të sëmurë dërgohen në spitalin e Korçës
Dëshpërim, mungesë të hollash dhe ilaçe. Kështu rishfaqet në doganën e Kapshicës grupi i refugjatëve irakenë duke sjellë edhe një herë dramën e tyre në tokën shqiptare. Dëshmitarët okularë bëjnë të ditur se refugjatët e largët ndodhen prej shtatë ditësh në kufirin shqiptaro-helenas të kryer nga policia greke. Në shoqërinë e taksistëve tanë të cilët i afrojnë herë pas here ushqime dhe të përbuzur nga ushtarët grekë refugjatët irakenë i kalojnë ditët netët në mjerim të plotë. Janë kushtet e vështira, të ftohtët dhe uria që kanë keqësuar më tej gjendjen e tyre shëndetësore. E vetmja ndihmë nga autoritetet lokale është hospitalizimi i dy të sëmurëve në spitalin e Korçës. Sipas pohimeve nga shërbimi i urgjencës së këtij spitali një nga të sëmurët ka qëndruar përkohësisht në observacion për dhimbje barku. Një nga mjekët pohon se janë disa të huaj që vizitohen herë pas here por nuk konfirmon llojin e sëmundjes së tyre. Nuk dihet fati i mëtejshëm i refugjatëve dhe në do t’i ndihmojnë përsëri në këtë rast misionarët e nënës Terezës. Të braktisur dhe pa asnjë përkrahje shtetase irakenë u sugjerohet shembulli i shqiptarëve në kalimin ilegal të kufirit por konvencioni i tyre fizik s’pari nuk premton edhe në këtë drejtim.
G.A.
Në fjalimin e Berishës mungon vetëm Ujku
A do të jetë edhe referendumi një ujk?
faqe 3 nga Frrok Çupi