Në Shqipëri po përsëritet fenomeni Jelcin
Çfarë po bën aktualisht presidenti Berisha nuk është pa precedent në historinë e shteteve e të pushteteve.
Precedenti më i fundit është presidenti i presidentit rus Jelcin. Vitin e kaluar ai i vuri topat Parlamentit dhe pas kësaj u ndodh shumë ngushtë. I duhej me çdo kusht që të ripërtërinte pushtetin e tij të dëmtuar shumë rëndë. Për ta arritur këtë ai përdori pikërisht rrugën e referendumit për kushtetutën, e cila i jepte pushtet vetë Jelcinit. Kështu ndodhi. A nuk po ndodh e njëjta gjë edhe këtu në Shqipëri?
Veçse presidenti shqiptar duhet të ketë parasysh një gjë: Jelcin kishte përkrahje nga të mëdhenjtë. Vallë e ka këtë gjë edhe presidenti shqiptar?
Faqe 3,4 nga Frrok Çupi
Franca shpreson për një zgjidhje të shpejtë të problemeve të Greqisë
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Alen Zhype, deklaroi mbrëmë se Franca i kishte caktuar vetes si objektiv, së bashku me Gjermaninë, e cila tani është kryetare e radhës në BE, që deri në fund të vitit të zgjidhte të paktën një nga problemet që kundërvënë Greqinë me tri fqinjët e saj, Shqipërinë, Maqedoninë ose Turqinë.
I pyetur nga rrjeti televiziv privat i Athinës, Mega që prej Luksemburgu, Zhype nënvizoi se gjendja aktuale midis Greqisë dhe fqinjëve të saj “nuk ishte e qëndrueshme”.
“Nëse deri në fund të vitit ne arrijmë të zgjidhim një nga këto tre probleme, do të thotë se është punuar mirë. Ky është objektivi që ne i kemi caktuar vetes”, përfundoi ai.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Klaus Kinkel, shprehu dëshirën të martën në Luksemburg, në emër të Bashkimit evropian, që gjendja e nderë midis Greqisë dhe Shqipërisë “t’i lërë vendin një uljeje të tensionit”, pas një refuzimi të ri të Athinës për të ç’bllokuar ndihmën ekonomike evropiane e destinuar për këtë vend.
Ai njoftoi gjithashtu se trojka evropiane (e përbërë aktualisht nga Greqia, Gjermania dhe Franca) do të mblidhet pas 16 tetorit në Athinë dhe se ajo do të shkojë në Maqedoni në një përpjekje të re për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Greqisë dhe kësaj ish-republike jugosllave. Greqia, që ka vendosur një embargo që prej 16 shkurtit kundër Shkupit nuk pranon të njohë një shtet në veri, i cili mban emrin e Maqedonisë, emër që ajo e konsideron si vetëm grek dhe që është ai i një prej krahinave të saj.
Athina pengon nga ana tjetër zgjidhjen e protokollit të katërt financiar Turqi- BE, shuma e të cilit arrin në 600 milionë eky.
(AFP)
Karantinë në burg për t’u mbrojtur nga kolera
Tiranë
Karantinë në burg për t’u mbrojtur nga kolera
- Të burgosurit në grevë urie
As muret e trasha të burgut të Tiranës nuk kanë mundur dot t’i bëjnë ballë furisë së përbindshme të kolerës. Tashmë kolera ka ka gjunjëzuar dhe ka ndjellur panik në një varg qytetesh të Shqipërisë, ka mbyllë pushtetin e saj të frikshëm edhe në mjediset e burgut të kryeqytetit i cili prej disa ditësh është vënë nën mbikqyrjen e rreptë nga autoritetet e burgut. Janë pezulluar takimet me të afërmit dhe marrja e ushqimeve prej tyre. Por, të burgosurit që aktualisht vuajnë dënimin në këtë burg si dhe të paraburgosurit që hetohen për krime të ndryshme kanë reaguar. Në shenjë proteste ndaj masave ekstreme për ruajtjen e tyre nga rreziku i vibrionit të frikshëm, ata janë futur pardje në grevë urie. Është krijuar kështu “një burg brenda burgut”.
Z.D.
Kushtetuta-lojë koncesionesh
A do të ketë krizë parlamentare apo pakt politik?
faqe 3
Kushtetuta nuk mund të nisë me shkelje
Flasin, Kleanthi Koçi, Luan Omari, Fehmi Abdiu, Veli Budo, Dilawer Bengasi dhe Shefqet Muçi
Pas propozimit për referendum prononcohen juristët
faqe 5